Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Serbisë u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot në Beograd se Platforma e dialogut me Beogradin, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës “në thelb paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin?. Këtë deklaratë Presidenti i Serbisë Vuçiç e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me nënsekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Politike, David Hale, i cili po qëndron në Beograd, ku me pas do të vizitojë edhe Prishtinën. Presidenti i Serbisë tha se “qëndrimi i Beogradit karshi situatës së re të krijuar do të jetë i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm?.
“Në një afat relativisht të shkurtër kohor do të marrë masa, me të cilat do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës?, shprehet Aleksandër Vuçiç sipas një komunikate të Presidencës së Serbisë. Vuçiçi thuhet më tej se”e ka paralajmëruar prej kohësh Përfaqësuesen e Lartë të BE-së,
Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i platformës së Prishtinës nuk lë vend për kompromis dhe si e tillë ajo është kundër dialogut?.
Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten platformën e dialogut, ku Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “dëshiron zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bierë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës?.
“Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme Kosovë-Serbi, duhet të jetë e qartë dhe pa dykuptimësi?, thuhet në platformën e Prishtinës.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian nga ana e tyre nuk e kanë komentuar Platformën e Prishtinës, por kanë thënë se palët duhet të dialogojnë dhe të arrijnë marrëveshje që është në interes edhe të rajonit.
“BE nuk i komenton qëndrimet e disa palëve në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës. BE kërkon që Kosova ta ndërpresë taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe të vazhdohet me dialog, në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme ndërmjet të dy vendeve?, ka deklaruar Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Presioni ndaj Prishtinës zyrtare që ta pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe të kthehet në dialog me Serbinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me Serbinë, po vazhdon edhe nga SHBA. Numri tre i administratës amerikane, nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, gjatë vizitës në Beograd “u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun?.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për heqjen e taksës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme?, citohet të ketë thënë David Hale, deklaratë e publikuar në Twitter nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Beograd. Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, pas Beogradit viziton Prishtinën dhe sipas ambasadorit amerikan në Beograd, “nënsekretari David Hale viziton Beogradin dhe Prishtinën për të inkurajuar palët që të kthehen në dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”./DW
Një ndër serialet më të ndjekura “Ertugrul”, do të rikthehet...
Ish-avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump Mic...
Në rrugën Tiranë – Elbasan po punohet, por megjithatë nuk di...
Kreu i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima në një postim na rrje...
Një grua nga fshati Drenovic i Urës-Vajgurore, i ka dhënë fu...
Ish deputetët e opozitës duket se kanë lënë një derë hapur p...
Ish deputetja e PS-së, Arta Dade e qenë prezente në rubrikën...
Nga Frrok Çupi– Kush e bëri të flasë memecin e bjeshkës?… Nj...
Mbretëresha ka bërë postin e saj të parë të Instagram gjatë ...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Mali...
Kryetari i PD Lulzim Basha u fotografua ne Vjenë një ditë më...
Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një postim në rrjete...
Në një rrëfim për “Fax Web”, vajza tregon se është përdhunua...
Deputeti, Myslym Murrizi, i cili nuk e dorëzoi mandatin e ti...
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi është kapur...
I ftuar në studion e lajmeve të televizionit “ABC News”, dep...
Ndonëse e ka vlerësuar edhe si festë edhe si protestë 8 Mars...
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në “News 24 ...
Kryeministri Edi Rama, nga Libofsha ku mori pjesë në një akt...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i qenë present në rub...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...