web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplaset makina me motoçikletën/ Në gjendje të rëndë 18-vjeçari

9 Shkurt 2019, 18:27, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur në fshatin Zgjup-Fushë në Gramsh të Elbasanit.

Mësohet se 18-vjeçari me inicialet A.T, i cili po udhëtonte me një motoçikletë është përplasur nga një makinë.

18-vjeçari është duke u dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje shumë të rëndë.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pr zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga