Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend një tjetër ligj. Në një njoftim nga Presidenca, bëhet e ditur se Meta nuk ka dekretuar dhe ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin për ?Për tatimin mbi të ardhurat? të ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji.
Sipas Presidencës, ligji bie në kundërshtim me parimin kushtetues të ?barazisë përpara ligjit? dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë.
?Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues?- thuhet nga Presidenti Meta.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr.11015, datë 20.12.2018, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? të ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji, bazuar në argumentat e mëposhtme:
1. Neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të ?barazisë përpara ligjit? dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë. Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një ?amnistie fiskale?, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj.
Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues.
Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me nenin 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%.
Neni 9 krijon paqartësi dhe mundësi abuzivizmi ndaj bizneseve dhe aksionerëve për shkak se nuk përcakton saktësisht normën 8 % apo 15 %, si dhe mënyrën se si do të tatohet dividendi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 dhe më parë, në rast se subjekti tregtar nuk e respekton apo e tejkalon afatin e parashikuar në këtë nen për pagesën e tatimit mbi dividendin (30 shtator 2019) dhe është në kushtet kur nuk ka marrë një vendim për shpërndarjen e dividendit, për periudhën e diktuar nga ligji.
2. Neni 11, i ligjit nr. 94/2018, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës, përsa i takon afatit të hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 11, i ligjit nr. 94/2018 të miratuar dhe të paraqitur për dekretim dhe shpallje, parashikon se: ?Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019?. Në këtë mënyrë kjo dispozitë bie ndesh me parashikmet e nenit 84 pika 3, të Kushtetutës që diktojnë detyrimin që ligji duhet të hyjë në fuqi jo më parë se 15 ditë nga botimi i tij në fletoren zyrtare. Referuar kërkesave të Kushtetutës, është objektivisht e pamundur që ligji nr. 94/2018, të hyjë në fuqi më datën 1 janar 2019.
Në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer sistemin e taksimit progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë.
Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë.
Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 9 dhe nenit 11, të ligjit nr. 94/2018 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? të ndryshuar, mund t?i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës.
Fotografitë e lëshuara nga Dogana e Shqipërisë tregojnë ciga...
Tregtimi i produkteve të mishit dhe bulmetit pa liçencë vijo...
Ka filluar seanca plenare edhe për ditën e sotme, ku në ndry...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar...
Gjermania po përjeton një bum të lartë ekonomik dhe krahu pu...
Dibra është një prej qarqeve më të prekur nga reshjet e borë...
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e ambasadorit...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Lideri i opozitës greke, Qirjakos Micotakis së shpejti prite...
Shivai i thotë se gjithçka ka marrë fund midis të dyve. Ai i...
Selma gjen orën e vjetër të Rizas të cilën duhet ta rregullo...
Shqipëria ka shpallur persona të padëshiruar (non grata) amb...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Studentët do të vijojnë sërish sot protestën e tyre. Mësohet...
Ndotja e ajrit me PM 10 në Tiranë kalon normën me 50 për qin...
Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellime...
Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasiguriv...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Nëse e kapni partnerin me “presh në dorë”,duke ju tradhëtuar...
Prindërit thonë se i duan të gjithë fëmijët njëlloj, por pye...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...