Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur finalizimn operacionit të koduar ?Rruga e Gabuar?.
Sipas Veliut policia ka arrestuar 32 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një punojës policie. Policia sekuestroi një sasi të madhe parashë cash gjithashtu dhe disa pasaporta të falsifikuara.
Operacioni u zhvillua në disa qytete dhe bëri të mundur arrestimin personave të mësipërm të cilët iu siguronin personave që kishin interes të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, Shengenit edhe drejt SHBA pasaporta falso kundrejt një vlere monetare të caktuar.
Deklarata e plotë:
Operacioni policor “Rruga e gabuar”, goditet grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Rruga e gabuar?.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie “Arrest shtëpie”.
Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.
Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, si dhe ?Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.
Personat e arrestuar janë:
A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana
S.K., 60 vjeç, nga Tirana
R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra
D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra
L.M., 61 vjeç, nga Përmeti
A.Z., 48 vjeç, nga Delvina
E.O., 52 vjeçe, nga Saranda
K.Gj, 52 vjeç, nga Korça
A.D., 54 vjeç, nga Korça
P.B., 59 vjeç, nga Vlora
G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana
B.M., 52 vjeç, nga Kruja
A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra
Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora
A.E., 47 vjeç, nga Sranda
E.M., 31 vjeç, nga Fieri
I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra
S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra
M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)
D.T., 50 vjeç, nga Elbasani
B.H., 45 vjeç, nga Berati
Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra
V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra
M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra
V.G., 54 vjeç, nga Saranda
E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)
Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)
E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)
J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)
A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)
I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)
Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie.
Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj.
Ky operacion u zhvillua në vijim të procedimit penal “272”, në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja, ku u godit pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal që vazhdonte aktivitetin pas goditjes në vitin 2018.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.
Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.
Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.
Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e një punonjësi të policisë, i cili duke shpërdoruar detyrën ka kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar.
Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”./CNA.al
32 persona janë arrestuar pas një operacioni i kryer në bash...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Demi është një shenjë shumë romantike,ata përkushtohen dhe u...
Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Rezart Prifti ka thënë s...
PeshorjaJe në mes të një periudhe shumë kreative dhe shpërbl...
Deputeti Dashamir Shehi i qenë prezent në rubrikën “Kjo Javë...
Plagë që nuk shërohenKontrollo trupin, nëse ke plagë të vogl...
Kreu i LZHK-së njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin e Sh...
SheqeriNëse konsumoni sheqerna të përpunuara do të keni shum...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku një autobus i l...
Nevojë e pakontrolluar për të urinuarPërqendrimi i glukozës ...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në rrj...
Banorët e Astirit kanë nisur protestën në mbrojtje të pronës...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj k...
Nëse ke zgjedhur familjenPër ty pasuria ka një kuptim shumë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, së ...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili i qenë prez...
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, njëkohësi...
Janë zbuluar pamjet e vrasjes së Devi Kasmit nga ish-oficeri...
DelireImazhe dhe ngjarje që nuk bëjnë pjesë në realitet fill...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...