"Peshku i madh" 1 milion dollarë/ Petrit Fusha i shpëtoi burgut?
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, me 28 ...
?Lëvizja vetëvendosja? ka dorëzuar kërkesën pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për t?u regjistruar si parti edhe në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale Enis Sulstarova i zgjedhur si kryetar i Bordit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar kërkesën e depozituar në Gjykatën e Tiranës për regjistrimin e e këtij subjeti politik në Shqipëri.
Drejtor Ekzekutiv i kësaj partie i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi.
Njoftimi i plotë:
Në datën 11 mars 2019 kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës ?Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri?.
Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.
Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi.
Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.
Presim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore.
Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së organizatës janë si në vijim:
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri funksionon bazuar mbi parimin e barazisë, të demokracisë, dhe të lirisë së vullnetit e drejtësisë sociale për të rritur vetëdijen dhe angazhimin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare dhe progresin shoqëror në të gjitha dimensionet dhe problematikat e tyre, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qendra frymëzohet nga vlerat e shprehura të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës dhe nga historia e rezistencës së popullit shqiptar në përpjekjen për liri, ku duhen theksuar Rilindja Kombëtare si dhe luftrat e fundit çlirimtare nën shtetet e ish Jugosllavisë.
Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Shqipërisë mbi problematikat e shqiptarëve që jetojnë në treva autoktone shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe anasjelltas.
Qendra beson në njeriun si qenie e lirë dhe në realizimin e tij vetëm duke i zhvilluar bashkërisht liritë themelore, politike, qytetare, ekonomike, sociale dhe demokratike, si kolektivitet dhe si individë. Ajo e konsideron me rëndësi vetëbesimin qytetar, autenticitetin e mendimit kundër formave të (neo)kolonizimit të tij, duke i dhënë vlerë realizimit të lirive dhe të drejtave të popujve, të kolektiviteteve e të individëve përsa janë në përputhje me liritë dhe të drejtat burimore, të barabarta dhe universale të njerëzimit.
Qendra vlerëson se modeli neoliberal i aplikuar në ekonomi si dhe mungesa e një ekonomie të bazuar në prodhim, i kanë përqëndruar të mirat materiale, dhe në përgjithësi kapitalin, në duart e një pakice të vogël në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare të rajonit, duke krijuar pabarazi të skajshme dhe varfëri për një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Prandaj, Qendra beson te parimet e shtetit zhvillimor, dhe synon t?i përhapë vlerat e këtij modeli ekonomik që bazohet në prodhim dhe lufton pabarazinë.
Për realizimin e qëllimeve të saj Qendra e konsideron të rëndësishme veprimin lokal si mbështetja më e mirë për veprimin e tillë rajonal dhe botëror.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon ta realizojë qëllimin përmes veprimtarisë në vijim:
Ngritjen e urave të komunikimit dhe projekteve të bashkëpunimit me shoqërinë civile, sferën akademike dhe intelektuale, sindikatat dhe studentët, në Shqipëri, Kosovë e në trevat shqiptare të rajonit të Ballkanit, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim.
Bashkëpunimin me organizata shqiptare dhe të huaja që kanë vlera të përbashkëta me Qendrën.
Hartimin e analizave në lidhje me çështjet kombëtare, ekonomike, institucionale, gjeopolitike, arsimore, shëndetësore, sindikaliste, biznesore, mjedisore, të drejtave të grave dhe socio-kulturore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien shoqërore dhe çështjen kombëtare shqiptare, si dhe organizimin e prezantimeve publike për to.
Përfshirja në veprimtari publike e qytetarëve të profesioneve dhe rajoneve të ndryshme në lidhje me problematikat shumëdimensionale të prodhimit e të krijimit.
Realizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Organizimin e fushatave publike ndërgjegjësuese në lidhje me qëllimin e Qendrës.
Nxitjen e angazhimit aktiv dhe demokratik qytetar në lidhje me publiken.
Studimi dhe analiza e marrëdhënieve mes dy Republikave shqiptare në lidhje me:
Bashkëpunimin institucional në zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare.
Marrëdhëniet tregtare, bashkë me avokimin për eliminimin e barrierave që pengojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe unionin doganor Shqipëri?Kosovë.
Avokimi për një sistem të përbashkët energjetik Shqipëri?Kosovë.
Paraqitjen e propozimeve për marrëveshje të reja Shqipëri?Kosovë.
Avokimi për një politikë të jashtme të përbashkët dhe për një politikë e strategji të përbashkët Shqipëri-Kosovë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Avokimin për bashkimin e institucioneve qendrore kulturore dhe të trashëgimisë kulturore, arsimore, shkencore, si dhe të ligave të ndryshme të sportit në nivel profesionist në Shqipëri dhe Kosovë.
Avokimi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trevat e tyre autoktone në Ballkan.
Monitorimin, analizimin dhe paraqitjen e alternativave në lidhje me marrëveshjet rajonale, e më gjerë, që ndikojnë drejtpërdrejt në çështjet publike e kombëtare.
Analiza e mediave dhe opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, dhe trevat e tjera shqiptare të rajonit. /CNA.al
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, me 28 ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur ngjarjet që so...
Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Hoda ka zhvilluar ditë...
Shqipëria s’mund të menaxhojë e vetme një fluks potencial re...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe ...
Shtetet e Bashkuara i shpallën Rojet Revolucionare të Iranit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me zv/Ndihmës S...
Akuzat e ngritura ndaj ish Presidentit janë përfundimi i një...
Çaktivizohet pakoja me eksploziv, e cila u gjend pranë një z...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një video direkte në rrjetet s...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se ndërkombëtarët duan k...
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, ...
Policia ka ndaluar 4 persona në qytetin e Tiranës.Pas operac...
Analisti Fatos Lubonja, ka folur rreth krizës politike në ve...
Miliona fëmijë nga mosha 11-14 vjeç, çdo vit nga 127 vende t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një baba ka vrarë...
Në automjet në ecje është përfshirë nga flakët në aksin Elba...
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit t...
Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, ka folur rreth incidentev...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...