web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdhunimi në Kavajë/ Psikologia ngre alarmin

9 Shkurt 2019, 19:56, Aktualitet CNA

Ngjarja e ndodhur në Kavajë ku një e mitur u përdhunua nga disa bashkëmoshatarë të saj, ka shkaktuar debate të shumta në opinionin publik dhe më gjerë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, roli i psikologut në shkolla, ka filluar të trajtohet me detaje nga specialistët.

Psikologia, Majlinda Keta, e ftuar në Report Tv, ka diskutuar rreth rolit të psikologes në arsimin parauniversitar,  9 vjeçare dhe gjimnaze.

Keta ka theksuar se ka një problem të madh në përzgjedhjen e  psikologëve nëpër shkolla, por edhe në kurrikulën e Fakultetit të Shkencave Sociale në degën e Psikologjisë.

?Në ka një pikë delikate, duhet  të jetë konsiderimi  i prodhimit të këtyre psikologëve të tillë shkollor që duhet të jetë reflektimi i dytë pas kësaj ngjarje. Fakultetet që prodhojnë psikologun shkollor, duhet të rishohin  kurrikulat se si mund të vijnë instrumentë e edukimit të konfiencës  për elementë të tillë sidomos për të mos shkuar në ngjarje të tilla traumatike,?- është shprehur psikologia./CNA.al





Lajmet e fundit nga