Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ishte institucioni i parë i sistemit të ri që “prodhoi” Reforma në Drejtësi.
Mirëpo nga 11 anëtarë të KLP, 7 prej tyre rezultojnë me probleme, ndërkohë që në duar të tyre është fati i të gjithë sistemit prokurorial.
Nisur nga problemet që rëndojnë mbi ta, duket se ata janë zgjedhur në atë Këshill për të mbyllur gojën dhe për të vepruar sipas urdhrave politike.
Për shkak se dyshohet se KLP është peng i politikës, është vendosur që edhe mbledhjet të bëhen me dyer të mbyllura. Kështu, anëtarët e KLP mund të shantazhohen më lehtë nëse nuk veprojnë konform urdhrave të politikës për prokurorët e preferuar.
CNA.al do të sjell më poshtë kontestimet që janë ngritur nga institucione të ndryshme mbi 11 anëtarët e KLP.
Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
Në nëntor të vitit të kaluar Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.
Sipas Komisionerit nuk krijohet bindja se prokurori Osmani ka arritur nivelin e besueshëm.
Më datë 2 Gusht, KPK-ja, edhe ILDKPKI-ja kishin raportuar se Osmani ka kryer deklarim të rregullt dhe se nuk kishte fshehje të të ardhurave.
E vetmja pikëpyetje që u ngrit në atë kohë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të prokurorit, për të cilën komisioni ngriti dyshime.
Komisioneri Publik, kërkon shqyrtim të shkaqeve të ankimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndryshim të vendimit dhënë më 2 Gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gentian Osmani. Rasti pritet të shqyrtohet nga KPA.
Prokurorja Antoneta Sevdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.
Gjatë kësaj seance, subjekti i rivlerësimit vlerësoi se denoncimi me të cilin u njoh, nuk paraqet asnjë të dhënë që mund të çojë në dyshime për paaftësi të saj në aspektin profesional.
Komisioneri Publik kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të hetojë dhe të shprehet mbi të gjitha denoncimet në total, të depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit.
Trupi gjykues refuzoi kërkesën e Komisionerit Publik për riçeljen e hetimit administrativ, pasi konsideroi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes. Përfundimisht për prokuroren Sevdari do të vendoset ditën e hënë, më datë 25.02.2019, ora 10.00.
Prokurori i Besnik Cani
Me datë 27 nëntor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi, votoi unanimisht për konfirmimin në detyrë të Besnik Canit, me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, por i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme si këshilltar i Arta Markut.
Edhe pse KPK ka vendosur ta rikonfirmojë Canin në detyrën e prokurorit, hetimi administrativ dhe denoncimet e shumta që kanë ardhur kundër tij në Komision, kanë nxjerrë në pah një listë të gjatë shkeljesh në 2 nga 3 kriteret e vetingut, pasurinë dhe profesionalizmin.
Megjithatë, vendimi i KPK-së është kundërshtuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i ka rekomanduar Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të subjektit në Kolegjin e Apelimit, pasi sipas tyre Cani është konfirmuar në detyrë nëpërmjet interpretimit të gabuar të ligjit të vetingut nga KPK.
Sipas ONM-së një shqyrtim i drejtë i të gjitha detajeve të çështjes duhet të çojë në shkarkimin e Canit për shkak se ai vë në rrezik besimin e publikut mbi sistemin e drejtësisë dhe e ka të pamundur që ti përmirësoj të metat e tij nëpërmjet trajnimit.
Gjithashtu ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik që në ankim t?i kërkojë Kolegjit të Apelimit të shqyrtojë çështjen e transferimit të disa dosjeve tek organi kompetent disiplinor, pasi shqyrtimi i këtij aspekti do të ketë ndikim të madh në vlerësimin e subjektit.
Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë
Bujar Sheshi, Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda me 24.10.2018, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai kaloi procesin e Vettingut, pasi KPK, tha se nuk janë konstatuar probleme.
Nuk kaloi shumë kohë, dhe në media u publikuan të dhëna të dokumentuara, se Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Autoriteti i Dosjeve.
Sipas këtij Autoriteti ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.
?Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)?, thuhet në reagimin e Autoritetit të Dosjeve.
Por, Sheshi ka reaguar me padi ndaj Autoritetit të Dosjeve, pasi pretendon se nuk është ai personi në dosje.
Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.
Komisioneri Publik, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Po në vlerësimin e Komisionerit Publik për këtë rast shkruhet se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.
?Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, ? shkruhet më tej.
Kryetari i KLP -së, Gent Ibrahimi
Sipas Partisë Demokratike, Gent Ibrahimi apo kunati i ish-ministres Mimi Kodheli është në krye të KLP si investim politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.
?Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t?i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un?- ka thënë më herët PD.
Anëtari i KLP -së Alfred Balla
Që në kohën kur ishte kandidat për në KLP, Alfred Balla është konstatuar nga ONM, se nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka qenë angazhuar 5 vitet e fundit në shoqërine civile. Dhe për më tepër sipas ONM-së, platforma e tij ishte plagjiaturë e paraqitur nga një kandidat tjeter. “Ndaj ky kandidat nuk ka integritet te larte moral si anetar i KLP”, thuhej në reagimin e mëhershëm të KLP-së.
Të vetmit kandidatë, ndaj të cilëve nuk janë bërë kontestime janë Sandër Beci, Tartar Bazaj, Kostaq Beluri dhe Nurihan Seiti (Metaj)./CNA.al
Pedagogu dhe gazetari njohur Erion Kristo, ka reaguar i revo...
Deputetët e Opozitës javën që lamë pas dorëzuan mandatet me ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mësohet të ketë fir...
Kryeministri Edi Rama, ka mohuar se ka kryebashkiakë të PS ...
Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur një turn int...
Moti i keq që përfshiu vendin ditën e djeshme, ka sjellë dë...
Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë...
27 prokurorë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” , ka reaguar...
Së fundmi në media është raportuar se 100 pasaporta të shqip...
Astrologe Meri Shehu njofton se: Keto dite do pyesim 1. A ke...
Trilogjia e filmave “Taken” bën pjesë në listën e filmave më...
Partitë e vogla nuk do ta ndjekin nga pas Lulzim Bashën. Ata...
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në nj...
“Jo” është një fjali e plotë dhe pse mungojnë shumë gjymtyrë...
Për çdo herë që ndalemi te java e modës në Milano, pritshmër...
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se të harrosh nuk ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi nga Gjir...
Tre të rinj u aksidentuan rëndë mëngjesin e sotëm. Makina me...
Këtë të shtunë, e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...