web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrahu avokaten/ Kryegjyqtari "dhunues" pa mandat dhe me kredi

8 Mars 2019, 09:22, Aktualitet CNA

Nuk kanë të ndaluar skandalet në sistemin e drejtësisë. Nga korrupsioni, imoraliteti, paaftësia dhe deri tek dhuna.

Janë këto fenomene që as Vettingu duket sikur nuk do t’i pastrojë.

Një ngjarje e shëmtuar është publikuar në të gjitha mediat, me objekt kryetarin e Gjykatës së Kukësit Isuf Shehu.

Ngjarja fillimisht është publikuar nga emisioni Stop, për t’u shpërndarë më pas dhe në media të tjera.

Bëhet fjalë për një video të fimuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet krygjyqtari Isuf Shehu duke rrahur avokaten Aurora Guska.

Në pamje shihej Shehu së bashku me avokaten që afroheshin tek hyrja e gjykatës.

Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.

Ndërkaq ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje jo normale.

Kujtojmë se kryegjyqtari i Kukësit, është pjesë e listës prirotare në procesin e Vettingun.

Në vitin 2016 nga Hipoteka  nisi verifikimi i pasurive së paluajtshme për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Isuf Shehu është emëruar në krye të Gjykatës së Kukësit, në vitin 2014, pas shqyrtimit të të gjitha kandidaturave që kishin konkurrar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që në atë kohë drejtohej nga ish- Presidenti Bujar Nishani.

Në fakt nëse i referohemi Ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, Shehu rezulton të jetë në krye të Gjykatës së Kukësit, pa mandat.

Ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit thotë se emërimi i kryetarëve parashikon se mandati është 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë.

Në pikën dy të ligjit parashikohet se kryetari në detyrë i gjykatës, jo më vonë se 6 muaj për mbarimin e mandatit, duhet të kandidojë për kryetar. Nëse nuk kandidon, konsiderohet se ka dhënë dorëheqjen.

Tashmë pritet që situata të merret në dorë nga Këshilli i Lartë gjyqësor, por deri atëherë, Shehu mund të konsiderohet kryegjyqtar me mandat të skaduar. Kjo jo për faj tij. Pasi më herët Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk kishte kompetencë që të kryer zëvendësime, pasi pritej formimi i KLGJ-së.

Ndërsa sa i përket anës pasurore, CNA.al, disponon pasurinë që kryegjyqtarit Shehu,  që ka deklaruar në vitin 2017 pranë ILDKPKI-së.

Sipas asaj që ka deklaruar, rezulton që burimet e të ardhurave i ka nga paga.

Deklarimi i pasurise për vitin 2016

Të ardhura nga paga dhe shërbime për periudhën 01-01 deri 31.12.2016 në shumën 1.776.500 lekë.

Të ardhurat e pagës së bashkëshortes për periudhën 01-01 deri  më 31.12.2016 (Drejtoria Rajonale Arsimore Kukës), në shumën  635,773.68 lekë.

Të ardhurat e pagës + dieta te djalit, Andit për periudhën 01.01 deri me 31.12.2016, (OSHEE, Njësia Kukës), në shumën 673,662  lekë

Kredi për shtëpi në shumën prej 200.000 lekë. Kohëzgjatja 7 vjet, data e fillimit 01.06.2011 deri me 31.05.2018. Kësti mujor është: 4.180 lekë.

Janë shlyer 50,160  lekë, ndërsa janë pashlyer 63.006,14 lekë.

Kredi 1.300.000 lekë me afat 10 vjeçar. Kësti mujor është: 15349.41 lekë.

Janë shlyer 128,126.89 lekë, ndërsa janë pashlyer 815,885.42 lekë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga