Bebet, tre hipotezat e reja për ecurinë e lindjeve
Shqipëria rrezikon të përfshihet në një krizë të lindshmëris...
Edhe një herë për fenomenin “Fatmir (Foti) Cici”
Fenomeni “Fatmir (Foti) Cici”, në kuptimin e ekzistencës së një organizmi të gjallë shumëqelizor, i cili eksitohet nga prania rreth tij e shoqërisë njerëzore, e një komuniteti apo e një individi, që merr frymë, jeton, vepron e përparon pa i marrë leje atij (këto fjalë janë në një farë mase perifrazim i një thënieje të famshme të të ndjerit Sejfi Protopapa për këtë person), përbën rast të veçantë për fushat e psikologjisë dhe psikiatrisë. Rast të veçantë përbën edhe intensiteti i shpërthimeve histerike dhe sasia e shkumëzimeve të tij sa herë që instinktet ziliqare, prej të cilave komandohet, e sinjalizojnë se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi, hierarkia dhe anëtarët e saj ecin përpara, pavarësisht sulmeve dhe shpifjeve, që dëgjohen prej gojës së tij, por që në fakt burojnë nga faktorë të tjerë, të ndryshëm çdo herë, por gjithmonë po kaq keqdashës ndaj Kishës sonë.
E themi dhe e rithemi se ky njeri, krejtësisht i pafaftë e tërësisht i paditur e i pashkolluar, por mbi të gjitha, i paralizuar deri në palcë nga dembelizmi i tij legjendar i tipit stambolljan, e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën e vet në rrugë të ndershme, aq më tepër të përparojë në dije, në virtyt e në jetë shoqërore.
Fatmir Cici u përball me jetën e vërtetë, me realitetin e ashpër të mbijetesës, kur i mbaruan dhrahmitë që merrte për shumë vite me radhë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, kur të gjithë ata që e ndihmonin e kuptuan më në fund se lajkat dhe sahanlëpirjet e tij ishin një mashtrim. E vetmja mundësi reale që i mbetej ishte të kthehej në Shqipëri e të ofronte edhe ai ndihmesën e tij në veprën e ringritjes së Kishës prej Kryepiskopit Anastas. Gjithsesi, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për të, sepse puna, për më tepër vështirësitë e jashtëzakonshme që ekzistonin atëherë Shqipëri, ishin në antitezë të plotë me mënyrën e jetesës dhe luksin që ai ëndërronte.
Instinkti i tij i mbijetesës mbizotëroi ndaj çdo lloji tjetër etike e morali njerëzor, larg çdo parimi e virtyti të krishterë, përtej traditave dhe zakoneve të vendit ku ishte rritur e edukuar, pse jo, edhe larg moralit të familjes nga rridhte. Në mënyrë që të hapte një portë të re mbijetese të rehatshme, shfrytëzoi zërat, kritikat dhe pakënaqësinë që dëgjoheshin e një pjese të diasporës shqiptare në SHBA kundër zgjedhjes së një shtetasi grek në drejtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. ?Papritur e papandehur?, një ditë të bukur e plot diell, e shpalli veten të persekutuar prej Kryepiskopit Anastas për shkak të bindjeve të tij antigreke!!! Largimi i tij nga perspektiva e bashkëpunimit me Kishën e Shqipërisë dhe orientimi përtej oqeanit me këtë pretekst ishte qesharak edhe për faktin se ishte vetë Kryepiskopi Anastas që e dërgoi në Angli për të mësuar anglisht, gjë që i dha atij mundësinë të shkonte fillimisht në SHBA e më pas në Kanada. Lojërat e tij me Dioqezën e atjeshme Shqiptare, me krerët e nderuar të saj, me të ndjerin Sejfi Protopapa e plot të tjerë, janë të njohura për publikun. Siç e thamë edhe në postimin e parë, diaspora shqiptare ishte e para që i tregoi rrugën këtij shpifësi e ngatërrestari të sëmurë. Të mos harrojmë se në vitet kur ky njeri luftonte me tërbim Kryepiskopin Anastas dhe Dioqezën Shqiptare të Amerikës, fundamentalizmi islamik po shtrinte kthetrat e tij në gjithë Ballkanin postkomunist.
