web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PS-së për Elbasanin

9 Shkurt 2019, 17:10, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të saj, Taulant Balla ka konfirmuar emrin që do të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit.

Nga emisioni ?Kjo javë? në News 24 ai ka thënë se kreu aktual i kësaj bashkie, Qazim Sejdini nuk do të kandidojë më për këtë.

Balla shtoi se përfaqësuesi i PS-së për Elbasanin në zgjedhjet lokale të 2019-ës do të jetë Gledian Llatja.

?Zoti Sejdini nuk do të kandidojë më për qytetin e Elbasanit theksoj se ai ka bërë një punë të mirë gjatë kohës që ishte në krye të saj. Tani Partinë Socialiste në Elbasan do e përfaqësoj Gledian Llatja.?-tha Taulant Balla./CNA.al





Lajmet e fundit nga