Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, me anë të një letre i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit, ONM, Presidentit, Kryeministrit, KLP-së, Ambasadës së SHBA ?së, marrjen e masave të menjëhershme konform ligjit për shtetasin Tartar Tasim Bazaj, për të cilin është regjistruar procedimi penal Nr. 865/ 2018 për veprën penale ? Falsifikim i dokumentave ?, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Sipas Shoqatës së avokatëve nga verifikimet dhe informacionet e mbledhura për shtetasin Tartar Tasim Bazaj, anëtar i KLP ?së, ka rezultuar se ky shtetas gjatë veprimtarisë së tij ka kryer veprime të kundraligjshme, korruptive me qëllim përfitimi pasuror të padrejtë.
Për më tepër në këtë veprimtari, gjithnjë sipas Shoqatës së Avokatëve, ai është mbështetur me veprime konkludente nga prokuror, gjyqtar apo përfaqësues të organeve të adminsitratës publike të shtetit, të cilët duke shfrytëzuar kompetencat e dhëna nga ligji kanë abuzuar në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve të mashtruar nga subjekti Tartar Bazaj.
Faktet e zbuluara
Konkretisht Tartar Bazaj, ndër të tjerë ka mashtruar nje shtetase e cila ka denoncuar rastin e saj pranë SHAASH si dhe pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kësaj shtetase duke shfrytëzuar pozicionin dhe mirëbesimin e saj ka nëshkruar një deklaratë falso, ku e detyron këtë të fundit të paguaj në favor të tij një shumë prej 65 mijë euro, me pretendimin se këtë shumë ia kishte dhënë më parë për blerjen e një pasurie.
Ndërkohë në vetë komunikimet e këtij subjekti me qytetaren, e justifikon dhe e kërkon këtë shumë si rezultat i shërbimeve që i ka kryer si avokat i saj dhe jo si detyrim sipas deklartaës që po vetë e ka hartuar, përpiluar dhe nëshkruar në emrin e të përfaqësuarës.
Veprimet e tij kanë vijuar edhe më tej ku në mashtrim të ligjit ka hapur një proçes gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku kërkon kthimin e kësaj shume mbështetur në deklartën që e ka fallsifikuar dhe përdorur vetë gjatë gjithë kohës.
Në momentin që në atë gjykim mbi bazën e vendimit të gjyqtarit kjo deklaratë do i nënshtrohej ekspertimit, i bindur në rezulatin negativ që do përftohej, menjëherë ka pushuar çështjen në mënyrë që mos t?i dilte mashtrimi, duke ditur edhe përgjegjësinë penale që do i ngarkohej si rezultat i fallsifikimit të këtij dokumenti.
Në mënyrë të paligjshme për të përfituar padrejtësisht bazuar në një dokument të fallsifikuar nga vetë ai, ky subjekt e ngre këtë pretendim nëpërmjet një kërkesë padie po në atë ditë që çështja u pushua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka qenë në shërbim të tij pasi është korruptuar dhe e ka vijuar qëllimisht gjykimin në mungesë të palës së paditur.
Kjo gjykatë e ka garantuar paditësin mbi vendimin që do merrte në favor të tij gjë që provohet me vendimin e saj.
Menjëherë sapo qytetarja është vënë në dijeni të këtyre veprime të kundraligjshme me pasojë të rëndë për të, ka bërë kallëzim për këtë shtetas në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të falsikimit dhe përdorimit të dokumentit të falsifikuar, çështje e cila për kompetencë territoriale i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë në bazë të pretendimeve dhe provave të vëna në dispozicion nga ana e kallëzueses ka rregjistruar proçedimin penal Nr. 865, viti 2018, për veprën penale ? Falsifikim i dokumentave ?, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, çështje e cila është në hetim.
Anëtari i KLP ?së, pa shkollë të mesme
Nga informacionet e mbledhura deri tani avokatët antikorrupsion, kanë rënë në gjurmët edhe të veprimeve të tjera të paligjshme të këtij subjekti, konkretisht dyshohet se nuk e ka kryer shkollën e mesme, dhe për dyshohet se e ka falsifikuar dëftesën e pjekurisë.
Bazaj pretendon se ka mbaruar shkollen e mesme në një fshat të Tiranës , edhe pse ka jetuar gjithmonë në Vlorë.
Nga hulumtimet e SHAASH-së, rezulton se një kushëri i afërt i tij e ka mbaruar shkollën pikërisht në këtë fshat por më vonë ka ndërruar jetë.
Pretendohet se numrin e amzës të këtij të ndjeri mund ta ketë përdorur shtetasi Tartar Bazaj.
Shoqata e avokatëve antikorrupsion për këtë çështje ka pas kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për të cilin jemi në pritje të konfirmimit nga ky institucion. Ndërkohë CNA.al është hapur dhe për versionin e qëndrimit të anëtarit të KLP ?ës, Tartar Bazaj./CNA.al
Për 21 Janarin ka prova të reja… Serveri ka prova të rendësi...
Moderatori Besart Kadia i ftuar në studion e emisionit “Open...
Ish presidenti Bujar Nishani i ftuar në studion e emisionit ...
Erion Veliaj është arrogant, çnjerëzor dhe i korruptuar…Akuz...
Partia Demokratike ka mbledhur sot në mbrëmje Kryesinë e cil...
Analisti Andi Bushati ka qenë pjesë e emisionit “A Show” të ...
Gazetari Andi Bejtja, në një postim në rrjetet sociale ka ir...
Në votimet e të shtunës për Kryesinë e re të Këshillit Kombë...
Në Partinë Socialiste nuk ka demokraci të brendshme dhe nëse...
Nga Pëllumb Kulla -Ka numra të mallkuar, numra fatprerë, num...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka pub...
Nga Klodian Tomorri-Që nga vitet 2000’ sistemi financiar ka ...
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili është shpr...
Ditën e sotme me vendim të kryeministrit Edi Rama u anullua ...
Është zbuluar identiteti i personit, që u gjet i murosur në ...
Gjatë momentit që opozita po braktiste seancën plenare, krye...
Prestigjozja amerikane “The Washington Post” ka bërë një sh...
Gjatë seancës së sotme parlamentare është votuar shkarkimi i...
Ish-ministrat e shkarkuar nga kryeministri Edi Rama kanë mar...
Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk anashkaloi dhe planin e pro...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...