Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryejë vetëm 25 vjet burg për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor Dajti nuk mori avokat, por nuk pranoi as avokatët kryesisht të përcaktuar nga shteti. Pas një sage të gjatë seancash, pavarësisht mungesës së avokatit, ai mori dënim me burgim të përjetshëm.
Por Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim për shkelje procedurale sërish në shkallë të parë. Gjatë rishqyrtimit Dajti nuk e pranoi sërish mbrojtjen, por gjithsesi ai u gjet serish fajtor për vrasjen e 4 policëve.
Tashmë është apeli që i uli atij 1/3 e dënimit duke ia kthyer në 25 vjet burg. Anëtaret e trupës gjykuese nuk i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ata janë gjyqtarë të deleguar që vijnë nga gjykatat e Apelit në rrethe shkruan Lapsi.al
Kjo, për shkak se të gjithë gjyqtarët kishin konsumuar të paktën një herë të drejtonin seancat ndaj Dajtit dhe ishin përjashtuar nga gjykimi ndaj tij.
Ky është rasti i parë që një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e dënon me burgim të përjetshëm ata që gjen fajtor për vrasjen e policëve.
Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes.
Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës ?njollosja? e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.
Arratisja spektakolare nga gjykata
Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.
Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t?ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t?u futur në sallën e gjyqit.
Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.
Arratia 6-vjeçare
Arratia 6-vjeçare e ndihmoi Dritan Dajtin të përmirësonte mënyrën e jetesës. Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbetur të shtangur gjatë këqyrjes së apartamentit të të shumëkërkuarit në Durrës, pranë vendit ku u vranë 4 punonjësit e policisë. Në një pallat gjashtëkatësh, Dajti jetonte në katin e fundit, në papafingo, ku kishte arritur që të mobilonte apartamentin në një mënyrë që të kishte mundësi të shihte të gjitha lëvizjet poshtë pallatit. Dajti i druhej ndonjë operacioni të uniformave blu dhe kishte arritur që të gjitha dritaret e apartamentit të kishin pamjen e rrugës, në mënyrë që t?i jepnin mundësi që të shpëtonte.
Më 20 mars 2005 mendohet që t?i ketë shpëtuar nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt, ish-president i Federatës së Boksit.
Shullazi, Dajti dhe tre të tjerë po lëviznin me automjetin tip ?Benz?, me targë të huaj AT 347 XV, kur nuk iu përgjigjën kërkesës së postbllokut policor pranë filialit të BKT-së, afër hyrjes së portit detar. Gjetja e armëve të gatshme për të shtënë në makinën e braktisur prej tyre u konsiderua nga krerët e policisë në atë kohë, bazuar në emrat e përfshirë dhe aktivitetin kriminal të tyre, si një ndërhyrje e suksesshme që parandaloi një krim të sigurt, paçka se Dajti arriti të shpëtojë.
Një vit e gjysmë pas arratisjes nga Gjykata e Tiranës, ai arrin t?i shpëtojë një aksioni dhe një postblloku policor në Durrës. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin e Dritan Dajtit nga ana e Shullazit dhe dy personave të tjerë të kapur që udhëtonin me të në automjetin që nuk iu bind postbllokut, policia saktësoi që kishte qenë pikërisht ai.
Finok dhe i sigurt, ndërsa Shullazi ka vrapuar duke u futur në një pallat në lagjen 1 të Durrësit për t?i shpëtuar kapjes, Dajti ka lënë të kuptohet se do të dorëzohet. Ka dalë nga automjeti ?Benz? me duart lart, duke treguar se ishte i paarmatosur dhe aspak i rrezikshëm dhe menjëherë është larguar me shpejtësi. Të tërhequr nga veprimet e shokut të tij të ngushtë, Shullazit, policët e kanë zhvendosur vëmendjen drejt tij, pasi veç të tjerash ishte dhe i armatosur, duke lënë Dajtin të largohet pa i hyrë ferrë në këmbë.
Me gjithë krehjen e zonës pas kapjes së Shullazit, dy personat e tjerë, njëri prej tyre Dajti, nuk u kapën. Pa kaluar pak ditë nga ajo ngjarje, Dritan Dajti arrin sërish t?ia hedhë Policisë së Durrësit. Këtë herë në superstradën Durrës-Tiranë. Zyrtarisht, Policia e Durrësit nuk e bëri publike ngjarjen, po burimet brenda saj patën deklaruar se Dritan Dajti arriti të arratiset dhe një tjetër herë. I djegur nga ngjarja e tri ditëve të shkuara, ai nuk ka tentuar të mos i bindet postbllokut, po ka ndaluar, teksa lëvizte me një automjet me targa të huaja.
