Foto-Tragjedi në Kinë/ 47 të vdekur dhe 500 të plagosur
47 persona kanë humbur jetën, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetu...
Procesi i Vettingut, po vijon me kryetarët e gjykatave dhe të prokurorëve. Me datë 25 mars 2019, në filër pritet të kalojë drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi.
Dosja e tij do të jetë në duart e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.
Emri i Luan Hushit, ka qenë i panjohur në organin e akuzës, derisa në krye të Prokurorisë së Përgjithshme erdhi Arta Marku.
Nuk dihet se cila është lidhja e Markut me Lushin, por dihet se i besoi atij dhe kundërshtarët e saj në prokurori, apo prokurorë të etiketuar si pjesë e “klanit Llalla”.
Kështu, me një të rënë të lapsit të Arta Markut, Fatmir Lushi, në janar të vitit 2018, u emërua në krye të Prokurorisë së Fierit.
Emri i tij u duk se nuk ishte i rastësishëm, por planifikuar mirë nga Marku.
Pasi kjo e fundit kishte “hesape për të larë”, me prokurorë të klanit të Adriatik Llallës.
Kështu, pasi prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për të bërë hetimet për dy prokurorët e shkarkuar nga puna Rovena Gashi dhe Dritan Gina, çështja kaloj në Fier.
Sipas nenit 78 i Kodit të Procedurës Penale, çështja duhet t?i kalonte për kompetencë gjykimi gjykatës së rrethit më të afërt, Kavajës ose Krujës.
Por, Kryeprokurorja e Përkohshme në mënyrë antiligjore shmangu Krujën, Kavajën, Lushnjen dhe i dërgoi në Fier, tek i përzgjedhuri Fatmir Lushi, ” dy armiqtë” e saj prokurorë.
Sa i përket pasurisë sipas të dhënave të Open Spending Albania, por edhe të dhënave të marra nga CNA.al pranë ILDKPKI-së, rezulton se Lushi ka qenë me fat.
Nga një pasuri e patundshme dhe bursë që deklaronte në vitin 2008, ka arritur që pas tre vitesh, në vitin 2011 të ketë një tjetër pasuri të patundshme në fshatrat e Tiranës si dhe në vitin 2013 të blejë një apartament.
Gjithsesi do të jetë Vettingu që do të merret me detajet e pasurisë së tij, por derisa është i zgjedhuri i Arta Markut, sido që të konstatohet, ai do të rikonfirmohet në detyrë.
Nuk është paragjykim, por deri më tani, vetë Arta Marku, dhe miqtë e saj siç është edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela e kanë kaluar Vettingun, pavërsisht se janë konstatuar probleme me pasurinë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar ndër vite, nga prokurori i Markut, Fatmir Lushi.
Deklarata e pasurisë ndër vite
2 000 metër katror tokë në një fshat në Elbasan.
Bursë marrë nga shkolla e magjistraturës, 372 300 lekë.
Paga, 141 680 lekë.
Të ardhura nga paga, 870 094 lekë.
Paga vjetore,814 115 lekë.
Kontratë shitblerje pasurie, në fshatin Farkë të Tiranës, 72 450 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër, 1 199 230 lekë.
Të ardhura nga bashkëjetuesja si mësuese, 571 372 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 912 455 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 459 6754 lekë.
Blerje apartamenti me sipërfaqe 102.94 metër katror, në Elbasan, 5 056 412 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime,883 357 lekë.
Të aedhura nga paga e bashkëjetueses 424 008 lekë.
Ka hapur depozitë bankare me bashkëjetusen, 204 000 lekë.
Gjendje cash, kursime, 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime,1 292 889 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 525 472 lekë.
Gjendje cash, kursime,1 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime,1 357 717 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 528 888 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit, 5032.55 lekë.
Deklarata e vitit 2016
Depozitë bankare me bashkëjetuesen, 1 500 000 lekë.
Automjet, 380 000 lekë.
Gjendje cash nga paga,700 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 390 905 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 531 434 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit 3202.18 lekë.
Deklarata e vitit 2017
Gjendje, cash, kursime me bashkëjetuesen, 1 350 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 169 136 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 494 378 lekë.
Depozitë bankare në emër të djalit,3234 lekë.
Depozitë bankare e rinovuar me afat një vjeçar, 12 234 lekë.

















47 persona kanë humbur jetën, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetu...
Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai d...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kujton sot ...
Një shpërthim granate ka tronditur qytetin e Athinës në orët...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sot çirret e th...
Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit....
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ashtu siç CNA.al e paralajmëroi ...
Edhe një herë për fenomenin “Fatmir (Foti) Cici”Fenomeni “Fa...
Shqipëria rrezikon të përfshihet në një krizë të lindshmëris...
Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pas...
DASHI 21. mars – 20. prill Nuk do ketë planet qe do ndikoje...
Analisti dhe gazetari kosovar, Baton Haxhiu, gjithollogu i ...
Replikat në distancë mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishë...
I ftuar në emisionin “Open”, Gazetari Carlo Bollino ka komen...
Shkëlzen Berisha, ka hedhur dritë mbi akuzat që i bëhen atij...
Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasu...
Analisti, Mustafa Nano, teksa komentonte deklaratat e presid...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka ng...
Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...