web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Çfarë nuk u pa nga gjyqi/ Salla shpërthen në të qeshura

19 Shkurt 2019, 13:54, Aktualitet CNA

Të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit kanë dalë sot para Gjykatës, ku janë njohur me masën e sigurisë.

Të ndaluarit kanë bërë një “miniprotestë” brenda institucionit të Gjykatës, duke thirrur në një zë: Rama ik.

Por, salla e gjyqit ka shpërthyer në të qeshura më tej, kur një i ndaluar, teksa pretendon se nuk ka qenë në protestë, nuk di të qartësojë veten se ku është ndodhur ditën e tubimit, në punë apo tek babai i tij.

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shpia.

Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?

Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shpia. Kam punën time. As kam qenë në protestë fare.

Gjyqtarja: S?ke qenë në protestë?

Qytetari: Nga policia është konfirmu se ke qenë në protestë.

Salla e gjyqit shpërtheu në të qeshura.





Lajmet e fundit nga