Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për trafikun e drogës
Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për ...
Petro Dalanaj, skafisti i kapur me 700 kilogramë kanabis për të cilën akuzohet Klement Balili, gjatë intervistës në “Report TV”, me gazetarin Artan Hoxha, ka mohur të ketë njohje apo lidhje me Balilin.
Ai ka sqaruar se në momentin që po merrej në pyetje në Athinë e kanë pyetur për lidhjet që ka me Balilin dhe kanë këmbëngulur që droga është e tij. Mirëpo Dalanaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe, sipas tij, ai është shprehur se njeh vetëm Spiro Girën.
Sipas Dalanajt, ai ka marrë kërcënime për dënim më të lartë nëse nuk përmendte Klement Balilin.
Pjesë nga intervista:
Në momentin kur shkuat në Athinë, ju morën në pyetje?
Po. Gjatë rrugës, para se të shkonim te zyrat, një nga ata policët që na kishin ndaluar, më tha që do të më çonte në një zyrë, por që nuk do të flisja fare. Unë nuk i ktheva përgjigje. Nuk dija se çfarë bëhej.
Më vonë, kur ka filluar hetuesia, për çfarë ju pyetën? Ju thanë se për çfarë akuzoheshit?
Atje më thanë që një shef i madh do të më pyeste në veçanti. Nuk e kisha fare idenë se çfarë bëhej atje sepse nuk kisha qenë ndonjëherë. Ai më pyeti se nga isha. I thashë që isha nga Saranda. Aty ishte edhe një person tjetër te porta, por që unë nuk e shikoja. Dhe ky shefi më pyeti dy herë se nga isha. I tha atij tjetrit që a e dëgjonte se çfarë po thosha unë. Më pyeti nëse e njihja një person me mbiemrin Balili. Unë i thashë qe nuk e kisha idenë se për kë po fliste. Më pyeti përsëri nëse e njihja dikë që quhej Klement Balili. I thashë që nuk e dija se kush ishte sepse nuk e njihja. Shefi më tha se Klement Balili ishte i zoti i mallit dhe se unë duhej ta njihja. Unë i thashë që nuk dija gjë dhe që nuk mund të flisja për diçka që nuk e dija. I thashë që njihja Spiro Girën, që ai m?i kishte dhënë lekët për të bërë atë punë. Më kërcënoi se do të dënohesha me burgim të përjetshëm, prandaj duhej të thosha të vërtetën. I thashë që e vërteta ime ishte ajo që unë njihja Spiro Girën dhe jo Klement Balilin. Ai këmbëngulte që unë të thosha se e njihja Klement Balilin. I kërkova që të më thoshte arsyen, përse unë duhej të thosha patjetër se e njihja. Më tha që malli ishte i Klement Balilit. I thashë që ai mund të thoshte çfarë të donte, por unë nuk e dija fare se i kujt ishte malli.
Ju treguan ndonjë fotografi të Klement Balilit, për të verifikuar nëse e njihnit apo jo?
Gjatë kohës që ju morën në pyetje, kishit avokat?
Përkthyes keni pasur?
Jo. Kërkova përkthyes, por nuk më sollën, meqë unë e di pak greqishten. Nuk më sollën përkthyes as në polici, as në gjykatë, as në gjyq.
Nga e dini greqishten?
E di greqishten sepse kam 58 vite që jetoj në Sarandë, kam një jetë këtu, nga televizori, nga shoqëria.
Keni qenë emigrant?
Kam qenë emigrant në Patra, në vitet 1991-1993. Pastaj u ktheva në Shqipëri dhe nuk kam shkuar më në Greqi.
Gjatë kohës që u morët në pyetje, për kë kanë këmbëngulur autoritetet greke? Të kanë nxjerrë përgjime që ju keni komunikuar me personat që kishin porositur ngarkesën?
Jo, as edhe një lloj përgjimi nuk më kanë sjellë, asnjë gjë vërteton që unë kam diskutuar apo kam biseduar. Asnjë gjë nga këto. Thjesht më kanë pyetur. Në polici kanë insistuar për Klement Balilin, kurse në hetuesi thjesht më kanë pyetur se çfarë kisha bërë dhe si e kisha bërë punën dhe me kë e kisha bërë. Ndërsa në polici insistuan shumë për Klement Balilin, më kanë bërë presion. Më kërcënuan se do të dënohesha shumë, nëse nuk tregoja për Klement Balilin.
Përse kanë këmbëngulur te Klement Balili?
Nuk e di.
Sipas tyre, ata thoshin që ai ishte pronari i kanabisit, i skafit?
Nuk e di.
Ku këmbëngulnin ata?
Nuk e di. Nuk mund të them një gjë që nuk e di.
Rrëfehet Dalanaj/ Zbulon emrin e biznesmenit që e pagoi për ...
Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përm...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Mbrëmjen e 22 Marsit qyteti i Elbasanit u trondit nga ekzeku...
Avokat Spartak Ngjela, ka folur rreth ngjarjeve të ditës së ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin E...
Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar deklaratën e kryeminist...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spi...
Ditën e sotme kryeministri, njëkohësisht edhe kryetar i Part...
Petro Dalanaj i arrestuar si skafisti i 700 kilogramëve kana...
Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja nga trafiki...
Partia Demokratike ka reaguar pas përgënjeshtrimit që Prokur...
Gazetari Artan Hoxha pas intervistës së bërë me shtetasin Pe...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar opini...
Pak më parë u raportuar për një zjarr në katin e katër të nj...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur s...
Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiran...
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e tretë të një...
Ditën e djeshme ishte 20-vjetori i nisjes së bombardimeve të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...