web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i 32 trafikantëve/ Reagon Sandër Lleshaj

2 Shkurt 2019, 18:34, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas finalizimit të operacionit ?Rruga e Gabuar?, i cili u përmbyll me arrestimin e 32 personave, midis tyre një polic dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve.

Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e një grupi, që bënte të mund trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt shteteve të BE-së dhe SHBA-ve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj ka thënë se kjo ishte një goditje e fortë kundër krimit dhe trafikantëve.

?Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes?-shkruan ministri i Brendshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga