web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimet në universitet/ Pedagogia vë Bashën me "shpatulla pas murit"

9 Shkurt 2019, 17:55, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë  një takimi me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës ka thënë se nuk mund t?ju premtojë nëse do të ndërtojë një kampus universitar në këtë qytet.

I pyetur nga një pedagoge për investimet që do bëhen në Vlorë, Basha u shpreh se kur të marrë ai qeverinë do të investojë në cilësinë e arsimit.

?Nuk mund të them sot se ne do të investojmë në këtë zonë, apo atë zonë të Vlorës, ndaj nuk mund të premtoj një kampus universitar në periferi të Vlorës. Paratë nuk do të vijnë si lëmoshë, por me paratë që ne do t?i japim universiteteve për të rritur cilësinë e arsimit.

Do t?i japim fund kulturës që qeveria është Zoti, nuk mund të them unë si qeveri ndërtoj në Karaburun apo vend tjetër. Kjo do të jetë një vendim që do ta marrë vetë universiteti por një gjë është e sigurt që fondet nuk do t?ju mungojnë.?- tha Lulzim Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga