web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit/ Rrëzohet Dako?

9 Shkurt 2019, 17:00, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë sot se nuk dihet ende nëse Vangjush Dako do  të rikandidojë për Bashkinë e Durrësit.

Nga studio e emisionit ?Kjo javë? në News 24, ai u shpreh se Dako ka bërë një punë shumë të mirë në qytetin e Durrësit.

?Zoti Dako është q prej vitit 2007 në krye të bashkisë së Durrës dhe Durrësi ka bërë një transformim në këto vite dhe është bërë një punë shumë e shkëlqyer.?-deklaroi ai.

Më tej, deputeti i PS-së shtoi se kur të vijë momenti do jetë vetë Vangjush Dako ai që do të tregojë nëse do rikandidojë apo jo.

?Në momentin e duhur do të jetë vetë zoti Dako që do të shprehet për këtë çështje, edhe nëse nuk do të ishte më në krye të Bashkisë së Durrësit ai ka bërë një kontribut të madh për këtë qytet.?-tha Taulant Balla.

Kujtojmë që për kryebashkiakun e Durrësit u publikua një audio-përgjim që provonte lidhjet e tij me kriminelë për vjedhjen e votave në këtë qytet./CNA.al





Lajmet e fundit nga