Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Përpjekja e zyrës së presidentit të Shqipërisë, për të mbuluar shkeljen e Kushtetutës, duke i dhënë vetes kompetenca që nuk i ka, lidhur me emërimin dhe shkarkimin e një ministri, dhe përmendja në këtë kontekst e Reformës në Drejtësi, hap një debat delikat mbi historinë e qëndrimeve të Ilir Metës në këtë pikë.
Interesi kombëtar i shqiptarëve, së paku pas vitit 1990, ka qenë orientimi perëndimor i shqiptarëve dhe mbështetje e politikës së SHBA dhe Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.
Prej vitit 2013, kur Ilir Meta ka pasur dy detyrat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, atë të kryetarit të Parlamentit dhe më pas atë të presidentit, rezulton se në qëndrimet e tij publike dhe jo publike, i është kundërvënë disa herë me akte të mirëfillta politike qëndrimeve të Perëndimit ndaj sugjerimeve që ata japin për politikën dhe interesin kombëtar të Shqipërisë.
Prej vitit 2015, ish- kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u përfshi në një luftë të ftohtë me Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe atë të Bashkimit Europian, duke i akuzuar ato, si dy institucione që synonin, të instalonin një drejtësi politike në Shqipëri, orientuar kryesisht kundër tij.
Në fillim të qershorit 2016 raportet edhe personale mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, u përkeqësuan në mënyrë të njëanshme nga zoti Meta dhe ky i fundit ndërmori iniciativa personale, përmes lobistëve në Uashington, për të denigruar ambasadorin dhe për të frenuar mbështetjen që SHBA i jepte Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Paralelisht me këto pëprjekje Ilir Meta dhe aleati i tij, Sali Berisha, filluan ta identifikojnë veten në anën e njerëzve që rrezikoheshin nga politikat perëndimore në Shqipëri dhe u bashkuan në një koalicion me Nikola Gruveskin, liderin autokrat të Maqedonisë, i cili gjendej para një halli të ngjashëm lidhur me prokurorinë special të krijuar në Maqedoni.
Kompania e përbashkët e lobimit në SHBA që Meta dhe Gruveski përdorën, pagoi dhjetra artikuj në një gazetë lokale të lobistëve në SHBA të quajtur ?Uashinton Times?, që shkruan artikuj të përkthyer nga ish-gazeta ?55? në Tiranë si artikuj amerikanw, dhe ku denigrohej Reforma në Drejtësi, shpikej si armik ?Sorosi? dhe mbrohej ideja e të mbajturit larg të SHBA nga Ballkani, sidomos lidhur me ndërhryjen në drejtësi.
Në kulmin e një aleance të gjerë perëndimore kundër Gruevskit për largimin e tij nga pushteti, Shqipëria luajti rolin e saj duke bashkuar faktorin shqiptar dhe duke i bërë faktor vendimtar në formimin e qeverisë, ndërsa Meta dhe Basha u angazhuan për të shpëtuar Gruevskin nga dalja në opozitë.
I vetmi që ishte përballë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve në atë kohë, ishte Ilir Meta, i cili mbronte tezën se Gruveksi duhej amnistuar dhe se ai duhet të krijonte qeverinë.
Disa gazetarë, përfshi dhe disa prej atyre nga Kosova, që sot lakohen, postuan statuse pro Gruevskit nga Gjiri i Lalzit, ndërsa Ilir Meta nuk e pranoi dot as si precedent krijimin e qeverisë së re në Maqedoi dhe sidomos ndryshimet kushtetuese që defaktorizuan fuqinë politike të Gruevskit në ndaljen e këtij hapi.
Ai ishte i vetmi faktor politik shqiptar kundër asaj që quhej interesi kombëtar i shqiptarëve, në raport me Maqdoninë, dhe politikani më i vendosur në krijimin e një situate bllokuese për Reformën në Drejtësi në Shqipëri .
Të gjithë këto mi kujtoi një reagim i zëdhënësit të presidentit, i cili edhe pse debati vazhdon të jetë në nivel banal, rreth paturpësisë për të shkelur kushtetutën në bllokimin e emërimit të ministrit të Jashtëm, ai përmend Reformën në Drejtësi, e cila është në të vërtet halli real i gjithë kësaj që paraqitet si interes kombëtar.
Në fakt, është një hall real personal, jo vetëm i Ilir Metës, por dhe shumë politikanve të tjerë në Shqipëri, një hall i cili për fatin e keq të tyre, nuk mund të nxirret nga axhenda duke shpikur halle të tjera. Ai është interesi real kombëtar i shqiptarëve ndaj të cilit po bëhet rezistencë në emër të shpikjes së rreziqeve kombëtare nga Gent Caka, i cili po paraqitet prej Ilir Metës dhe shpurës së tij, si Princ Ferdinandi i vrarë në Sarajevë, për shkak të të cilit nisi Lufta e Parë Botërore.
Gent Caka nuk është as Princ Ferdinand, dhe as ka për të nisur prej tij ndonjë luftë ballkanike. E kundërta është e vërtetë. Shpikja e tij si problem, është shpresa e fundit për të nisur një luftë shqiptare, që shumëkush beson se do ti shpëtoj nga përballja me drejtësinë./Mero Baze-Tema
Gjatë intervistës për televizionin ALBSE, ish-kryeministri S...
Persona të maskuar kanë grabitur banesën e një biznesmeni. N...
Ish kryeministri, Sali Berisha në një intervistë për televiz...
Dita e sotme ka qenë disi e frikshme për moderatoren Fjoralb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një posti...
FNSH-ja ka kapur në flagrancë dy çanta me lëndë narkotike, ...
Mësohen identitetet e dy viktimave nga aksidenti i ndodhur ...
Janë zbuluar detaje nga vjedhja e ndodhur dy ditë më parë në...
Janë zbardhur detajet e para nga aksidenti i ndodhur mbrëmje...
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të cilët ndodhet të ngu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ndaj dhun...
Njohësit e çështjeve të Ballkanit thonë se moszgjidhja e pro...
17 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur d...
Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka...
Disa nga studentët që ndodhen të ngujuar në Fakultetin e Dre...
Besim dhe respekt, këto janë bazat e rëndësishme të çdo lidh...
Anëtarja e Këshillit të Lartë të Partisë Demokratike, Edith ...
Të jesh nënë është një sipërmarrje shumë e komplikuar veç fa...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...