Protestat para Kryeministrisë/ Berisha: Mbështesim të drejtën e çdo qytetari për të protestuar
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Qeveria ka ndërmarrë një nismë me anë të një drafti, me të cilën që synon krijimin e Koorporatës së Investimeve Shqiptare.
Por, në fakt, nëse e lexojmë me kujdes projektligjin e hartuar konstatojmë se nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër, veçse me një tentativë për grabitjen e pronës private, por edhe publike me anë të ligjit.
Me anë të kësaj nisme të titulluat “Korporata e investimeve” ka dyshime se Qeveria po përgatitet që të vjedh me ligj pronat e qytetarëve.
Thënë më qartë, nëse miratohet një nismë e tillë, çdo pronë private mund të merret përmes të ashtuquajturës ?investime strategjike? nga Korporata për ta shfrytëzuar atë për interesa personale private në bashkëpunim me privat.
Pra, bëhet fjalë për një projekt-ligj të hartuar si statut i një shoqërie tregtare me deputetët e Kuvendit si pronarë të pronave publike (të pa identifikuara paraprakisht), që vendosin t?ua japin pa shpërblim dikujt/disave, që autorizojnë që pronat e shtetit shqiptar të luhen në bursa dhe që as nuk preferojnë në fund ti rezervojnë të drejtën Kuvendit që të ketë akses në auditim apo kontroll të veprimtarisë së subjektit të cilit po i japin ymër.
Transferimi i pronave
Drafti i jep të drejtën Qeverisë ti transferojë korporatës edhe prona që janë në disponim të pushtetit lokal. Jemi përpara rastit kur një pronë publike, mbi të cilin pushteti qendror nuk disponon dot (nuk ka asnjë tagër të vendosë në lidhje me transferimin e të drejtave të pronësisë). Për transferimin e pronave të tyre drejt qeverisjes qendrore, duhet të kalohen të gjitha procedurat dhe vendimmarrja në nivel qendror bashkë me qëllimin dhe motivet.
Jemi përpara rastit kur prona publike, i transferohen pa kushte një personi juridik, pa referuar në asnjë nga format e parashikuara për përfitimin e pronës, as nga dispozitat e legjislacionit për transferimin e pronave publike dhe as atyre private.
Jemi përpara rastit kur prona publike, i transferohen pa kushte një personi juridik, subjekt i të drejtës private.
Mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit
Dispozitat Kushtetuese, parashikojnë ?shpenzime të shtetit?. Në asnjë rast nuk autorizohet financimi nga Buxheti i Shtetit i sipërmarrjeve (as shtetërore), në veprimtari ekonomike dhe as krijimi i personave juridikë.
Edhe Ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor, që rregullon përdorimin e fondeve buxhetore, shkon dhe ndjek të njëjtën llogjikë dhe ligji për menaxhimin, është ligj organik që i mbivendoset çdo dispozite tjetër kur trajtohen çështje buxhetore.
Në asnjë prej dispozitave të ligjit që rregullon përdorimin e fondeve buxhetore, nuk parashikohet financim i veprimtarisë së shtetit si tregtar, ose person juridik tregtar.
Në asnjë prej dispozitave të ligjit që rregullon përdorimin e fondeve buxhetore, nuk parashikohet e drejta, as e Kuvendit për shpenzime të ndryshme nga kryerja e shpenzimeve për ushtrimin e funksioneve të njësive të qeverisjes qendrore, dhe qeverisjes vendore dhe as e drejta e Kuvendit dhe e asnjë organi tjetër të administratës shtetërore qendrore për të krijuar persona juridikë.
Veprimtaria si tregtar, apo person juridik tregtar, nuk ka opsion financimi nga buxheti i shtetit.
Kompetenca për të miratuar tekstin e përcjellë si draftligj
Të gjitha referencat dhe çështjet më sipër, dukshëm janë shtruar për përgjigje nga të gjitha zyrat dhe zyrtarët e shtetit, kur kanë bërë muhabet në lidhje me idenë e themelimit të një personi juridik.
