Shokon kryebashkiakja Voltana Ademi/ Jemi nën presionin e krimit..!
Kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi, ka komentuar...
Nga Klodian Tomorri
– Në fund të vitit të kaluar, kur u votua buxheti i 2019-ës, Kryeministri njoftoi se duke filluar nga 1 prilli qeveria do të rriste rrogat me 10% për mjeket, mësuesit, ushtarakët dhe një sërë kategorish të tjera. Për të shmangur dhe intepretimet ironike, që mund të lidheshin me datën 1 prill Edi Rama dha garanci publike se ky nuk ishte një mashtrim, por premtim që do të realizohej.
?Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%?,- tha Rama kur u votua buxheti ne Kuvend.
Por simbolika e 1 prillit rezultoi më e fortë se premtimi i qeverisë. Në mbledhjen e fundit, që u mbajt këtë të mërkurë, ashtu siç ishte programuar, qeveria indeksoi pensionet me 2.8 për qind, por ?harroi? të rrisë rrogat, siç qe zotuar Kryeministri publikisht.
Por a ishte kjo thjeshtë një harresë? Këtë nuk e besojnë as me naivet. Gjasat janë që qeveria po shkon drejt anullimit të rritjes së rrogave, e cila duhet të kishte hyrë në fuqi që sot. Kjo për disa arsye.
Së pari, përgjithësisht rritjet e rrogave në sektorin publik paraprihen nga një fushatë e gjerë propagande. Zyrtarët më të lartë të qeverisë dalin nëpër deklarata publike, anoncojnë vendimin për të përfituar politikisht duke e cilësuar atë si një akt që tregon se ekonomia është e shëndoshë dhe punët e shtetit janë mirë. Por këtë radhë, të gjithë heshtin, që nga deklarimet kur u votua buxheti në fund të vitit të kaluar, çështja e rritjes së rrogave nuk është përmendur më nga asnjë qeveritar.
Së dyti, arsyeja se pse qeveria hesht është gjendja e saj financiare. Qeveria nuk ka para. Të dhënat paraprake tregojnë se të ardhurat e mbledhura në buxhet për tre muajt e parë të vitit janë me mosrealizim të konsiderueshëm. Pritshmeritë janë që ecuria e dobët e të ardhurave të vazhdojë për gjithë vitin, për shkak se marsi është muaj tipik.
Përballë kësaj situate qeveria ka fillur të shtrëngojë buxhetin. Shkurt po kërkon të kompesojë rënien e të ardhurave në buxhet në kurriz të mjekëve, mësuesve dhe gjithë punonjësve të tjerë publik, të cilët duke filluar nga sot duhet të përfitonin rritje page.
Në fakt, kjo është politike dritëshkurtër. Qeveritë funksionojnë për interesin e përgjithshëm publik. Ruajtja e parametrave buxhetor është jetike për ekonominë, por kur ke probleme në krahun e të ardhurave merren masa për të ardhurat, nuk u bihet mjekëve dhe mësuesve. Aq më tepër në situatën që është Shqipëria tani, ku mjekët largohen çdo ditë.
Kryeministri premtoi rritje rrogash publikisht, e cila do të fillonte në datën 1 prill. Por mjekëve, mësuesve dhe gjithë nëpunësve publike u la 1 prillin, ndërsa rritja e pagave nuk duket. Muhabet 1 prilli, nga qeveri 1 prilli.
Kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi, ka komentuar...
Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petk...
Gazetari investigativ i kronikës, Artan Hoxha, ka deklaruar ...
Pasditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezente në studion e emisio...
Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit “Byro Politike”, gazetarja...
Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje rreth vrasjes së...
Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi, pak çaste më parë, një ...
Nga Lutfi Dervishi– Kryeministri Rama ka rënë dakord me opoz...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në nj...
Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjet e rëndë të ndodh...
Gazetari Artan Hoxha, gjatë komentimit të ngjarjeve kriminal...
Në kulmin e debateve politike në vend për dyshimet që po het...
Policia italiane ka arrestuar një 41 vjeçar shqiptar.Sipas i...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili, pak më par...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin ...
I pyetur për një plan konkret për arsimin e lartë, Lulzim Ba...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH), ka kërkuar ndërhyrjen e...
Njëri nga pjesmarrësit në takimin që po zhvillon Lulzim Bash...
Deputeti i Partisë Socialiste Noko Peleshi ka komentuar situ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...