Erdhi dita që mbijetesa e tij, sipas kritereve që ai vetë kishte vendosur për kushtet e jetesës, nuk mund të sigurohej në mënyrë tjetër, përveçse të vishte raso. E vërteta është se ky vendim nuk përbënte kurrë prioritet për jetën e tij, edhe pse kishte premtuar shumë herë, si p.sh. para profesorëve të fakultetit teologjik në Athinë për të siguruar trajtim të veçantë gjatë provimeve, përpara Kryepiskopit Anastas që të siguronte letra rekomandimi për vazhdimin e dhënies së bursës nga Ministria e Jashtme e Greqisë etj. Rasoja që padenjësisht arriti të vishte, i rriti mjaft aksionet e veta në bursën e propagandës antiortodokse në Shqipëri. Duke u paraqitur si një prift erudit e patriot i zjarrtë, shtypi shqiptar i kohës, i financuar pa asnjë dyshim nga përkrahësit e kësaj propagande, i dhanë hapësirë të mjaftë këtij njeriu, i cili, në realitet, nuk është në gjendje as të shkruajë saktë emrin e tij. Ndërkohë, me profile të shumëfishta në internet, krijoi një atmosferë terrori kundër atyre pak besimtarëve që kishin mundësi në ato vite të kishin kompjuterin e tyre dhe një lidhje interneti (në Shqipëri operohej ende me lidhje dial up, me shpejtësi minimale, me shkëputje të shpeshta e vonesa të mërzitshme). Shumë shpejt, pas një sensibilizimi të gjithanshëm të besimtarëve orthodhoksë brenda dhe jashtë vendit, këtij shpifësi dhe ngatërrestari iu dha një përgjigje e fuqishme si në internet, ashtu edhe në shtypin shqiptar, jehona e së cilës vazhdon të dëgjohet deri sot, madje edhe në këtë Forum. OCA e dëboi nga radhët e veta dhe ia hoqi rason, ndërsa shtypi shqiptar, ose më saktë ato gazeta që e kishin promovuar këtë person në emër të luftës kundër Kryepiskopit Anastas, u turpëruan përjetë. ?Heroi? i tyre u plasi para hundës si një flluskë sapuni.
Përpara se të kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas plot 15 vitesh inekzistence absolute, le të sqarojmë me pak fjalë gënjeshtrën dhe mashtrimin mbi të cilin u ndërtua ?fenomeni Fatmir (Foti) Cici?. Së pari, kalimi i kufirit me Greqinë si refugjat dhe paraqitja e tij përpara autoriteteve policore me një letërnjoftim me emrin ?Foti? dhe jo Fatmir, siç e kishte në të vërtetë, si dhe me deklarimin se rridhte nga minoriteti grek. Së dyti, fshehja e faktit se ishte një ish i dënuar me pesë muaj burg për krime ordinere (plagosje personi me paramendim). Së treti, përqasja me qarqe vorioepirote, para të cilave deklaroi se ishte një ish i burgosur politik i regjimit komunist për shkak të bindjeve fetare dhe dëshirës që gjoja kishte shprehur për të studiuar për teologji. Së katërti, parregullsia ligjore në pranimin e tij në fakultetin teologjik të Athinës. Z. Fatmir Cici ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Delvinë, shkollë e cila, sipas ligjit të atëhershëm, bazuar në kurrikulën e saj, lejonte vazhdimin e studimeve të larta vetëm në degët veterinari dhe agronomi. Për shkak të paqartësive që ekzistonin në atë periudhë (1991) dhe të mungesës së korrespodencës zyrtare mes dy ministrive të arsimit, z. Fatmir Cici nuk paraqiti kurrë një dokument të tillë. Pra, diploma e tij, është e pavlefshme. Së pesti, diploma e siguruar prej tij në fakultetin teologjik të Athinës është siguruar në rrugë të pandershme. Gjatë gjithë kohës ka kërkuar trajtim të veçantë në provime, nuk ka marrë kurrë pjesë në provime me shkrim për gjoja vështirësi në gjuhën greke, e mbi të gjitha, u ka kërkuar profesorëve ta ndihmojnë të kalojë provimet sepse kërkon të kthehet sa më parë në Shqipëri për të ndihmuar Kryepiskopin Anastas.
