Regjistrohen 8 raste me gripin e derrit/ Mes tyre dhe një fëmijë
Tetë raste me virusin AH1N1, ose të njohur ndryshe si gripi ...
Procesi i Vettingut në pjesën më të madhe ka dështuar. Pasi prokurorë apo gjyqtarë që janë konstatuar me shkelje ligji janë rikonfirmuar në detyrë.
Kjo do të thotë se reforma në drejtësi ka dështuar.
CNA.al ka raportuar në vjimësi për gjyqtarë dhe prokurorë që i janë nënshtruar këtij procesi dhe për parregullsitë që janë gjetur.
Sot në filtër do të kalojë gjyqtari i Apelit të Tiranës Asim Vokshi, i cili është përzgjedhur për t?u hetuar në fazën aktuale të Vettingut.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së tij dhe rezulton se gjyqtari Vokshi i përket kategorisë që marrin dhurata.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar një makinë që ka marrë dhuratë (nuk e thotë se nga kush) në vlerën 600 000 lekë.
Ndërsa në vitin 2011, ka marrë një apartament 1+1 me sip. 43 m2 në Selitë, Tiranë, dhuratë nga prindërit, me vlerë 21 350 euro.
Nga ana tjetër Vokshi rezulton edhe ?kokë e madhe?. Shkruan dhe shet libra në Universitetin shtetëror, apo diku-diku bën rolin e ekspertit. Dhe për të gjitha këto, ai sigurisht që ka përfituar para dhe drejtësia ka ?ndritur?.
Në vitin 2007 ai ka deklaruar të ardhura që ka marrë si ekspert dhe nga shitja e librit të tij në Fakultetin e Drejtësisë.
Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhura nga pagesa si ekspert në projektin ‘Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese’, organizuar nga Qendra për Studime Parlamentare, 1350 dollarë si dhe të ardhura nga shitja e tekstit ‘Procedura Civile’ për Fakultetin e Drejtësisë, 120 000 lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar të ardhura si pagesë për një shkrim në revistën e Shkollës së Magjistraturës si bashkautor, 12 000 lekë.
Edhe bashkëshortja e tij është e standartit të ?kokave të mëdha?.
Bashkëshortja ka deklaruar se ka mbi gjashtë burime të ardhurash. Në vitin 2014 ka blerë automjetin ‘Daimler Chrysler C220’, e vitit 2002 që kushton 3 500 euro.
Për me tepër bashkëshortja rezulton pjesë e Fondacionit Soros. Ajo ka deklaruar se ka marrë, të ardhura nga pagesa si eksperte pranë Fondacionit Soros, 1 809 dollarë.
Deklarimi i pasurisë ndër vite, sipas të dhënave të Open Spending Albania
Në vitin 2005 ka deklaruar gjendje cash, të ardhura nga paga si gjyqtar tetor – dhjetor 2005, bursa në Shkollën e Magjistraturës 2003 – 2005, kursime nga dieta dhe punë part time të ndryshme, 1 580 000 lekë.
Pronar me 100 % i një automjeti tip ‘Mercedes Benz 190 D’, marrë si dhuratë më 22.01.2005, vlera 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës (tetor – dhjetor 2005.), 77 000 lekë neto.
Në vitin 2006 ai ka deklaruar, të ardhura nga paga si gjyqtar, 78 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura si pedagog i jashtëm, nga nëntori 2006, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë, gjendja cash, shtesë nga viti i kaluar, 500 000 lekë.
Në vitin 2007 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar, 81 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura si pedagog i jashtëm, nga nëntori 2006, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert në projektin ‘Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese’, organizuar nga Qendra për Studime Parlamentare, 1350 dollarë. Të ardhura nga shitja e tekstit ‘Procedura Civile’ për Fakultetin e Drejtësisë, 120 000 lekë. Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 500 000 lekë.
