Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Gent Caka është një zgjedhje e kryeministrit të Shqipërisë për ministër të Jashtëm, që u diktuan nga arsye politike, dhe jo nga ndryshimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, as ndonjë politike rajonale të Shqipërisë, as dhe i ndonjë qëndrimi të ri të saj ndaj Kosovës, apo Greqisë, por për shkak të një kriteri që kryeministri vendosi për ndryshime në qeverinë e tij, përballë një ngërçi politik që ju krijua.
Për të gjitha arsyet që u shkarkua Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi etj, u shkarkua dhe Ditmir Bushati. Biles ky i fundit është më konsensuali në perceptimin që ishte një ministër i shkëlqyer.
Këtu marrin fund të gjitha debatet parimore rreth vendimit të Edi Ramës për të ndryshuar mes të tjerash dhe ministrin e Jashtëm.
Dhe këtu bëhen banale dhe gjithë paranojat kombëtare rreth të riut Genti Caka, që po heroizohet jo për shkak të aftësive të tij, dhe as paaftësisë së tij, por për shkak të nevojës së presidentit për t?u përfshrirë në pazare politike të ditës, për të cilat nuk e lejon as Kushtetuta.
Argumentet banale të presidentit të Republikës, se Gent Caka rrezikon me qëndrimet e tij, që të ndajë Kosovën, janë më shumë se banale, pasi Kosova ka Parlamentin e saj, presidentin e saj, kryeministrin e saj, dhe në fund dhe popullin e saj, që i del vet zot vendit.
Nëse Kosova ka mbetur të mbrohet prej Ilir Metës nga rreziku Genti Caka, paska vdekur me kohë.
Genti Caka ka të drejtë vetëm të shkojë të flejë në shtëpinë e tij në Prishtinë, kur të ketë kohë pushim.
Në emër të Shqipërisë, Kosovën mund ta dëmtojë presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë dhe Parlamenti i Shqipërisë, si tre institucionet kryesore të vendit, dhe këto tre institucione nuk varen nga Gent Caka.
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka.
Gent Caka nuk ?tradhton? dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Nëse presidenti gjykon se qeveria ka një politikë antikombëtare ndaj Kosovës, mund ta thotë publikisht, ashtu sikundër dhe kryeministri mund ta thotë këtë për qëndrimet politike të presidentit. Por ju lutem, jo për Gent Cakën. Ai s?ka në dorë asgjë që nuk e ka Edi Rama apo Ilir Meta, as për Shqipërinë, as për Kosovën, bile as për Komunën e Tuzit.
Më tej, akoma, argumentet burokratike për çertifikatën e sigurisë së Gent Cakës, janë banalitete administrate, që nuk thonë asgjë. Në çdo kohë që një shërbim sigurie i Shqipërisë konstaton se Gent Caka është i pabesueshëm, ai është objekt i ligjit, dhe jo i paranojave të zyrës së presidentit.
Presidenti i Shqipërisë ka të drejtë të hapë debat publik në Shqipëri, vetëm në rast se dyshon se kryeministri i vendit po ndryshon politikën e jashtme të Shqipërisë kundër interesit kombëtar, dhe jo pse po ndërron ministrin e Jashtëm.
Ministri i Jashtëm është kompetencë e kryeministrit. Ai heq dhe vendos atë që mendon se i duhet, dhe nuk është kompetencë e presidentit ta gjykojë këtë. Detyrë e presidentit është të diskutojë për politikën, dhe jo për personat. As ata që e lavdërojnë dhe e ngrejnë në qiell Gent Cakën, as ata që e fyejnë me tone raciste për orgjinën dhe moshën e tij, nuk janë duke e ndihmuar atë.
Ai është emëruar ministër i Jashtëm nga kryeministri i vendit, dhe do të bëhet. Nëse nuk di ta bëjë këtë punë, pasi të fillojë ta ushtrojë, do të shkarkohet, dhe nëse shkëlqen, mund të ecë përpara, por ky nuk është debati i ditës së sotme.
Debati i sotëm është se presidenti i vendit kërkon të bëjë politikë me një të drejtë formale, që ka për të dërguar në Kuvend dekretimin e miratimit të një ministri, siç e ka bërë dhe më parë.
Se mirë që nuk ka gjetur dot një arsye kushtetuese, për të mos emëruar ministër të Jashtëm djaloshin Gent Caka, por çfarë argumenti kushtetues ka gjetur, që nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit? Çfarë ka gjetur jo kushtetuese tek dekreti për shkarkimin e një minsitri, dhe në cilën Kushtetutë të botës e ka lexuar, që presidenti nuk lejon kryeministrin të shkarkojë një ministër?
Halli i tij është i njëjtë. Ai do të bëjë politikë me karrigen e presidentit, duke dashur të fyejë dhe dëmtojë edhe Ditmir Bushatin, dhe të bëjë ndonjë pazar me Edi Ramën, për pasardhësin.
Përfytyrimi më banal është sipas filozofisë së LSI, që për çdo pazar ka një çmim, dhe tani e përfytyroj duke u konsultuar me Petrit Vasilin, i cili i thotë që kufiri me Greqinë do shitet me lekë, dhe LSI do ngelet pa pjesë, apo kufiri me Kosovën do ndryshojë, dhe LSI nuk do marrë gjë, dhe për këtë nuk duhet firmosur ky Gent Caka.
Mund të jetë dhe më banale se kaq, por nuk kemi pse lodhemi të kuptojmë gjithë banalitetet e Presidencës Meta.
Shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se presidenti po përpiqet të bëjë politikë të brendshme të pistë, me postin e politikës së jashtme, në kërkim të ndonjë pazari. Dhe Gent Caka është i përzgjedhur si viktimë në këtë histori.
Politika më e mirë e jashtme e Shqipërisë, është të bëjmë mirë politikën e brendshme. Dhe me këtë që bën presidenti, i cili shkel rregullisht Kushtetutën, për të bërë pazare, është duke na bërë politikën më të keqe të jashtme të mundshme, pasi të huajt na shikojnë si shtet primitiv. Dhe për këtë gjë, nuk kemi kujt t?i kërkojmë falje. Sidomos Edi Rama që e ka zgjedhur vetë!
Pas vdekjes së prindërve, jeta ndryshon shumë, le të themi s...
Duke folur përpara trupit diplomatik, kryeministri Edi Rama ...
Banorët e zonës së Astirit ndodhen sot në ditën e 68-të të p...
“Kur zogu jeton, ha insektet, kur zogu ngordh, insektet e ha...
Ndërkohë që presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar zëvendësue...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me diplomatët dhe ambas...
Nga mbledhja që po zhvillohet me trupin diplomatik, pas fjal...
Një artiste 37-vjeçare e quajtuar Snezhana Soosh, së fundmi ...
Një shtyllë e shpërndarjes së energjisë elektrike është rrëz...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga studio e ru...
Analisti nga Kosova Baton Haxhiu ka publikuar një letër, që ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së tavanit t...
Gazetari Aleksandër Çipa në një postim në rrjetet sociale ka...
Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar G...
Albert Veliu, i njohur nga të gjithë me pseudonimin “Babalja...
Gazetarja Sonila Meço me anë të një postimi në rrjetet socia...
Çdo një ndër tre persona vuan nga pagjumësia, kjo mund të vi...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një njoftim për situ...
Një aksident ka ndodhur në Gjegjan të qytetit të Kukësit si ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...