web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja e 46 vjeçarit/ Policia shoqëron autorin

9 Shkurt 2019, 18:39, Aktualitet CNA

Pak çaste më parë pas një sherri me thika në qytetin e Patosit u plagos rëndë shtetasi Eduart Haxhia 46 vjeç.

Policia në një njoftim zyrtar mësohet se Policia ka shoqëruar shtetasin me iniciale A.M 45 vjeç banues në Patos si autorin e dyshuar të plagosjes.

Njoftim i Policisë:

Policia zbardh  ngjarjen ku u plagos me mjet prerës 46 vjeçari E.H.

Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i plagosjes.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi E.H, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje./CNA.al





Lajmet e fundit nga