web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga e përplas 3 kalimtarët, ndërron jetë një 35-vjeçare

4 Janar 2019, 09:42, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti ?Benz-2500? me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, shtetësia me inicialet L.B., 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S., 33 vjeç dhe G.S., 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.





Lajmet e fundit nga