Opozita në greminë/ Astrit Patozi: Basha të japë dorëheqjen
Djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një ...
Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të dhjetë milionë eurove në aeroportin e Rinasit ministri i Brendëshëm i është përgjigjur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Në vend që të dilte me përunjësi dhe me ndjenjë përgjegjësie përpara shqiptarëve, ai ka bërë një enumeracion faktesh dhe insinuatash që mëtonin të shënjestronin koncesionarin e aeroportit.
Duhet thënë që një fillim se Sandër Lleshi nuk është përgjegjës për këtë strategji. Që prej 24 orësh, kjo larje duarsh nga faji është vendosur në zyrat e spin doctors-ave të Ramës, filozofia e të cilëve tashmë është e njohur: ?sa herë ke një hall, shpall një armik?.
Sipas kësaj sjelljeje ministrja e linjës u detyrua që bënte një deklaratë që nga Berlini, ku damkoste me tone të ashpra kompaninë kineze.
Edhe Sandër Lleshi nuk bëri asgjë më tepër. Gjenerali u soll njësoj si ato velinat që i nxjerrin në tribunat e partive për të recituar tekstet e hartuara më parë në zyrat e liderëve. Me një fjalor prej demagogu ai ka numëruar paratë që qytetarët i paguajnë koncesionarit, mospërdorimin e tyre për rritjen e sigurisë, dështimin e përmbushjes së parametrave nga kinezët dhe ka premtuar se firmës private këtej e tutje shteti do ti vërë kufirin tek thana.
Gati, gati të dukej sikur po ta dëgjoje dhe pak do të bindeshe se edhe nëna që e polli Admir Mahmutaj nuk ishte një malësore nga bjeshkët e Tropojës, por një grua nga azia e largët.
Po ta ndiqje seriozitetin dhe bindjen me të cilën fliste kundër kinezëve mund të harroje të bëje disa pyetje të thjeshta.
Po për Mahmutajn që është prej 6 vitesh i pakapur, policia nuk kishte asnjë faj? A nuk të bën të dyshosh fakti se autori i së paku tre vjedhjeve spektakolare ishte ende i lirë? Po ?rastësia? se ai godiste gjithnjë rreth zonës së aeroporitit, a nuk duhet ta shtynte policinë të thellohej në hetimin e këtyre grabitjeve të përsëritura? Po nëse shteti sot krekoset se do të marrë masa kundër kompanisë së aeroportit, a nuk i mjaftuan rastet e mëparshme për ta bërë këtë?
Të mendosh se qeveria dhe uniformat blu janë pa faj në ngjarjen që u bë super lajm botëror do të thotë të jesh naiv.
Të besosh pastaj se këtë mund tu?a shesësh shqiptarëve si të vërtetë do të thotë ti marësh ata për idiotë.
Pikërisht këtë u përpoq të bëjë Gjeneral Sandër Lleshi duke u shndëruar në një vegël qorre të spin doctor-save të Ramës.
Por e keqja e kësaj historie nuk qëndron tek manipulimi. Ajo që ka ndodhur është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka pehlivan që mund ta devijojë.
Këtu problemi është më i madh. Ai qëndron tek transformimi i policisë së Lleshit në një trupë që i shërben propagandës politike.
Vetëm pak ditë më parë, pasi opozita provoi me anë të përgjimeve, se një kapter nga Fieri kishte manipuluar një dëshmitar si Albert Veliu, në mënyrë që drejtësia të vërtetonte atë që pati thënë kryeministri për Agron Xhafën, ai u gradua drejtor policie i këtij qarku.
Po të shkojmë më tej, faktet bëhen edhe më të rënda. Lapsi.al denoncoi para pak kohësh vënien e snaiperave të policisë në shërbim të televizioneve të pushtetit. Atyre që detyra ia do, për arsye sigurie, të ndjekin nga kullat e larta mbi bulevard protestat që zhvillohen aty, shpërndanin në kohë reale imazhet e gurahedhësve nga taraca e PD-së.
Duke u shtuar këtyre edhe dhunën e shproporcionuar në protesta dhe bllokadën që u bëri gazetarëve për të raportuar për ngjarjet e bregut të lumit, nuk është vështirë të kuptohet se policia e gjeneral Lleshit po degradon në një vegël të rëndomtë politike.
Për tu kthyer tek ngjarja e fundit, ku ajo po përdoret sërish si alibi për hallin e Rilindjes, duke krijuar një panoramë të shproporcionuar mes mëkateve të privatit dhe shtetit, e keqja nuk qëndron vetëm tek përpjekja për manipulim.
Por duke dashur ta shfajësojë policinë, duke u përpjekur ta eksportojë fajin, Sandër Lleshaj po sillet si një general që po e vë në gjumë ushtrinë e tij.
Duke nxituar ti shërbejë Ramës ai po formëson një trupë që nuk lufton me të keqen reale, por me fantazitë orruelliane që shpikin krerët e saj.
Prandaj kur të ndodhë krimi i ardhshëm, mos prisni policë që të ndjekin autorët, por autorë që do jenë duke shpikur fantazinë alibike të radhës./Lapsi
Djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një ...
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet soci...
Tirana International Airport (TIA), ka reaguar për herë të p...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin në KPK për drejtuese...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pava...
Këngëtarja shqiptare Rita Ora është shfaqur në takimin e par...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një deklaratë për medi...
Ish-deputetët e PD dhe LSI, ndonëse dolën me vullnet të plot...
Grabitja e parave ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit ka...
Një aksident i rëndë ndodhi pak çaste më parë në kryebushat ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka dr...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi e ka ci...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshill...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është s...
Një shqiptare e rritur në Itali, e cila nuk ka asnjë lidhje ...
Morena Taraku ka lindur më 1 prill të vitit 1993 në Pejë. Aj...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka kome...
“Unë jam 55-vjeç dhe po martohem. Është një kapitull i ri pë...
Jo gjithmonë arrihet një kombinim ideal i të njëjtës ngjyrë ...
Vetmia është mbyllje në vetvetë e cila në realitet nuk është...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...