web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthimi i buxhetit të shtetit/ Ahmetaj: Presidenti duhet të kërkonte dialog

18 Dhjetor 2018, 09:16, Aktualitet CNA

Pasi presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend, buxhetin e shtetit për vitin 2019 ka reaguar ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Nga Komisioni i Ekonomisë, Ahmetaj u shpreh se Presidenti duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë dhe jo të kthente buxhetin.

?Presidenti është mundur që të ketë një kontribut duke kthyer buxhetin. Besoj që një kontribut më i madh sesa të kthehesh buxhetin, që është i furnizuar me të gjitha shumat për arsimin e lartë, do të ishte që të kërkonte edhe ai dialog mes studentëve dhe qeverisë. Ne mbështesim kërkesat e studentëve i konsiderojmë legjitime në kushtet që duhen përmirësuar, uljes së tarifave, por sigurisht që qeveria është duke pritur me padurim studentët që të ulen për të dialoguar. Dekreti është kthyer pa referuar asnjë detaj, në aspektin e financimit të arsimit apo kërkesë specifike. Praktikisht e ka kthyer buxhetin në parim. Cdo refuzim ndaj dialogut është ti bësh një tradhti kauzës së studentëve? tha Ahmetaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga