web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kërkon komardare shpëtimi/ Gënjen publikisht për Ligjin e Arsimit të Lartë

17 Dhjetor 2018, 12:51, Aktualitet CNA

Prej 13 ditësh, studentët e universiteteve publike në vend janë ngritur në protesta dhe shkak për këtë është bërë ligji për Arsimin e Lartë. Një ligj korruptiv dhe klientelist, i cili u miratua nga qeveria në vitin 2015 dhe pasojat po i jep sot.

Një ligj për të cilin përgjegjësi kanë si qeveria që e përgatiti, LSI që e votoi dhe Lulzim Basha që nuk e dërgoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në një probnoncim për mediat nga selia blu, është munduar të gjejë një komardare shpëtimi, duke e justifikuar faktin që nuk e coi kurrë për ta anulluar në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.

?Ç?rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë. Dhe, do ta hidhte poshtë dhe Edi Rama  do të thoshtë ? E shikon, ishte edhe kushtetuese?.-tha sot Lulzim Basha.

Por, Basha gënjen publikisht, sepse në atë kohë ka çuar në Kushtetuese edhe ligje të tjera të qeverisë dhe janë rrëzuar. Ndërkohë në lidhje me ligjin në fjalë, në një prononcim ekskluziv për CNA.al në atë kohë u tha se ligji do të çohej në Gjykatën Kushtetuese brenda datës 6 dhjetor dhe se për këtë ishte ngarkuar Ivi Kaso. Por, Lulzim Basha nuk e bëri kurrë këtë.

Lulzim Basha ?harron? të tregojë se sa orë qëndronte duke u ?zhgrryer? me Alfred Lelën, Henri Çilin dhe sektin e UET-it.

Lulzim Basha harron edhe të tregojë sesi ?zhgrryhej? në vilat në Kolonjë me Alfred Lelën me shokë, të cilët me shpatë në dorë bënë avokatët e Ligjit për Arsimin e Lartë. Justifikimi qesharak që bëri sot  Lulzim Basha është vetëm një përpjekje e tij për të gjetur një komardare shpëtimi, ndërkohë që po mbytet.

Nëse Lulzim Basha do ta kishte çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë, sot do të ishte përkrah studentëve dhe nuk do të ishte refuzuar nga këta të fundit, por Luli është i zhytur dhe është fajtor po aq sa Rama që e përgatiti dhe LSI që e votoi. Prandaj dhe sot refuzohet nga studentët./CNA.al





Lajmet e fundit nga