Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
27 prokurorë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Një strukturë, kjo që ka ngjallur shpresë për drejtësi në opinionin publik. Gjithsesi është herët për të folur për rezultatet e saj, duke pasur parasysh se institucionet e “prodhuara” nga reforma në drejtësi siç është edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë përfshirë në skandale.
CNA.al do të kalojë në filtër një për një të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për në SPAK.
Besim Hajdarmataj, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është një nga 27 kandidatët që ka aplikuar për në SPAK.
Kujtojmë se pas emërimit në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku i habiti të gjithë, derisa u deklarua në krah të Hajdarmatajt.
Por, “dashuria” e Markut për Hajdarmatën përfundoi brenda pak muajsh.
Edhe pse i pati premtuar publikisht mbështetje, me 9 maj 2018, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku e shkarkoi, pa motivacion.
Në vend të tij, Marku emëroi Donika Prelën apo siç njihet ndryshe “gruaja që ha koka burrash”, duke pasur parasysh burrat-prokurorë që ajo ka zëvendësuar me urdhër të mikeshës së saj.
Emri i Hajdarmatajt është lakuar kryesisht gjatë vitit 2018, për shkak të hetimeve ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndaj dhe shkarkimi i tij nga Krimet e Rënda, u përcoll me një sërë komentesh.
Në shtator të vitit 2017, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vendosi që ta largojë Hajdarmatajn nga dosja “Tahiri”, por edhe nga Krimet e Rënda.
Ai u internua në Pogradec dhe pas rreth 3 muajsh, ai u rikthye sërish tek Krimet e Rënda, pas një vendimi gjykate, i cili gjeti miratim edhe në KLP.
Kujtojmë se ndër të tjera, Hajdarmataj ka firmosur edhe ngjarje të tjera të bujshme në krye Prokurorisë së Krimeve të Rënda, siç është rasti i pilotit italian, Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit, i dyshuar se po kryente trafik droge. Gjithashtu edhe dosja 339, që ndryshe po konsiderohet si dosja që vërteton se janë vjedhur zgjedhjet, ka qenë në duart e Hajdarmatës.
Prokurori Besim Hajdarmataj drejtoi Krimet e Rënda nga viti 2016-2018, ndërsa ai, ka drejtuar institucionin e hetimit në qytete si Tropoja apo Kurbini dhe Durrësi.
Sa i përket pasurisë sipas të dhënave që CNA.al ka grumbulluar pranë ILDKPKI-së, por edhe sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se Hajdarmataj, burim të ardhurash ka vetëm pagën.
Për më tepër Hajdarmataj rezulton dhe i pastrehë, të paktën sipas asaj që ka deklaruar ndër vite.
Pasuria e deklaruar ndër vite
Në vitin 2003 ai ka deklaruar pagën si prokuror në Tropojë
Edhe në vitin 2004 ai ka deklaruar pagën në shumën 74 629 lekë.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar po pagën si prokuror në Tropojë në shumën 1116720 lekë.
Në vitin 2006 ai ka deklaruar kursime në bankë në shumën 140 000 lekë dhe cash 200 000 lekë si dhe pagën në shumën 1 395 863 lekë.
Në vitin 2007 ai ka deklaruar se ka shtuar kursimet në shumën 700 000 lekë, shtuar të ardhurat nga vëllai në shumën 3 000 euro, pagën si prokuror në Kurbin në shumën 943 146 lekë, orë shtesë 156 096 lekë, shpërblime 43 000 lekë dhe dieta 15 000 lekë.
Në vitin 2008 ka deklaruar se ka shtuar kursime nga paga në shumën 400 000 lekë, dhe kursime nga të ardhurat 4 000 paund, pagën në shumën 1 217 005 lekë, orët jashtë orarit në shumën 172 562 lekë, shpërblim në shumën 89 435 lekë.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar se bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes kanë kursime në shumat, 1 000 000, 4 000 paund dhe 3 000 euro. Shtesë nga paga në shumën 500 000 lekë. Gjithashtu ai ka deklaruar pagën dhe shpërbimet.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 700 000 lekë, pagën dhe shpërblimet në shumën 1 153 372 lekë.
Në vitin 2011 ai ka deklaruar 700 000 lekë, pagën dhe shpërblimet në shumën 1 431 790 lekë.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 750 000 lekë, pagën dhe shpërblimet në shumën 1 179 821 lekë.
Në vitin 2013 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 1 000 000 lekë, pagën dhe shpërblimet në shumën 1 740 783 lekë.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 800 000 lekë, llogari rrjedhëse të pagën në shumën 282.103,29 lekë, pagën dhe shpërblimet si drejtues i Prokurorisë së Durrësit në shumën 1 659 583 lekë.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 750 000 lekë, llogari rrjedhëse për pagën në shumën 641.423.50 lekë, pagën dhe shpërblimet si drejtues i Prokurorisë së Durrësit dhe zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në shumën 1 948 041 lekë.
Në vitin 2016 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga në shumën 500 000 lekë, llogari rrjedhëse për pagën në shumën 963,466,43 lekë, pagën si prokuror pranë Krimeve të Rënda në shumën 1 888.439 lekë.
Në vitin 2017 ai ka deklaruar shtesë me të ardhurat nga paga 870 000 lekë, llogari rrjedhëse për pagën 1 804 709.23 lekë, kursime në shumën 1 002,956,00 lekë, kursime që i ka kaluar në bankë në shumën 5 000 000 lekë si dhe pagën në shumën 1 883,314 lekë./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” , ka reaguar...
Së fundmi në media është raportuar se 100 pasaporta të shqip...
Astrologe Meri Shehu njofton se: Keto dite do pyesim 1. A ke...
Trilogjia e filmave “Taken” bën pjesë në listën e filmave më...
Partitë e vogla nuk do ta ndjekin nga pas Lulzim Bashën. Ata...
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në nj...
“Jo” është një fjali e plotë dhe pse mungojnë shumë gjymtyrë...
Për çdo herë që ndalemi te java e modës në Milano, pritshmër...
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se të harrosh nuk ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi nga Gjir...
Tre të rinj u aksidentuan rëndë mëngjesin e sotëm. Makina me...
Këtë të shtunë, e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiu...
Pasditen e djeshme të ftuar në emisionin “Rudina” ishin gaze...
Këngëtarja e njohur Greta Koçi e ftuar në ‘Mos i fol shofer...
Një krijesë misterioze është parë në Kinë.Kafsha e çuditshme...
Ndonëse është një ndjesi e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme...
Platforma Netflix duket se po kthehet në një ‘kërcënim’ për ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim që ...
Në stacionin e makinave “Tibus” në Largo Guido Mazzoni, Poli...
Pasagjerët e një trageti të linjës Bari-Durrës, janë përfshi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...