web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

9 Shkurt 2019, 21:25, Aktualitet CNA

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka rënë nga kati i katërt i një pallati.

Sipas informacioneve të policisë italiane, vogëlushja ishte mbyllur në banjo, në shtëpinë e disa të afërmve. Motra e saj e madhe i tha që të hidhte çelësin nga dritarja, por 3 vjeçarja në tentativë për të hedhur çelësin ka rënë nga dritarja.

Fatmirësisht, motra e saj e madhe ndodhej në oborr dhe ka arritur ta kapë në ajër në kohë rekord, duke shmangur tragjedinë.

Menjëherë pas ngjarjes të dyja vajzat janë shoqëruar në spitalin e  Niguardas për të mjekuar plagët e lehta./CNA.al





Lajmet e fundit nga