Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo është e vetmja fuqi që mund të demonstrojnë inskenuesit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për dhunën e protestuesve, qofshin këta dhe të stisur.
Shqipëria europiane nuk turpërohet nga dhuna e protestuesve, por nga dhuna e shtetit.
Ajo që ka qenë problem në Shqipëri, nuk është kur e tepëron populli, qoftë dhe popull me pagesë, por kur qeveria nuk di të bëjë detyrën e saj.
Ylli i 16 shkurtit për fatin tonë nuk është dhuna, por policia dhe mënyra si ajo e vuri nën kontroll pa asnjë dëm. Ministri i Brendshëm, Aleksandër Lleshi dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë dhënë sot një leksion demokracie, se si një dhunë e papërmbajtshme, e stimuluar dhe e parapërgatitur, u shfry si një flluskë sapuni, pa dëmtuar asnjë qytetar.
Shqipëria ka parë boll protesta të dhunshme dhe do të shikojë dhe në të ardhmen. Nuk ka recetë që i ndal ato, përveç një shoqërie të stabilizuar dhe me standarte të larta urbane.
Shqipëria jonë është larg me vite dritë nga ajo kohë.
Ajo që mund të bëjmë më shpejt dhe më mirë, është të kemi një shtet demokratik, një polici të aftë, dhe një përgjigje njerëzore dhe propocionale ndaj dhunës, në atë masë që të mos rrezikojmë jetën e askujt.
Sjellja e sotme e Policisë së Shtetit, nuk është vetëm një standart që vlen për të ardhmen, por edhe një standart për të kthyer kokën pas dhe për ta ballafaquar me krimin shtetëror të 21 janarit, dhe për të rihapur atë çështje, si pushkatim i qëllimshëm i protestuesve.
Më 21 janar nuk u prek dera e brendshme e Kryeministrisë. Maksimumi i dhunës, ishte një pijanec i papërgjegjshëm që goditi derën e jashtme të hekurit, dhe protestuesit u pushkatuan me duar në xhepa, ndërkohë që protesta kishte mbaruar.
Protesta zgjati po kaq sa kjo e sotmja, ndërsa dhuna e sotme, ishte ku e ku më e fortë dhe më e papërgjegjshme, se ajo e 21 janarit.
Mënyra se si Sali Berisha urdhëroi pushkatimin e qytetarëve, ku 36 prej tyre u prekën nga plumbat e gardistëve dhe katër vetë humbën jetën, ka sot një pasqyrë që dëshmon thellë se ai ishte një krim gjakftohtë, i llogaritur për arsye politike, dhe një instikt kafshëror ndaj kundërshtarit.
Mënyra se si sot u përballua protesta e dhunshme, është një akuzë e gatshme për 21 janarin dhe një rast për ta ballafaquar në gjykatë, një vrasës që sot tentoi katër herë rresht të hynte brenda dyerve të Kryeministrisë, duke lënë në hije dhe liderin formal të opozitës.
Nga ana tjetër, ky rast tregon se çfarë do të thotë të kesh një ministër të Brendshëm të aftë dhe me integritet, dhe një ministër të Brendshëm kukull si Lulzim Basha.
Unë nuk e di nëse Edi Rama ka komunikuar sot me Aleksandër Lleshin, por e supozoj se si njeri i fiksuar për të drejtuar çdo gjë, mund ta ketë telefonuar.
Por ajo që ne pamë nga mënyra se si u soll policia, është një dëshmi se ministri i Brendshëm është sjell si general, dhe jo si kapter nën urdhëra politike, siç u soll Basha më 21 janar.
Unë besoj se Lulzim Basha nuk ka dashur të vrasë qytetarë më 21 janar, por duke qenë i pazoti të ishte ministër i Brendshëm, siç është i pazoti për çdo gjë, duke ja lëshuar çdo pushtet Sali Berishës, duke ndryshuar 5 herë qëndrimet brenda ditës, duke u ankuar tek shokët e vet se nuk e pyet njeri, e la protestën në mëshirë të një krimineli, dhe vrau qytetarët.
Njësoj e la dhe sot në dorë të tij, por këtë radhë Sali Berisha pati përballë një ministër që mori përgjegjësinë vetë, dhe ja doli.
Ndaj dita e sotme, nuk është vetëm një pasqyrë ku bëhet diferenca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por dhe diferenca mes ministrit të Edi Ramës dhe ministrit të Sali Berishës.
Pasi shteti modern është ai që bën diferencën me shtetin klanor dhe fisnor, me pushtetin e vetëm të një njeriu, që dhe armët i përdor për karrigen e vet.
Ja që mund të bëhet protestë e dhunshme dhe mund të mos vritet asnjë njeri, dhe këtu bie çdo ailibi e Sali Berishës për 21 janarin.
I vetmi dëm është një vepër arti e një artisti të njohur ndërkombëtar, vendosur në oborrin e Kryeministrisë. Edi Rama e vajtoi atë si artist, dhe jo si kryeministër.
Si kryeministër është mirë të rivendosë copat e saj aty ku ishin, pasi janë pjesë e historisë së shtetit shqipar. Nga kërpudhat, shkencëtarët vlerësojnë gjithmonë fuqinë e një pylli dhe vitalitetin e tij. Dhe copat e thyera të asaj kërpudhe, do na tregojnë për shumë vite se me çfarë derrash kemi pasur punë në pyllin tonë.
Aktori, Gentian Zenelaj, me anë të një postimi në rrjetet so...
1. Sepse nuk mund të ketë protestë, ku tentativa për dhunë l...
Analisti Andi Bushati ka renditur tre arsyet pse sipas tij, ...
Ish Drejtori i Policisë Bashkiake, në kohën e drejtimit të s...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka komentuar pr...
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialist për Integrim,...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në rrj...
Deputeti i Partisë Socialiste është tallur keq me kreun e Pa...
Protesta e ditës së sotme nga opozita solli edhe reagimin e ...
Është rritur numri i personave që janë lënduar gjatë protest...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Sot u zhvillua protesta e Opozitës, e cila ishte paralajmëru...
Analisti, Andi Bushati, i qenë prezent në rubrikën “Kjo Javë...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar sot një skandal ku është p...
Përkeqësim i kujtesësSipas disa studimeve kur kryejmë marrëd...
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka në një postim në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka quajtur fajtor vetë protestuesit,që...
Më poshtë ju rendisim disa nga përdorimet alternative të kre...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...