Kalojmë tek arsyet e rishfaqjes së këtij personi, pas një periudhe kaq të gjatë. Të theksojmë se periudha në të cilën ky person nuk është bërë i gjallë është mjaft e gjatë (2004 ? 2019). Mosha e tij gjatë kësaj kohe është luhatur nga 36 në 51 vjeç. Bëhet fjalë për vitet më produktive të jetës së një njeriu dhe për gati gjysmën e viteve të punës që duhen për të fituar pension të plotë. Vërtet, a ka njeri që të mendojë se patriotizmi dhe besimi i një njeriu, i cili shkul faqet, bërtet e ngjiret se është gati të japë jetën për to, por për plot 15 vite nuk bëhet i gjallë, pastaj papritur shfaqet përsëri si gjykatës i të gjallëve e të vdekurve?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ky njeri mungoi për një kohë kaq të gjatë sepse askush nuk mund t?i ngarkonte misione si ato të mëparshmet, pa pasur raso. Rasoja ishte dhe do të jetë e vetmja vlerë e këtij njeriu, me anë të së cilës mund të sigurojë treg pune dhe klientelë. Ndërkohë, ne e dimë tashmë se ai është zhveshur nga çdo detyrë e funksion nga Kisha Orthodhokse. Në momentin që jemi duke folur, nuk ekziston në asnjë organikë të asnjë Kishe Orthodhokse në botë. Pra, nuk mund të ketë raso. Nuk e dimë nëse ka xhybe, por raso nuk mund të ketë. Deri tani, megjithëse janë të shumtë ata që e kanë ftuar të thotë se cilës Kishe i përket, nuk guxon të përgjigjet. Personalisht, jam i bindur se rasoja e tij është ?virtuale?, imagjinare, ashtu si dhe emri që përdor (At Foti).
Ky është mashtrimi i radhës i këtij supermashtruesi dhe shpifësi me pagesë. Vetëm se i ka bërë hesapet pa hanxhinë. Kutërbimi i atyre që e kanë ngarkuar me misionin e radhës është tepër i rëndë për të mos u nuhatur dhe tepër afër për të mos e kuptuar se cilët janë. Vetëm se kësaj radhe, kocka që pret si shpërblim, do t?i ngecet në grykë. Kohët kanë ndryshuar. Populli thotë se kjo është koha e maskarenjve, dhe kështu mund të jetë, por edhe ne prandaj jemi këtu: që t?u tregojmë vendin maskarenjve./ Forumi shqiptar
Fenomeni “Fatmir (Foti) Çiçi”/ Ky shpifës i paguar
Fatmir Cici apo Adhamudhi Vorio-Epiriot kundër kishës dhe shqiptarëve
Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?
Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit
Shqipëria rrezikon të përfshihet në një krizë të lindshmëris...
Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pas...
DASHI 21. mars – 20. prill Nuk do ketë planet qe do ndikoje...
Analisti dhe gazetari kosovar, Baton Haxhiu, gjithollogu i ...
Replikat në distancë mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishë...
I ftuar në emisionin “Open”, Gazetari Carlo Bollino ka komen...
Shkëlzen Berisha, ka hedhur dritë mbi akuzat që i bëhen atij...
Të ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela ka pasu...
Analisti, Mustafa Nano, teksa komentonte deklaratat e presid...
Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka ng...
Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, n...
Deklarata e Ilir Metës për dorëheqjen nga posti i presidenti...
I ftuar për të qenë pjesë e panelit në emisionin “Opinion”, ...
Deklarata e presidentit, Ilir Meta për dorëheqje dhe për gat...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën e opozit...
I ftuar në emisionin “Open”, sekretari për çështjet ligjore ...
Mungesa e Kryeministrit Edi Rama ka përfshirë të ftuarit e e...
I ftuar në studion e emisionit“Open”, avokati Spartak Ngjela...
Nëpërmjet një lidhje direkte me studion e emisionit “Opinion...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli rreth zgjedhjeve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...