web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcimtaren e zë kriza e epilepsisë në skenë, por Iggy Azalea-s as nuk i bëhet vonë fare!

29 Dhjetor 2018, 20:15, Aktualitet CNA

Iggy Azalea u shpreh përmes një postimi në Instagram se, ndihet e lënduar dhe sikur nuk mund të bëjë asgjë siç duhet.

Këngëtarja 28-vjeçare i tha ndjekësve të saj se ishte e sfilitur, pasi hasi disa kritika kur vazhdoi të këndonte pavarësisht se kërcimtaren e saj e zuri një krizë epilepsie në skenë gjatë koncertit në Rio de Janeiro, Brazil.

Ajo po performonte këngën ?Black Widow?, kur këngëtaren e kapi një krizë epilepsie dhe u rrëzua në dysheme.

Pasi u kritikua nga fansat, sepse nuk ndaloi koncertin për të kërkuar ndihmë mjekësore, Iggy Azalea postoi një foto me mesazhin:

?Ndonjëherë ndihem e sfilitur nga bota. Duket sikur çdo gjë që bëj, kthehet në një mundësi për njerëzit që të më thonë pse jam një kuç*ë, pse muzika ime ta shpif, rrobat e mia janë të shëmtuara, pse unë nuk kam asnjë vlerë ose jam një njeri i tmerrshëm. Jam e trishtuar. Katër vitet e fundit jam vetëm unë që jetoj në një botë, ku nuk mund të bëj asgjë siç duhet dhe është e vështirë të mos ndihesh ?ku është kuptimi? dhe të jesh e motivuar?.

Ajo e mbylli me një thirrje për fansat që të jenë më të dashur me të dhe me njëri-tjetrin.





Lajmet e fundit nga