Në vitin 2008 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar, 82 000 lekë/muaj bruto.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 33 000 lekë. Të ardhura nga pagesa si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, 40 000 lekë. Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 500 000 lekë.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 85 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 80 000 lekë. Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 500 000 lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 85 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura si pagesë për një shkrim në revistën e Shkollës së Magjistraturës si bashkautor, 12 000 lekë. Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 500 000 lekë.
Në vitin 2011 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 85 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm i lëndës “Procedura Civile” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 170 000 lekë.
Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 400 000 lekë. Ap. 1+1 me sip. 43 m2 në Selitë, Tiranë, dhuratë nga prindërit. Vlera e ap. sipas kontratës së blerjes nga prindërit është 21 350 euro.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 85 000 lekë/muaj bruto. Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm i lëndës “Procedura Civile” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 96 660 lekë. Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë, 200 000 lekë. Deklaruesi me vendim qarkullues nr. 292, dt. 04.07.2012 të KLD-së ka marrë leje jo të zakonshme për periudhën korrik 2012 – qershor 2013 për të ndjekur studimet në SHBA, financimi i të cilave bëhet i mundur nga Programi Fulbright i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2013 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 526 300 lekë neto. Deklaruasi, siç ka deklaruar edhe në vitin 2012, me vendim qarkullues nr. 292, dt. 04.07.2013 të KLD-së ka marrë leje jo të zakonshme për periudhën korrik 2013 – qershor 2013 për të ndjekur studimet në SHBA, financimi i të cilave bëhet i mundur nga Programi Fulbright i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 1 074 051 lekë neto. Të ardhura nga pagesa për mësimdhënie jashtë orarit zyrtar, si pedagog i jashtëm i lëndës “Procedura Civile” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, 42 626 lekë. Të ardhura nga pagesa si ekspert nga Shkolla e Magjistraturës, 21 600 lekë. Të ardhura nga pagesa si ekspert nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë në projektin ‘Manual i Gjyqtarit Civil’ (Civil Benchbook), 251 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera nga puna, 1 258 121 lekë.
Bashkëshortja të ardhura si honorare provimi nga IEKA, 18 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga pagesa si eksperte pranë Fondacionit Soros, 1 809 dollarë.
Bashkëshortja, të ardhura nga bursa e përfituar për kërkim shkencor në Gjermani, akorduar nga FOSI (OSF), 3 600 dollarë.
Gjendja cash, pakësim 1 600 000 lekë. (Kjo shumë është këmbyer në dollarë amerikanë dhe është depozituar në bankë). Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë me afat 1-vjeçar, shtesë 15 000 dollarë.
Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtesë 400 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, gjendja e depozitës 1-vjeçare në një bankë të nivelit të dytë, kursime nga puna, shpërblime, projekte, e drejta e autorit, puna si avokate etj., 1 953 852.85 lekë.
Bashkëshortja, shpenzime për blerjen më 14.05.2014 e një automjeti ‘Daimler Chrysler C220’, e vitit 2002, blerë me të ardhura nga shitja e autobeturës ‘Fiat Punto’, kursime nga puna, shpërblime për projekte të ndryshme, e drejta e autorit, puna si avokat etj., vlera 3 600 euro.
Bashkëshortja, gjendja cash, kursime nga puna, shpërblime për projekte të ndryshme, e drejta e autorit, puna si avokat etj., 6 000 euro.
Në vitin 2015 ka deklaruar të ardhura për vitin 2016 nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 1 118 620 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënie jashtë orarit zyrtar, si pedagog i jashtëm i lëndës Procedura Civile për vitin 2014-2015 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 31 494 lekë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert nga Shkolla e Magjistraturës, 42 051 lekë. Të ardhura nga pagesa si ekspert nga European Centre, për gjyq imitues pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 25 500 lekë. Të ardhura nga interesat e depozitës bankare, 159.37 lekë. Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga interesat bankare të depozitës 1-vjeçare në një bankë të nivelit të dytë, 33 215.5 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera nga puna (mbingarkesa), 1 180 396 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga e drejta e autorit nga libri ‘Gjykatat shqiptare mbi shoqëritë dhe veprimtarinë tregtare’, 228 674 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga honoraret e trajnimit nga Shoqata e Kontabilistëve të Miratuar, 25 500 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura si honorare për përgatitjen e fondit të pyetjeve për IEKA, 17 000 lekë. Automjeti tip ‘Mercedes Menz 190 D’ i vitit 1990 i është bërë dhuratë babait më 23.02.2015.
