web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi Metën me padi/ Vasili nuk kursehet ndaj Ramës

22 Janar 2019, 08:13, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili numëron disa raste, ku sipas tij Rama ka shkelur Kushtetutën.

?Edi Rama dhunoi kushtetuten, nenin 155, per oligarket, tani ka surrat e flet per Presidentin.

Edi Rama ky zorre qorre e oligarkeve, u pergjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %.

Per kete dhunoi kushtetuten, pikerisht nenin 155 te saj,kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.

?Ja cfare thote kushtetuta:

Neni 155

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.?-shkruan Vasili.

Më tej, deputeti i LSI, thekson se Rama ka shkelur Kushtetutën si asnjë kryeministër më parë, vetëm për hir të pazarit të tij të madh me oligarkët.

?Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket,,ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.

Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.?-thekson Vasili.

Ndërsa në lidhje me propozimin e Gent Cakës, për ministrinë e Jashtme, ai shkruan se ?Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka.?.

Sipas Vasilit, Rama nuk mund ta padisë Metën në lidhje me rastin e Gent Cakës, sepse ?Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve.

Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister,qe s’njohin ligj e atdhe,ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop.

Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme.

Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve ,edhe i semure psiqik.

Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri.?





Lajmet e fundit nga