"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Nga Frrok Çupi
– Në qendër të Tiranës po bëhet beteja mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka formën e ?vogël? të koduar ?opozitë-parlament?. Kthimi në ?luftën e ftohtë? u bë 31 vjet pasi kishte rënë. Grupimi politik që lindi menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, dhe që u konsiderua si ?shpresa perëndimore? e vendit, tani ndodhet në krahun lindor, të Moskës.
Ndërsa shumica politike dhe popullore ndodhet në krah të Perëndimit. Partisë Demokratike që lindi si shpresë perëndimore nuk i ka mbetur më as nam as nishan si ?perëndimore? dhe ?përparimtare?. Liderët mendjehapur dhe të vendosur në krah të Perëndimit nga Partia Demokratike, nuk janë; ose u vranë, ose u shtynë në vdekje, ose vdiqën kushedi se si, ose u përjashtuan?
Para se të hapnin ?kutinë? liderët e opozitës i mbyllën portat Europës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në sheshin e Tiranës ka ardhur për së dyti ?Lufta e Ftohtë?. Sheshet e vogla dhe bulevardi i madh i Tiranës po kthehen në arena ku projektohet përplasja e Dytë mes Lindjes dhe Perëndimit. Partitë opozitare që fituan neveri popullore për shkak të korrupsionit të egër, tani janë rreshtuar në krah të politikave lindore të Rusisë dhe provokojnë Perëndimin. Beteja ka nisur. Kronikanët që merren me numërimet, gjatë gjithë ditës nëpër ekrane thonë se ?kjo është beteja e shtatë?. Shpresat e Partisë Demokratike që nuk është më ajo që ishte dhe shpresat e një sekti politik majtist ekstrem LSI, janë që të ndodhë shpërthimi i luftës mes Perëndimit dhe Lindjes.
Pse pritet lufta ?Lindje-Perëndim? në mes të Tiranës?
1.Beteja për të thyer stabilitetin në vend dhe në rajon, ky është ?o zot sikur??, thotë opozita. Opozita që ka marrë flamurin e nxitjes së luftës, ka deklaruar prej fillimit se ?nuk e duam stabilitetin?, por vetëm ?demokracinë?; por edhe ?demokracinë pa parlament?. Kërkon edhe ?pranverë arabe?, d.m.th., demokraci alias Irak a Libi. Kërkon edhe ?shpartallim?, por jo pushtet, domethënë nuk mban asnjë përgjegjësi. Destabilizimi i vendit tonë ka lidhje të ngushtë me destabilizimin e menjëhershëm të rajonit.
?Betejat? e opozitës në Tiranë nisën menjëherë sapo ?vërshëllyen? rusët që më parë kishin bërë gati ?fushë- betejat? në Podgoricë dhe në Beograd. Plani për lidhjen e turbullirave ballkanike me njëra tjetrën do ta çojë rajonin ?prej stralli? në një shpërthim konflikti ku fusha ?mbetet e lirë? për ndërhyrjen ruse, ndërhyrje mongole, ndërhyrje djalli- po të dojë. Tirana e opozitës po pritet ?me një frymë? në Lindje, aq më tepër pse shqiptarët janë kombi më i ?përkëdhelur? nga Perëndimi dhe i konsideruar si më ?pro- perëndimorët?.
Skemat ruse të destabilizimit të vendit janë kacavjerrë pas partive të opozitës, aq më shumë që këto janë të korruptuara dhe të neveritura nga populli i tyre. Studiues dhe zyrtarë të lartë amerikan kanë paralajmëruar për rritjen e fortë të influencës ruse në Shqipëri e në Ballkan, veçanërisht te opozitat e korruptuara. Nga kjo pozitë ku ndodhet opozita është gati ta shesë ?stabilitetin dhe paqen e vendit? ta shesë kudo ku mund të shitet, mjaft që të përfitojë për vete. Prijësit e opozitës fitojnë mjaft: Ata djegin gjykatat dhe nuk dorëzohen para drejtësisë. Kjo është.
Në betejën ?Lindje-Perëndim? kanë hyrë njerëz që nuk kuptojnë çfarë bëjnë, por përdoren veç si ?mish për top?, këta quhen protestues dhe militantë. Ndërsa ata që dinë çfarë bëjnë janë liderët. Ata kanë thërritur në ?betejë? njerëz të verbër, njerëz që abuzojnë me ligjin dhe pronën, ish-zyrtarë të vegjël të rënë nga vakti; përfitues të rastit si dhe të paguar për të dëshmuar me bojë të zezë se ?në Tiranë ka nisur beteja?. Liderët që kanë thërritur ?mburojë njerëzore? i kanë lidhur fijet me fuqi që nuk e duan Shqipërinë në BE, as në NATO. Vetëm para pak ditësh, kryetari i PD dhe zyrtarë të tjerë, u filmuan në ambasadën e Rusisë duke bërë një marrëveshje që me siguri ka lidhje me ?betejën? kundër Perëndimit.
Vetë kryetari i PD është kapur në një aferë skandaloze me bizneset ruse për të goditur zgjedhjet në vend dhe ngatërruar në skandale presidentin e Amerikës. Përveç skandalit të fundit, kryetari i PD, Basha, mban mbi shpatulla krime si vrasja e 4 protestuesve duke qenë ministër i brendshëm si dhe një vjedhje shumë të madhe në Rrugën e Kombit. Një pjesë tjetër e lidershipit të opozitës është e ndaluar që të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara? Të gjitha krimet mund të bëhen zero vetëm duke i hedhur në flakën e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj ka nisur ?lufta e Ftohtë? në mes të Tiranës, mes Lindjes dhe Perëndimit.
Betejat e opozitës në Tiranë po zhvillohen në pikën më të dobët të Perëndimit. Me këtë taktikë ata janë duke zbatuar planet ruse. BE ndodhet në një moment dobësie si kurrë ndonjë herë; aq më tepër në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, në maj. Shtetet e Bashkuara është përfolur nga opozita sikur ?qëndron larg nga Ballkani? sipas tyre ?për shkak të politikave të presidentit Donald Trump?. Shpifjet ndaj presidentit Trump sikur ai është ?pro- serb? u sajuan nga apologjetë të opozitës së bashku me lobin dhe financimet ruse.
Që ditën e parë të fitores së Trump, 2016, në Tiranë zbarkuan drejtoi i CIA, John Brennan ? një armik i egër i fitores së Trump, ish- drejtori i CIA, James Clapper- edhe ky po kaq i egër, ku zunë ?rrënjë? disa ditë. A punuan për sot dy kundërshtarët e Trump brenda administratës së mëparshme? Me atë rast në Ballkan shpërthyen dy grushte shteti dhe u bënë gati të tjerë. Edhe atëherë Tirana u vu në qendër. Presidenti i kohës, tani kryetar i Asamblesë së PD, Nishani, është në ?tavë?. Ai ka zhvilluar disa takime dhe disa plane- deri edhe udhëtimin në Turqi për lidhjet anti-Trump me Erdogan?
Por pse u vonua kaq shumë ?grushti? në Tiranë?! Ndoshta opozita nuk ishte gati. Pra ?lufta e ftohtë? është zgjedhur të nisë në Tiranë ku qytetarët janë shprehur si më pro- perëndimorët në rajon.(afp)
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati në një post...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-deputetja Jori...
Nga Kreshnik Spahiu– Pas sagës 2 mujore të protestave, çdo k...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emis...
Në krah të djathtë të sistemiy atëherë, kur i shërbenin Sig...
Ka nisur të jepet në të gjitha kinematë filmi “Dy gisht mjal...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i pyetur se përse n...
Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e Durrësit “Ba...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një postim në rrjete sociale ka...
Kursimet e shqiptarëve në banka shënuan rritje për të tretin...
Para dy ditësh një shqiptar i gjet i vdekur në Spanjë, pranë...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci ka ironizuar...
Ish kreu i Grupit Parlamentar te LSI-së, Petrit Vasili, në n...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-kryemnistri Sa...
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me qytetarët e D...
Ish deputeti demokrat Flamur Noka nuk i ka shpëtuar ironisë ...
Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderb...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, hapi fushatën e tij pë...
Kryeministri, Edi Rama nga qyteti i Durrësit ku po zhvillon ...
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari El...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...