web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studentët largohen nga takimi me Ramën

20 Dhjetor 2018, 16:28, Aktualitet CNA

Disa nga studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë braktisur takimin me kryeministrin Edi Rama.

Ata kanë marrë këtë vendim pasi nuk janë lejuar të flasin mjaftueshëm nga kreu i qeverisë.

Studentët i kanë thënë Ramës se ky është monolog, jo dialog dhe më pas kanë braktisur sallën e takimit.

Pasi janë larguar nga salla ku po zhvillohej takimi me kryeministrin, të rinjtë janë bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre që ndodhen duke protestuar para këtij universiteti./CNA.al





Lajmet e fundit nga