Gjendja cash, kursime nga paga dhe të ardhura të tjera gjatë vitit 2015 nga deklaruesi dhe bashkëshortja, 708 647 lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, kursime nga paga dhe të ardhurat e tjera gjatë vitit 2015 nga deklaruesi dhe bashkëshortja, shtesë 91 353 lekë, pjesa takuese 50 %.
Në vitin 2016 ai ka deklaruar të ardhura për vitin 2016 nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, 948 558 lekë neto. Të ardhura për vitin 2016 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Tiranë, 180 482 lekë neto. Të ardhura nga interesat e depozitës bankare, 96.75 dollarë. Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera nga puna (mbingarkesa), 1 167 810 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga bursa e fituar në kuadër të programit Civil Society Scholar Aëard, për kërkim shkencor e akademik në Gjermani për periudhën shtator – tetor 2016, 3 700 dollarë. Bursa nuk ka sjellë shtim të pasurisë por vetëm ka mbuluar shpenzimet e qëndrimit në Gjermani.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, të ardhura nga pagesa nga Shkolla e Magjistraturës për botim në revistën shkencore të shkollës, ‘Jeta jurdike’, 23 562 lekë.
Bashkëshortja,të ardhura si honorare për komision provimi pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, 21 250 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura si honorare trajnimi nga Instituti i Kontabilistëve të miratuar, 31 875 lekë.
Bashkëshortja, , të ardhura nga interesat bankare të depozitës 1-vjeçare, 33 832 lekë.
Gjendja cash, pakësim 2 690 000 lekë. Paratë janë këmbyer në euro dhe dollarë dhe janë depozituara në banka gjatë vitit 2016.
Gjendja cash, pakësim 1 350 dollarë. Paratë i janë shtuar depozitës bankare në po të njëjtën valutë gjatë vitit 2016.
Gjendja e depozitës bankare në bankë të nivelit të dytë, pas depozitimit në bankë të parave cash, 16 000 euro.
Gjendja cash, kursime nga paga dhe të ardhurat e tjera gjatë vitit 2016 nga deklaruesi dhe bashkëshortja, shtesë 200 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 91 353 lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e depozitës bankare me afat 1-vjeçar, shtesë 5 000 dollarë nga pakësimi i parave cash. Gjendja totale e depozitës, 20 256 dollarë.
Bashkëshortja, Znj. Jonida Rystemaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 lekë pasi depozita është mbyllur dhe shuma prej 15 000 eurosh ka kaluar në një depozitë të re po në të njëjtën bankë./CNA.al
Tetë raste me virusin AH1N1, ose të njohur ndryshe si gripi ...
Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga, ka propozuar një pl...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi...
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se që nga data 1 j...
Një sasi prej 113 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë ësht...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Katër fëmijë kanë humbur jetën, pas një zjarri në një banesë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Një 55-vjeçar nga Lezha është dërguar me urgjencë në spital,...
Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, t...
Rreth orës 04:26 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me 5.2 i ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën mbrëmjen e djeshme,...
Qarku i Fierit ka parë një interes të lartë për impiante fot...
Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në të...
DASHI 21. mars – 20. prill Parashikohet një ditë mjaft komp...
Kretari i PD-së Lulzim Basha në një postim në rrjetet social...
Kreu i PAA-së, Agron Duka i qenë prezent në emisionin “360 G...
Mashtrimi me faturat fiktive të TVSH-së është një nga vjedhj...
Prokurorja Tamar Laptosh e cila njihet për hetimet e saj në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...