Dhe në fund pasi nuk është gjetur dot asnjë referencë që identifikon ndonjë zyrtar, zyrë apo organ administrativ me kompetencën për t?u identifikuar si pronar e që të mund të merrte vendimin për themelimin e personit Juridik, si i tillë prej Këshillit të Ministrave u identifikua Kuvendi. D.m.th. në fund, të gjithë ata që kishin idenë, ja pasuan nderin e të quajturit si pronar, Kuvendit i cili prej ditës që do të pranojë të nisë shqyrtimin e nismës, do të identifikohet si organi shtetëror, i që ka marrë nismën për themelimin e personit juridik në formën e shoqërisë tregtare.
Mbetet vetëm që Kuvendi të sqarojë si po e ndërmerr këtë iniciativë si ?person fizik apo juridik?, subjekt i të drejtës tregtare.
Cila është procedura administrative e ndjekur, që prej momentin të lindjes së idesë, deri në marrjen e vendimit nga organi-organet e administratës publike, për inicimin e nismës së themelimit të personit juridik?
Cili është plan biznesi i veprimtarisë tregtare të formuluar si person juridik, në të cilën shteti duket sikur gëzon përkohësisht të drejtat si aksionar i vetëm? (neni 4 parashikon lëshimin e kuotave të pronësisë).
Çfarë nënkuptohet me Institucione financiare ndërkombëtare?
Pse tallen me formulime (neni 5/3 dhe 5/4) që të na duket sikur shteti nuk do të jetë përgjegjës për shlyerjen e kredive, të cilat i lejohen që personi juridik ti marrë pa asnjë kufizim?
Shteti tek personi juridik zotëron të drejtat mbi aksionet. Nëse kreditë (që qenkan edhe të pakushtëzuara), nuk shlyhen, hyjnë në lojë dispozitat për transferimin e të drejtave mbi aksionet. Gjëja më me vlerë tek një person juridik janë të drejtat mbi aksionet. Të gjitha të drejtat e tjera (vendimmarrja, përfaqësimi në organe drejtuese, kompetenca për ndryshim statuti dhe rrjedhimisht edhe disponimi mbi inventarin e pronave etj.), vijnë për shkak të të drejtave mbi aksionet.
Pse duan të bëjnë për budalla gjithë shqiptarët, dhe nuk tregojnë që pasi ato të drejta mbi aksionet t?i kenë kaluar (me hir apo gjasme me ?pahir?, të tretëve), pronarët e rinj, mund të disponojnë nëpërmjet tyre mbi të gjitha pronat e paluajtshme e që nga neni 5/2/b, parashikohet se do t?i transferohen korporatës pa asnjë shpërblim.
Hartuesit janë kujdesur maksimalisht që të sigurojnë autorizimin e Kuvendit për të luajtur si në pronë të babait me pronat shtetërore, të cilat do i transferohen pa shpërblim korporatës. Në nenin 7/dh, duke dëshmuar edhe injorancën në të drejtën tregtare dhe koncepteve të të drejtave që një aksionar ushtron në një person juridik, përdoren shprehje kafeneje si: ?pronar i pronave të fituara nga korporata?. Aksionari ushtron të drejtat mbi aksionet (në rastin tonë, për aq sa ka dhe aq kohë sa kanë në plan t?ia lenë) dhe nuk është pronar i pasurive të kompanisë. E vetmja gjë që mund të shesë, të këmbejë, të dhurojë, të luajë në bixhoz, janë të drejtat mbi aksionet ndaj nuk ka kuptim trajtimi që i bëhet si ?pronar i pronave të fituara nga korporata?. Kjo shprehje është vënë aty vetëm për të siguruar pronarin e ardhshëm që do të mund ti gëzojë lirisht ato prona.
