“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Brako paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Sot në mesditë, në mënyrë jo të papritur deputeti demokrat Ervin Salianji ish-sekretari i aksionit qytetar, ka dhënë dorëheqjen nga posti i vetëm që ai kishte si Sekretar i Grupit Parlamentar të PD ?së.
Salianji deri të shtunën ishte sekretar për aksionin qytetar, anëtari i kryesisë së PD-së dhe sekretar i Grupit Parlamentar.
Por, sot pas humbjes me një votë në kryesi dhe pas moslejimit nga Lulzim Basha për të rikandiduar apo shkrirjes së postit që ai mbante, për të cilin në fakt duhet thënë se e ka bërë më mirë se askush tjetër, Salianji dha dorëheqjen edhe nga Sekretari i Grupit Parlamentar.
Përtej qëndrimeve të vazhdueshme kritike tona ndaj mënyrës politike të sjelljes së Ervin Salianjit dhe jo vetëm tij, por të disa personazheve që personifikonin Lulzim Bashën në PD, akti i sotëm i tij, tregon se ai vërtet ka një maturi të thellë politike dhe është lideri që i duhet Partisë Demokratike.
Duket të jetë i përgjegjshëm dhe se e kupton mjaft mirë politikën.
Në momentin që ai humbet edhe ndoshta padrejtësisht ai jep dorëheqjen. Ndërsa shumë të tjerë në PD, përfshirë këtu edhe Lulzim Bashën nuk kanë dhënë kurrë dorëheqje.
Qëndrimi ose jo i Salianjit si Sekretar grupi mund të mos ishte problematik, pasi ai nuk ka ndonjë përgjegjësi të madhe sa Lulzim Basha për zgjedhjet e 2017 ?ës, as për për zgjedhjet e 2015 ?ës, apo humbjet që mund ta presin PD ?në.
Ai ka qenë një djalë i ri aktiv që ka kryer shumë mirë detyrën e tij.
Ndërsa sot, ai veproi me dorëheqje, ndoshta duke u rebeluar me kryetarin, i cili nuk dha dorëheqje apo duke u rebeluar ndaj shumicës së sekretarëve që u zgjodhën në kryesi dhe janë anëtarë të saj.
Ndërsa Salianji një nga njerëzit më aktiv, nuk është atje. Humbi për një votë, ndërsa në kryesi janë përgjegjësit kryesorë për humbjen e PD ?së, në vitin 2017.
Janë emra si Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo dhe shumë të tjerë, pasi kryesia nga 15 emra që zgjodhi, 12 janë ish-anëtarë kryesie që janë përgjegjës për humbjen e 2017 ?ës. Dhe në qoftë se ka njeri që ka më pak përgjegjësi ky është Ervin Salianji.
Nga ana tjetër, mund të thuhet se dorëheqja e tij është një akt i fortë mesazhi për PD ?ën dhe vetë Lulzim Bashën.
Sepse, jo vetëm është larguar nga detyra, por nuk ka pranuar të përulet përballë refuzimit apo mohimit që i është bërë të drejtës së tij për të kandiduar në poste. Pra, për mungesën e një gare të vërtetë.
Dhe sot jemi përballë faktit se një deputet, brenda PD ?së, jep dorëheqjen nga postet që mban dhe ?zhvishet?, nga të gjitha detyrat, pavarësisht se ai do të mbajë një post në Parlament si përfaqësues i PD ?së. Shumë të tjerë nuk e kanë bërë këtë, por vazhdojnë të jenë të gjithë nëpër detyra dhe të kërkojnë sa më shumë nga PD-ja.
Për më tepër dorëheqja edhe nga posti i deputetit do ta bënte Ervin Salianji liderin e vërtetë të PD ?së. Një dorëheqje e tillë do të tregonte se sa vlerë dhe peshë ka. Gjithashtu do të tregonte se në PD nuk është vetëm për poste por mund të rrijë dhe si ushtar i thjeshtë
Pas Sali Berishës, i vetmi njeri që jep dorëheqje për humbje është vetëm Ervin Salianji në PD, i cili që nga ky moment, është lideri që i duhet PD-së./CNA.al
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i qenë prezent në studion e...
Policia spanjolle ka goditur një nga laboratorët më të mëdhe...
Vetëdorëzimi i Klement Balilit, të quajturit ndryshe “Eskoba...
Sot KLP ka rikthyer tek Krimet e Rënda dy prokurorët Besian ...
Demokratët amerikanë kanë bërë publike se cila do jetë kandi...
Altin Binaj, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës ka ...
Këtë vit duket se vera nuk është sezoni i duhur për t’u mart...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest...
Të gjithë kemi flirtuar të patën një herë në jetë. Ju ka ndo...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj...
Prefekti i qarkut të Beratit, Harrilla Dafa është paditur në...
Protesta e dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në Athinë ...
Pedagogu dhe aktivisti i njohur Erjon Kristo, me rastin e sh...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Gjykata e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar procesin gjy...
Në 13-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ish-presidenti i K...
Deputeti i Partisë Demokrtaike, Ervin Salianji ka dhënë dorë...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një...
Pas mbarimit të seancës gjyqësore, ku Gjykata e Tiranës shpa...
Gjykata ka dënuar sot për shpifje, ndaj djalit të ish-kreymi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...