Sektori i peshkimit në rënie/ Prodhimi bie me gati 8% gjatë vitit 2025
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ka cilësuar si ?ngelësa? në politikë, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Rama, presidentin Meta si dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se politika është një shkollë, e cila ka qenë e pamundur të mësohej nga katërshja Berisha, Rama, Meta dhe Basha.
?Politika është shkollë. Por kjo shkollë ka qenë e pamundur të mësohej nga katërshja Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Këta asnjëherë nuk iu drejtuan racionalizmit, por vetëm gënjeshtrës dhe kërcënimit me destabilizim të Shqipërisë. Po vallë, a e kuptojnë dot këta gjykimin racional! Jo, nuk e kuptojnë dot. Prandaj, që të katërt, gjithmonë kanë sunduar me anë të manipulimit të zgjedhjeve dhe me korrupsion. Sepse kanë dashur të sundojnë dhe jo të menaxhojnë shtetin shqiptar.?-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.
Sipas Ngjelës, asnjëherë këta nuk luajtën për interesin kombëtar, kurse tani janë në prag të falimentimit.
?Është kjo arsyeja që, që të katërt, janë duke ecur drejt likuidimit të tyre.?-thekson avokati Ngjela.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Politika është shkollë. Por kjo shkollë ka qenë e pamundur të mësohej nga katërshja Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Këta asnjëherë nuk iu drejtuan racionalizmit, por vetëm gënjeshtrës dhe kërcënimit me destabilizim të Shqipërisë. Po vallë, a e kuptojnë dot këta gjykimin racional! Jo, nuk e kuptojnë dot. Prandaj, që të katërt, gjithmonë kanë sunduar me anë të manipulimit të zgjedhjeve dhe me korrupsion. Sepse kanë dashur të sundojnë dhe jo të menaxhojnë shtetin shqiptar. Asnjëherë këta nuk luajtën për interesin kombëtar. Kurse tani janë në prag të falimentimit.
Është kjo arsyeja që, që të katërt, janë duke ecur drejt likuidimit të tyre. Po si?
I. Politika amerikanë dhe ajo gjermane tani kanë gjithçka në dorë në Shqipëri. Dhe ky ishte shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas dyqind vjetësh luftë për të shpëtuar ekzistencën e tyre të kërcënuar me shfarosje etnike.
Amerikanët, në vitin 2016, formuluan kushtetutën shqiptare antikorrupsion dhe antitirani në Shqipëri. Kushtetuta përmban në vetvete procedurën e likuidimit të korrupsionit të lartë shtetëror.
Berisha që e ndjeu menjëherë rrezikun e likuidimit të tij penalisht, me shumë pasion kërkoi të krijonte një krizë tërësore në Shqipëri edhe pse me forcë u detyrua të votonte kushtetutën. Ai ka tani tre vjet që po i luan të gjithë gurët e destabilizimit të Shqipërisë, dhe ka dështuar.
Por, çfarë po ndodh me Ramën?
II. Rama, në dy vjet rresht, ndonji thuajse pasiv, ndërsa tani ndihet i mpirë politikisht në funksion të reformës, të cilën ai kuptohet që nuk e do.
Kurse politika amerikane veproi ndryshe. Në funksion të Reformës në Drejtësi, asaj i erdhi përshtat djegia e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Duke i dominuar tani hordhitë antireformë të Saliut, ajo po e dominon dhe Ramën me politikë.
Likuidimi i të korruptuarve të PD-së kuptohet që erdhi nga akti naiv i Berishës.
Berisha pasi iu imponua deputetëve të PD-së që këta të dilnin nga Parlamenti duke djegur mandatet e deputetit, menjëherë deklaroi: “ka krizë elektorale, janë manipuluar zgjedhjet”, dhe prandaj duhet të dekretoheshin zgjedhjet e reja parlamentare.
Por memjëherë politika amerikane deklaroi që nuk ka krizë dhe, edhe Parlamenti është legjitim, edhe zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime.
Por, pasi pranoi me deklarim që nuk ka krizë dhe as jolegjitimitet të Parlamentit, me një politikë shumë të hollë, politika amerikane përkrahu zëvendësimet në Parlament me deputetët e rinj të listave të pritjes, të cilët ishin të votuar njëlloj si edhe ata që lanë mandatet.
E gjithë kjo lojë e saktë politike, në raport të drejtë edhe me personalitetin e lartë që ka fjala e politikës amerikane në Shqipëri, nuk i dha fare ushqim opozitarizmit jashtë Partisë Demokratike dhe i mpiu protestat, të cilat tani janë të reduktuara deri në mospërfillje.
Mbas kësaj, politika amerikanë, e mbështetur edhe nga politika gjermane, e dominoi vetë politikën shqiptare duke e likuiduar menjëherë opozitën antireformë nga Parlamenti, sepse, siç e thamë më lart, ajo hapur përkrahu deputetët e rinj zëvendësues. Realisht me kërë kundërpërgjigje elokuente ndaj politikës së Berishës, politika ndërkombëtare e dominoi përfundimisht vetë Parlamentin për ta vendosur atë kryekrejt në shërbim të Reformës në Drejtësi.
lll. Kjo ishte lëvizja me të cilën politika amerikane dominoi dhe vetë Ramën, sepse, pas riformulimit të Parlamentit, Rama nuk ka më asnjë justifikim për Reformën në Drejtësi. Deri tani Rama justifikohej se nuk kishte vota në Parlament. Kurse ndërkohë ndihet i mpirë politikisht, sepse e ka kërcënuar me fakte kompromentuese edhe Zëri i Amerikës.
Mpirja e Ramës, në fakt, para katër ditësh, i dha forcë KLP-së që të avancojë drejt përfundimit të SPAK-ut. Ngritja e SPAK-ut krijon realisht mundësinë juridike për fillimin e luftës antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shtetërorë. Dhe kjo në vetvete do të hapë epokën e re të shoqërisë shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Eliminimi i klasës së korruptuar politikë në Tiranë, do të ndryshojë menjëherë vetë politikën e shtetit shqiptar me Serbinë dhe Maqedoninë, gjithmonë në favor të bashkimit kombëtar të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ka njëqind vjet që politika shqiptare ka luajtur kundër interesit shqiptar dhe në favor të fqinjëve pushtues. Eliminimi masiv i klasës së korruptuar të politikës shqiptare, krijon realisht strukturën e Arbërisë moderne. Edhe sot, korrupsioni në Tiranë dhe në Shkup, është ai që errëson zhvillimin shqiptar. Madje, po ta shohësh me vëmendje analitike, edhe korrupsioni i politikës së lartë në Prishtinë nuk luan në interes të bashkimit shqiptar, se kuptohet që luan për interes të Beogradit.
Por eliminimi tërësor i klasës së korruptuar politike në Tiranë, hap menjëherë historinë e re të shqiptarizmit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sepse menjëherë fillon likuidimi i krerëve shqiptarë të korruptuar në Prishtinë dhe në Shkup.
E kuptoni tani se përse likuidimi i korrupsionit të lartë politik në Tiranë është domosdoshmëri historike për zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor? Dhe, e kuptoni gjitashtu se përse politika e Perëndimit të lartë është e interesuar kryekrejt për ta mbaruar me sukses në Shqipëri Reformën në Drejtësi?/ CNA.al
Pas protestës kombëtare, që u mbajt ditën e shtunë para Krye...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
37 të arrestuarit në protestën e opozitës së bashkuar, e cil...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publi...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ko...
Sot do jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protest...
Dy makina, të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Poli...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Për refugjatët, që duan të shkojnë në Evropën Qendrore nga G...
Qëndresa publikoi sot raportin e monitorimit financiar në 7 ...
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e djeshme katedralen “...
Superfuqitë janë ato që vendosin në shumicën e rasteve fatin...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në...
Nëse jeta juaj ne çift është delikate, sot gjerat nuk kane p...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e zv.n...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli rreth pr...
Avokati Altin Goxhaj deklaron se rektori i komanduar nga mi...
Avokat Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e bëra më herët n...
Në garën lokale për Bashkinë e Tiranës një emër që është lak...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...