Ju sjellim disa arsye të vlefshme për të pirë birrë çdo ditë
Birra forcon kockatShumë studime kanë treguar se birra përmb...
Në vitin 2013 në vigjilje të ndërrimit të pushtetit, u nënshkrua koncesioni i shenjimit të karburanteve. Kompania fituese ishte GFI dhe pavarësisht përfoljeve të ndryshme nga ish-opozita e atëhershme, pas ndërrimit të pushtetit doli që kjo kompani do të vazhdonte ekzekutimin e kontratës së koncesionit.
Shoqata e hidrokarbureve ndërmori një ankimim me hapje çështje gjyqësore ku kundërshtonte nevojën e shenjimit të karburanteve në Shqipëri, pavarësisht problematikave që shteti shqiptar dhe institucionet ligjzbatuese kishin ndeshur ndër vite me monitorimin dhe mbledhjen e tarifave dhe taksave nga ky produkt. Në fund, Gjykata Kushtetuese vendosi pro shenjimit të karburanteve, qofshin këto të përpunuara apo për përpunim të mëtejshëm, me qëllim realizimin e tagrave shtetërore në monitorimin dhe mbledhjen e të ardhurave në sasinë dhe cilësinë e duhur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte jo vetëm në të njëjtën linjë me kontratën e koncesionit, por edhe me ligjin e hidrokarbureve që citon shprehimisht nevojën dhe domosdoshmërinë e shenjimit të tyre. Ky vendim i gjykatës u përforcua edhe më tutje me raportin e Autoritetit të Konkurrencës.
Pavarësisht të gjithë kësaj sage ligjore dhe ecejake institucionale dhe ligjore, ku të gjithë ankoheshin për të gjithë, sot e kësaj dite është fakt në dritë të diellit që nafta bruto akoma nuk shenjohet. Realiteti i mosshenjimit të naftës bruto (kryesisht e prodhuar nga Bankers Petroleum) lë vend për hamendësime nga më të ndryshmet. Nga njëra anë, kemi kompaninë koncesionare GFI Albania e cila mund të jetë e paaftë për të realizuar procesin por thjeshtë bën presion ndaj paaftësisë dhe korrupsionit institucional. Nga ana tjetër kemi Bankers Petroleum që këmbëngul me argumenta nga më të ndryshmet për të anashkaluar dhe neglizhuar ligjet shqiptare dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të Autoritetit të Konkurrencës. Por mbi të gjitha dhe para të gjithave, kemi edhe paaftësinë e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të veta ligjzbatuese që lejojnë që dy kompani private, njëra që shfrytëzon burimet natyrore të vendit (burimin më të shtrenjtë që kemi në sasi dhe në të ardhura) dhe tjetra që ka fituar një kontratë koncesionare, të cilat me paturpësi i bëjnë shtetit shqiptar karshillëk dhe nuk pyesin për ligjet e këtij vendi. As vendet afrikane nuk janë në të tilla pozita, nëse citojmë iniciativën më të fundit të Nigerisë që hodhi në gjyq Shell dhe Eni për shmangie korruptive prej më se 6 miliardë dollarësh.
Kujtdo mund t?i lindë mendimi që kjo paaftësi e shtetit shqiptar shfrytëzohet në formë korruptive nga zyrtarucë burokratë, të cilët përfitojnë nga allishverishet e kompanive private dhe manovrat e tyre për të shmangur detyrimet kontraktuale dhe fiskale që kanë ndaj shtetit shqiptar.
A është ky një skandal që shteti shqiptar duhet të adresojë urgjentisht dhe me përparësi? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë shkleje dhe pasojat që i vijnë shtetit, interesit publik dhe të gjithë konsumatorëve shqiptarë?/CNA.al
Birra forcon kockatShumë studime kanë treguar se birra përmb...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”...
Përqafimi mbrojtësPërqafimi mbrojtës i jep partnerit tuaj mb...
Kompania më e madhe e tregtimit te elektro-shtëpiakeve në Sh...
INFJ është një nga llojet më të ralla të tipave të personali...
19 personat e arrestuar pas protestës së të shtunës kanë dal...
Gjatë fjalës së tij nga takimi me qytetarë të Pukës, kryemin...
Kryeministri Rama po zhvillon një takim në Pukë, në kuadër t...
GaforrjaTë lindurit nën shenjën e Gaforres kanë një rol të r...
Të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit kanë dalë sot pa...
Kjo tip shenje që duket si një gërmë M, është e rrallë, kësh...
Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku qindra qytetarë i...
Juristi Ivi Kaso ka përfaqësuar në gjykatë sot protestuesit ...
Radio Tirana mesa duket ka vendosur të “ringjallë” diktaturë...
Një ish-feketiv i policisë së Kurbinit ka përfunduar në pran...
Sokol Rama, i cili prej pesë ditësh ishte deklaruar i zhduku...
Opozita e bashkuar, ka vendosur të djegë mandatet. Një ditë ...
Një lajm i trishtë për të gjithë adhuruesit e modës!Ikona e ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e opozitës për d...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...