Zv. ministrja e Brendshme: Azilkërkuesit shqiptarë në BE janë ulur ndjeshëm
Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Hoda ka zhvilluar ditë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur ngjarjet që sollën në arrestimin e katër personave ditën e sotme në Tiranë.
Sipas tij një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë, i cili ende vijon. Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj. Aksioni i sotëm, i cili është ende në vijim, u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.
Sipas Report Tv deri në këto momente janë kapur armë dhe makina të blinduara. Një automjet i blinduar, BMË seria 7 është me targa të Rusisë, foton e të cilës Shqiptarja.com e siguron ekskluzivisht. Mjeti blinduar është kapur nga policia pranë shkollës “Partizani”, nga skuadra operacionale, dhe i përket pikërisht të arrestuarit Elvis Gaçaj.
Procedimi ka nisur nga sektori i Anti-drogës dhe më pas ka hyrë në lojë Prokuroria për Krimet e Rënda.
Personat u arrestuan pranë shkollës “Partizani”.
Elvis Gaçaj i forti me BMW seria 7 të blinduar me targa ruse, i shpëtoi 3 atentateve…Pronar i parcelave të drogës në Shëngjergj.
Elvis Gaçaj, ne 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i disponon dhe financon parcelat me lëndë narkotike.
Në atentatin tek Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg. Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv ?Dinamo?.
Dy të pandehurit nuk kanë pranuar, ndërsa Gaçaj i kishte dhunuar. Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e ?prodhimit dhe shitjes së narkotikeve?. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e viktimës Rugova pas ngjarjes. Origjina e lëndës narkotike u sqarua nga Kristjana I., e cila u gjet e mbyllur në banesën e Rugovës. Ajo shpjegoi para hetuesve se bashkëjetonte me Rugovën që prej gjashtë muajsh. Sipas saj, kokaina i ishte dhënë Kevinit nga Elvis Gaçaj.
Elvis Gaçaj u gjykua i veçuar nga dy të pandehurit të akuzuar si autorë të masakrës. Ai u dënua me 3.4 vite burg për akuzën e ?prodhimit dhe shitjes së narkotikeve?. Sipas gjykatës, ai është zotëruesi i një sasie prej 3.8 gr kokainë, e sekuestruar në banesën e një prej viktimave në atentatin e lulishtes ‘1 Maji’.
Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.
Në atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.
Elvis Gaçaj ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. Eshtë një personazh shumë i njohur në trafikun e drogës në kryeqytet.
Kreu i bandës dhe vëllai i tij, të kerkuar për atentatin…që u shkoi ‘huq’.
Ndërkohë, kreu i bandës, Leonard Duka 32 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes./CNA.al
Policia arreston 4 persona në Tiranë/ Pjesëtarë të një grupi trafikantësh
Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Hoda ka zhvilluar ditë...
Shqipëria s’mund të menaxhojë e vetme një fluks potencial re...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe ...
Shtetet e Bashkuara i shpallën Rojet Revolucionare të Iranit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me zv/Ndihmës S...
Akuzat e ngritura ndaj ish Presidentit janë përfundimi i një...
Çaktivizohet pakoja me eksploziv, e cila u gjend pranë një z...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një video direkte në rrjetet s...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se ndërkombëtarët duan k...
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, ...
Policia ka ndaluar 4 persona në qytetin e Tiranës.Pas operac...
Analisti Fatos Lubonja, ka folur rreth krizës politike në ve...
Miliona fëmijë nga mosha 11-14 vjeç, çdo vit nga 127 vende t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një baba ka vrarë...
Në automjet në ecje është përfshirë nga flakët në aksin Elba...
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit t...
Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, ka folur rreth incidentev...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku një...
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer k...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...