Në momentin që kërkonte dokumentacionin, punonjësi i policisë e ka njohur dhe ka dashur të bëjë njoftimin përkatës, por me shpejtësi Dajti ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në kokë, duke e kërcënuar se do t?ia hidhte trutë në erë nëse do të fliste a reagonte. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, ndërsa polici nuk ka mundur të marrë veten për disa minuta nga ngjarja.
Kështu, brenda pak ditësh, Dajti i shpëton dy herë Policisë së Durrësit në kontrolle rutinë të policisë rrugore, ndërsa mendohej që për shkak të të qenit në krye të listës së personave më të kërkuar, ai do të kishte mundur të largohej jashtë vendit. Të kthyera thuajse në rrëfime urbane kriminale, Dritan Dajti kishte nisur të lëvizte në kufijtë e të bërit mit.
Vrasja e 4 policëve
Dritan Dajti, ditën e ngjarjes (7 gusht 2009) ka qenë në Tiranë. Rreth orës 07.30 ka dalë nga shtëpia dhe me Ëolksvagen Touareg të drejtuar nga kunati i tij Ergest Xhoxhi ka udhëtuar drejt Durrësit. Rrugës, së bashku me ta ka udhëtuar dhe Ledion Mara, i cili ishte shok me Xhoxhin. Rreth orës 13.50 ata janë ndalur në afërsi të kryqëzimit që të çon për tek pista e vogël ?Iliria?.
Në këtë moment ka ndërhyrë policia. Ishte komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që i është afruar te mjeti ?Touareg?, ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip dhe me thirrjen ?-Ndal policia?? i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Personat që ndodheshin në makinë kanë hapur zjarr duke e lënë të vdekur atë në vend.
Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por edhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duckollari. Dajti ka hapur zjarr nga brenda makinës me dy armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i vrarë edhe Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezën e derës së pasme të autoveturës.
Në këto momente efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip ?Touareg? në momentin kur forcat policore hynë në veprim.
Dajti ka dalë nga dera e pasme dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të largët. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor i maskuar me rroba plazhi. Njekohesisht nga perdorimi i armes prej Dritan Dajtit në momentin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrare dhe shtetasi Ledion Mara, i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin dhe po qëndronte me të pas makine në momentin kur mbërriti policia.
Dajti ka vazhduar rrugën në drejtim të rrugicës së plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Qëllimi ishte të hynte në plazh dhe të përzihej me plazhistët. Pikërisht në atë rrugicë, Dajti i është afruar policit Kastriot Feskaj i cili kishte kapur një nga personat që po largohej dhe duke e qëlluar disa herë nga pas. Polici u qëllua 2 herë në kokë nga Dritan Dajti. Duke u larguar Dajti ka qëlluar edhe në drejtim të F.S. një kalimtar i rastit.
Në atë moment kanë mbërritur policë të tjerë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e Dajtit të plagosur me një plumb në kmbë dhe një në bark. Dajti nuk kishe më plumba në pistoletë. Në çantën që mbante krahqafë u gjetën disa sende dhe dokumente personale të tij si dhe një krehër pistoletë me fishekë, të cilin nuk ka arritur ta fuste tek arma që atij i është sekuestruar.
Si përfundim nga kjo ngjarje, mbetën të vrarë punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari, Kastriot Feskaj si dhe Ledjon Mara. Të plagosur mbetën Dritan Dajti dhe Fatjon Shamku.
Një aksident ka ndodhur në fshatin Zgjup-Fushë në Gramsh të ...
Një sherr me thika ka ndodhur pak çaste më mes dy personave...
Një tjetër grua ka deklaruar se do të kandidojë për t’u bërë...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot lidhjen e politikanëve...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit të tij me pedago...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi ...
Presidenti Ilir Meta ka folur sot për mosdekretimin e Gent C...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një ...
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i qenë preze...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Dita e djeshme u shoqërua me një sërë debatesh virtuale mes ...
Nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik kanë rezultuar...
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet edhe ndaj stafit të s...
E mitura nga qyteti i Kavajës që u abuzua seksualisht nga te...
Policia e Shtetit ka zhvilluar sot një analizë të gjithë vep...
Autori i vrasjes së katër policëve në Durrës në vitin 2009, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ersekë ku ka s...
Gjykatat e Prishtinës ka marrë vendimi për mësuesi dhe polic...
Një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan ka marrë fl...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlament, Elisa Spiropali në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...