Projekt-teksti (se nuk mund të quhet projekt-ligj), në nenin 10/ç, haptazi parashikon investime në tituj të transferueshëm në tregje të kapitaleve si bursat e titujve. Që do të thotë që jo vetëm që pronësia mbi aksionet, nuk do jetë përgjithmonë e shtetit, por me gjasë të drejta e pronarit mbi aksionet do luhen në bursa. Do të thotë që pasi mbyllëm bixhozin e lagjeve, po luajmë bixhoz pronat publike. Do të thotë që jo vetëm po i bëjmë gati që ti humbim në bixhoz, por që pas këtaj nuk do ua marrim dot vesh emrin pronarëve të rinj. Se në bursë luajnë të gjithë, por jo të gjithë tregojnë emrin.
Në nenin 12 tallja është ekstreme! Si relacion Kuvendit i serviret i gjithë teksti, pasi janë hequr numrat e neneve, titujt dhe nëntitujt. Një draft-tekst që i përcillet Kuvendit jo vetëm pa plan biznesi por edhe me arrogancën dhe siguri absolute për kapjen, korruptimin ose eventualisht injorancën e atyre që do e ?shqyrtojnë? dhe votojnë.
Teksti parashikon që shteti do vihet në dispozicion të një privati të vetëm, me ligj, pa kushte, për ti shtruar rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji elektrike, telekomunikacion. Buxheti i shtetit në shërbim të korporatës! Sot dhe nesër kur pronarët të jenë të tjerë, jo shqiptarë, jo-shtet, dhe edhe të panjohur! Haptazi në kundërshtim me gjithë dispozitat Kushtetuese dhe ato të menaxhimit të sistemit buxhetor, kur të hartohet buxheti për të tërë, do ketë parasysh nevojat e institucioneve të qeverisjes qendrore, pushtetit lokal dhe të këtij subjektit tregtar, që nuk kuptohet më se çfarë është. Gjithë administrata që do të duhet të tenderojë dhe prokurojë fonde për komoditetin e një subjekti të vetëm e i cili nga ana tjetër, për vete do përdorë fondet jashtë kufizimeve edhe të ligjit të prokurimeve (midis shumë përjashtimeve të tjera).
E ardhmja e atyre pronave del qartë në nenin 16 ku parashikohet kompozimi i Këshillit Mbikëqyrës. Me ankthin e arritjes sa më shpejt në fund të dalldisë, nuk janë ruajtur që të paktën për momentin, të bënin sikur, dhe të parashikonin në fillim vetëm shqiptarët si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Që tani kanë rregulluar pjesëmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës edhe të shtetasve të huaj. Injoranca apo fakti që burimi i dijeve ka qenë kafeneja, zbulohen nga teoria e të drejtës tregtare. Të drejtat për pjesëmarrje në këshillin mbikëqyrës burojnë nga të drejtat mbi aksionet. Nëse pronësia mbi aksionet është shtetërore, Këshilli Mbikëqyrës mund të përfaqësohet vetëm nga shtetas shqiptar. Të paktën opsionin e anëtarëve të huaj në këshillin Mbikëqyrës ta kishin formuluar sikur i përkiste të ardhmes së ndritur, kur ky subjekti të ish shtuar me aksionarë të huaj./CNA.al
Më poshtë do të gjeni projektligjin për “Korporatën e Investimeve Shqiptare”:
Projektligji per Korporaten e Investimeve Shqiptare
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar ...
Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha është prononcuar për me...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë pj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka folur në lidhje me ...
Një shtetas shqiptar ishte shpallur në kërkim për veprën pen...
Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka komentuar përdorimin...
Më herët Holanda kishte deklaruar se do ti kërkonte BE-së ri...
“Zonja jonë (Notre Dame) do të qajë për të gjithë ne dhe do ...
Ish-kreu i Antimafias Italiane, Francesco Mandoi, ka deklaru...
Një nga autorët e grabitjes Admir Murataj humbi jetën gjatë ...
Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pa...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me anë të nj...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kl...
Autor i masakrës së Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 persona,...
Pas denoncimit të mbrëmshëm në emisionin “Fiks Fare” për kus...
Përfshirja nga zjarri e Katedrales “Notre Dame de Paris”, ka...
Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka qenë i ftuar në emisioni...
Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit....
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...