Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.
Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.
Ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte ?djalin e lexuar?, të pilotuar nga Prishtina.
Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati ?harruar? ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë.
Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në? 4 janar.
Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.
Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy anë të errëta.
Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç?pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhërave të tij.
Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalitetin e ?djalit të lexuar? nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top.
Çdokush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, ta lëvizin si gur shahu? Çfarë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar ta konsiderojë veten, të përtypë kokulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?
Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.
Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit.
Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi- Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.
Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim ...
Pas deklaratave të ish-ministres së Jashtme të Kosovës, Edit...
Gjatë intervistës në rubrikën “Opinion” deputeti i Partisë D...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar seancë dëgjim...
Në këmbim të drejtësisë, në gjykatat dhe prokuroritë tona, k...
Gazetari Klodian Tomorri, në një postim në faqen e tij në rr...
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar n...
Një person është plagosur rëndë në qytetin e Gjirokastrës si...
Mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme ...
Emisioni “Stop” pritet të publikojë sot dy dëshmi të reja të...
1.4 milionë personave u kanë skaduar kartat e identitetit.Pa...
Një ndër studentët protestues në Tiranë thotë se është kërcë...
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar propozimin e kryeministrit ...
Ish-kryetari i UÇK-së Rexhep Selimi në një postim në rrjetet...
Një aksident rrugor, ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar pas...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të presidenti...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet ka sh...
Filloni duke e dashur vetenNëse nuk jeni në gjendje ta doni ...
Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë Gent Cakën në krye ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...