"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga ILIR RUSMALI*
– Sot fushatës zgjedhore të dy mijë e shtatëmbëdhjetës i vihet kapaku. Liderët politikë nga nesër nisin të qërojnë zërin dhe të harrojnë gradualisht premtimet. Zgjedhësit nesër qërojnë mendjen dhe bëhen gati të sillen si shtetarë.
Këtë privilegj e kanë vetëm për një ditë, ndaj s?guxoj dot ta lë këtë reflektim për nesër. Për profesion a për forcë zakoni e kam përcjellë këtë fushatë sa kam mundur dhe jam përpjekur të krijoj një ide për tiparet e saj. Më ka mbetur në mendje një fjali e Kryeministrit, i cili përpara pak ditëve e cilësonte fushatën si ?fushatë e çuditshme?.
Arsyetimi i tij i shërbente interesit të tij. Për të, fushatën e bënte të çuditshme roli i Ilir Metës dhe asgjë tjetër. Për mua sjellja e Metës mund të jetë ose e ligjshme, ose e paligjshme (zgjidhni e merrni), por nuk mund të jetë ?e çuditshme?. Rama e Meta janë të dy ?kafshë politike?, i përkasin së njëjtës ?stallë?, ndaj nuk mund veçse të sillen politikisht. Pavarësisht nga kjo kundërshti, nuk më hiqet nga mendja përcaktori ?i çuditshëm? i Kryeministrit.
Historia përcaktorin ?i çuditshëm? e ka përdorur në mënyrë inçizive në një rast tjetër të famshëm, për një ngjarje madhore dhe me impakt ndërkombëtar, e cila u shtri në periudhën midis viteve 1939-1940, kur Franca dhe Anglia i shpallën luftë Gjermanisë, sapo kjo e fundit pushtoi Poloninë. Atëkohë, lufta e shpallur u quajt ?Drôle de guerre-Luftë e çuditshme?, sepse kishte luftë, por nuk bëhej asnjë betejë.
Pastaj nuk kaloi shumë dhe lufta e çuditshme u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. A shërben paralelizmi me luftën pa beteja që edhe zgjedhjet tona të marrin përcaktorin ?i çuditshëm?? A ka në këtë histori diçka më shumë sesa arsyetimi në frëngjisht, në gjuhën e preferuar nga ana e Kryeministrit shqiptar dhe asociacioni instinktiv me fjalën drôle?
A ka arsye të mjaftueshme që zgjedhjet tona t?i quajmë drôle d?election? Zgjedhjet janë garë. Të tilla ishin dhe këtë herë. Veçse këtë herë ato nisën si garë, por nuk regjistruan konkurrues. Opozita refuzoi pjesëmarrjen, deri një muaj para datës së zgjedhjeve. Kryeministri kishte disa muaj që kishte shpallur ?luftën? elektorale, por ?beteja? nuk bënte dot. Opozita nuk i dilte dhe nuk i doli kurrë përballë, sepse opozita kishte marrë tjetër shteg.
Opozita ishte në shtegun e marrëveshjes (qeveri teknike, shtyrje e datës së zgjedhjeve). Në këtë shteg e tërhoqi edhe Kryeministrin. Po të ishin për ?luftë?, do t?i ishin nënshtruar menjëherë ?rregullores së luftës?, Kodit Zgjedhor. Ishin për pakt, ndaj iu nënshtruan ?rregullores së paqes?, marrëveshjes dypalëshe. Në këtë shteg dalin nga pak çdo ditë, sa herë në fushatë futen ministrat teknikë, sa herë hedhin dhe presin me njëri-tjetrin fjalën ?bashkëqeverisje?, sa herë bashkohen në miqësitë dhe armiqësitë e njeri-tjetrit.
Kjo garë pa konkurrim është njëlloj si lufta pa beteja, është drôle. Marrëveshjet politike në vetvete nuk janë të këqija, sa herë ato i shërbejnë dhe respektojnë interesin publik (sidomos kur kapërcejnë mbi interesin e palëve në marrëveshje). Marrëveshja e 18 majit riktheu opozitën në proces, i dha asaj mundësinë që të regjistrohej në garë. Edhe nëse qëllimi i saj duket se është rregullimi i vijës së sjelljes së opozitës pas zgjedhjeve, në përputhje me vizionin e Kryeministrit për sjelljen që duhet të mbajë opozita karshi tij (perifrazuar nga biseda televizive e Kryeministrit Rama me gazetarin Ylli Rakipi, datë 19.06.2017), fakti që opozita u fut në zgjedhje formon pa dyshim një efekt pozitiv për vendin.
Por një anë është të lejosh regjistrimin e konkurrentëve në zgjedhje dhe një anë tjetër është t?u japësh atyre kohën e mjaftueshme për të bërë fushatë dhe për të arritur efektivisht te zgjedhësit. Marrëveshja nuk i la kohë opozitës as për të bërë nxehje. Ky konkurrim në Zeitnot është njëlloj si ta mbyllësh luftën pa thënë dot urra! Ky konkurrim është drôle. Gara këtë herë nisi me marrëveshje të re dhe historike, me marrëveshjen që do të garantonte, të paktën sipas opozitës, standardin e zgjedhjeve, por në fakt u zhvillua tërësisht sipas zakonit të vjetër.
Fushata nuk la mangët asnjë nga akuzat për presione, manipulime, shitblerje, kërcënime dhe dhunë që jemi regjur së dëgjuari në zgjedhje të shkuara. Si dhe në zgjedhje të shkuara nuk pati asnjë reagim të mirëfilltë institucional për sqarimin dhe zbardhjen e akuzave. Loja e aktorëve u përsërit pa asnjë bjerrje apo harresë, sipas të njëjtit skenar. Fushata pati shumë lekë, por nuk pati shpenzime, pati përballje, por nuk pati debat, pati ide, por nuk pati programe, u shfaq si kacafytje njerëzish të mëdhenj, por të gjithë ata u morën vetëm me vogëlsira, pati gallatë, por asfare seriozitet, pati gallatë, por kripën e kishte pa karar.
Zgjedhje që ngrihen mbi marrëveshje historike, por që mbyten nga histori banale si këto, nuk mund të jenë veçse të çuditshme. Në këto zgjedhje palët janë të rreshtuara fort për betejë, por të gjitha duket sikur janë në njërën anë të frontit. Zgjedhje të çuditshme! Unë nuk mund ta di se ç?qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve. Do jetë e mirë, do jetë e çuditshme, apo do jetë e tmerrshme?
Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë, ndaj e pres i qetë dhe pa emocion rezultatin. Vetëm një gjë më shqetëson: Në vitin 1940 lufta që opinioni publik e etiketoi me elegancë si drôle de guerre u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. Nëse zgjedhjet që po mbyllim sot i mirëpresim dhe përshëndesim me të njëjtën elegancë si zgjedhje të çuditshme, mund të mos kemi shans nesër që të shpëtojmë nga tmerri i tyre. Publikuar në 2017./ CNA.al
Në një postim të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale, av...
Në Universitetin Bujqësor të Kamzës janë shkarkuar gjashtë p...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për katër p...
Një zjarr ka rënë në kodrën e Kordhocës, e cila ndodhet pran...
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 19 vjeçar ...
Ka një “dashuri” që vetëm Lulzim Basha mund ta realizonte. N...
Mësohet se kandidati për deputet, Edmond Rushi, i cili ishte...
Në një deklaratë për shtyp gjatë aktivitetit të dedikuar mas...
Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit kanë sjellë reagimin e M...
Gjykata e Lartë ka njoftuar hapjen e vakancës për pozicionin...
Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar se nesër në orën 11...
Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat e par...
Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Mihal Popa”, një apartament n...
Ministria e Financave ka reaguar për akuzën e bllokimit të b...
NudofobiaNudofobia është frika e të qenurit nudo në publik. ...
PeshqitKëta persona bien në dashuri, mirëpo partneri i tyre ...
Rreth dy javë më parë, opozita vendosi të djegë mandatet e d...
Ligji i madh i karmësLigji i parë i karmës thotë që çdo vepr...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg 35 ditë ...
Ish- kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...