Mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë/ Ja për çfarë po diskutohet
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot nën drejti...
Krishtlindja, ardhja e Zotit tek njeriu, është gjithmonë një kremtim i gëzuar dhe shpresëdhënës, sepse lindja e Krishtit është fillimi i shpëtimit tonë. Misteri i mishërimit është misteri i dashurisë hyjnore, i identifikimit hyjnor me njeriun e humbur. Por, shpesh, shqetësimet dhe problemet e jetës dhe zhurma e madhe nga informacione të kota, ose të rreme, na pengojnë të ndalemi dhe të meditojmë në kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes dhe se çfarë do të thotë ajo për ne sot. Për këtë arsye, për të kuptuar se çfarë është kremtimi i Krishtlindjes dhe misteri i mishërimit të Zotit, Kisha na parapërgatit me një periudhë kreshmimi dhe meditimi, duke na ndihmuar kështu të largohemi nga kotësitë dhe të përqëndrohemi në thelbin e Krishtlindjes. Sepse, nëse ne festojmë vetëm nga jashtë, duke u angazhuar vetëm në dhuratat, drekat dhe zbukurimet, ato nuk do të na ndihmojnë të gjejmë Krishtin. Zoti është i fshehur në urdhërimet e Tij dhe ai mund të gjendet atje në masën që Ai kërkohet ? na thotë shën Mark Asketi. Urdhërimi më i madh është të duam Perëndinë dhe të duam njëri-tjetrin. Në përjetimin dhe praktikimin e këtij urdhërimi ne do të gjejmë Zotin. Nëse ju nuk e gjeni Krishtin në lypësin në derën e kishës – na thotë shën Joan Gojarti– ju nuk do ta gjeni atë në kungatën, që do të thotë se, vetëm në dashurinë dhe dhembshurinë për të tjerët, sidomos për ata që janë në nevojë, ne mund të jemi në kungim me Zotin.
Krishtlindjet janë gjithmonë një kujtim i fortë për dashurinë e thellë dhe të vazhdueshme të Perëndisë për ne, sepse në fakt, në themel të këtij festimi, është pikërisht njohja dhe përjetimi i dashurisë së Perëndisë. Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e tij të vetëmlindur që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme (Jn. 3:16). Ajo është një dashuri që përfshin gjithsecilin nga ne, pa përjashtim, kushdo qoftë ai. Perëndia, ndër shekuj, nuk u mjaftua vetëm të na drejtonte me mësimet e tij, me anë të profetëve dhe mësuesve të shenjtë, por Ai u bë si njëri nga ne, duke marrë natyrën tonë si njeri dhe duke e shëruar atë si Perëndi, sepse shpëtimi nuk vjen vetëm nga informacioni dhe mësimi, por nga një pjesëmarrje e brendshme dhe transformimi.
Mishërimi i Zotit është dhurata më e madhe që i është bërë njerëzimit, dhurata e dashurisë së pafundme dhe gjithpërfshirëse e Atit tonë qiellor. Ai na dhuroi Shpëtimtarin. Vetë emri që iu dha foshnjës së shenjtë tregon misionin e tij: Edhe do t?ia quash emrin Jisu (që do të thotë shpëtimtar), sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre (Mat. 1:21). Nga dashuria Perëndia i gjallë pranoi kufizimet e njerishmërisë sonë dhe u shfaq ndër ne në personin e Zotit tonë Jisu Krisht, për të na shpëtuar të gjithëve.Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij (Jn. 3:17). Krishtlindja e gjallëron vazhdimisht shpresën tek ne, duke na forcuar besimin në fuqinë transformuese të dashurisë dhe na kujton vazhdimisht se Perëndia nuk na ka braktisur, sepse dashuria e vërtetë kurrë nuk braktis.
Ndonëse koha e sotme po plagoset nga lakmia, egoizmi dhe vetmia, nga padrejtësia dhe korrupsioni, nga pabarazia dhe indiferentizmi ndaj të tjerëve, duke i shkatërruar kështu marrëdhëniet ndërnjerëzore, ne përsëri kemi besim në mundjen e së keqes, sepse e mira egziston, por shpesh nuk vihet re ngaqë nuk bën zhurmë. Ndonëse shoqëria po i humbet vlerat tradicionale, të cilat e kanë mbajtur atë të shëndetëshme ndër shekuj, duke e vështirësuar jetën e të gjithëve, përsëri ne kemi shpresë, sepse me lindjen e Zotit, në një botë që kishte marrë rrugën e shkatërrimit, lindi një dritë. Edhe sot, është pikërisht kjo dritë dhe kjo prani e Krishtit ndër ne, e cila na jep forcë e kurajo dhe e ndriçon udhëtimin e jetës sonë, duke mos na lënë të mbytemi në detin e dëshpërimit.
Të dashur vëllezër dhe motra; Zoti na thotë: Ju jeni drita e botës…ju jeni kripa e botës. (Mat.5:13-14) Prandaj, edhe në këtë Krishtlindje, nëse duam të jemi të krishterë të vërtetë, le të ndezim kandilin e shpirtit tonë në dritën e Krishtit dhe le të bëhemi një dritë, sado e vogël, për të ndriçuar errësirën shpirtërore të frikës dhe dëshpërimit. Le të sjellim pak shpresë në zemrat e atyre që e kanë humbur shpresën. Le të bëhemi kripa e botës, që ashtu si kripa, e cila e ruan ushqimin nga prishja, të ruajmë edhe ne sot shoqërinë tonë nga prishja dhe korrupsioni. Le t?i japin njëri-tjetrin më shumë dashuri dhe ngohtësi, për të shkrirë akullin e urrejtjes dhe egoizmit. Zoti tashmë është ndërmjet nesh!
Në këtë ditë të bekuar ju uroj të gjithëve: Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!
Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot nën drejti...
Mukadez i shkon Arzus në zyrë dhe e pyet për të shkuarën me ...
Natën e ndërrimit të viteve do të ketë një koncert të madh n...
Fjodora Fjora dhe djali i saj Teo kanë publikuar një nga fot...
Botës së televizionit i është shtuar edhe ish Miss World Alb...
Besoj se keni dëgjuar për kujdesin tërësor të lëkurës. A ësh...
I fejuari i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, është një n...
Aktori shqiptar Marko Caka që jeton dhe punon në Shtetet e B...
Teksa jeni i ulur në një ambient të qetë me njerëz vërdallë ...
Prej disa ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës vi...
Nëse jeni shumë i dhënën pas spontanitetit dhe aventurës, ju...
Të premten, me datë 28 dhjetor, Partia Socialiste pritet të ...
Kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,...
Policia Rrugore e Dibrës në bashkëpunim me disa banorë të zo...
Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë, shtëpitë e të cilëve ja...
Në një shkrim të publikuar nga media shtetërore serbe “B92”,...
Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Elbasanit ka har...
93 vjet nga krijimi i saj, Forca Detare shqiptare ashtu si g...
Një vajzë 13 vjeçare nga Elbasani, e martuar në Gjakovë, ësh...
Mes pak sigurive të pakta që ka njeriu në jetë një prej tyre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...