Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh. Ja disa prej tyre:
Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.
Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit.
Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.
Liria e shtypit dhe e medias
Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm mediat për të përfituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre pranë partive politike. Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorën transmetimet e tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tjera të tyre.
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetëcensurimin. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të detyrueshme të punës uli pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në anshmërinë e raportimeve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportojë vonesa të mëdha në pagesat e pagave për gazetarët në shumicën e mediave, në disa raste deri në 10 muaj. Problemet financiare i kanë bërë disa gazetarë që të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke ngritur pyetje të integritetit.
OJQ-të pohuan se etika profesionale ishte një prioritet i ulët për disa nga portalet, që vlerësohet se arrijnë në rreth 700, duke ngritur shqetësime rreth përhapjes së lajmeve të rreme në përfitim të interesave të veçanta financiare ose politike. Rritja dramatike e mediave në internet solli një larmi pikëpamjesh.
Kriza ekonomike dhe praktikat e menaxhimit në mediat shqiptare kanë pakësuar financat dhe cilësinë e raportimit në media.
Ka pasur raporte të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të mediave, ndërkohë që interesat politike dhe të biznesit i vunë gazetarët në presion.
Më 30 gusht, një person i panjohur qëlloi 10 herë në shtëpinë e prindërve të reporteres së krimit Klodiana Lala. Zonja Lala raporton shpesh për krimin e organizuar dhe çështjet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë reformën gjyqësore.
Në shtator, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se 12 gazetarë kishin paraqitur kërkesa për azil në vendet anëtare të BE, duke përmendur kërcënime për shkak të vendeve të tyre të punës.
Censura:
Gazetarët shpesh praktikojnë vetëcensurim për të shmangur dhunën dhe ngacmimin dhe si reagim ndaj presionit nga botuesit dhe redaktorët që kërkojnë të avancojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike.
Autoriteti për komunikimet elektronike dhe postare dekretoi më 15 tetor se 44 portale të mediave kishin 72 orë për të marrë një numër identifikimi tatimor dhe ta publikonin në faqet e tyre të internetit ose qeveria do t’i mbyllte ato. Lista përfshiu disa faqet e lajmeve hulumtuese, duke përfshirë BIRN. Deri në fund të vitit, qeveria nuk i kishte mbyllur portalet që nuk kishin marrë numrin e identifikimit tatimor./ VOA
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për t...
Policia e Durrësit ka sekuestruar 21 kg kanabis në formë çok...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur mbrëmj...
Nga 6 muaj dhe në disa raste deri në një vit Tatimet nuk kan...
Dy persona, përkatësisht babë dhe bir kanë rënë në prangat e...
Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit për të dr...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, n...
Moderatorja Albana Osmani prej kohësh është e angazhuar me f...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka hedhu...
Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për...
14 persona kanë rënë në pranga, pas një operacioni “blic” të...
Bukuroshja e ekranit, Almeda Abazi duket se është në ditët e...
Anika dëgjon gjyshen dhe Pinkin duke u zënë për diçka. Gjysh...
Xhenet dhe Melisa shkojnë të ndalojnë Arzun. Selim i sheh ba...
Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Oh...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rreth tre ditë më parë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndo...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...