Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Të marrtë e mira të marrtë more Kryeministri ynë qyfyrexhi! Ç?paske qenë! Del ti në ekran dhe fëmijët i pushojnë keqatjet, pleqtë e çarsin gjumin, laneshat e ndalin dhimbjen, barinjtë ngahin për t?i mbyllur dhëntë ndër stane, ndërsa ministrat frymëmbajtur si para një mrekullie fiksojnë shikimin e dlirin veshte! Ata më mirë se kushdo e dinë që kjo tokë veç Skënderbeut, një të dytë si ty kurrë nuk e nxori. I japin të drejte Elisës kur me Gjergjin të krahasoi, açik me qartësi profetësh, por njerëzore siç është xhelozia ,i gërryen së brendshmi pse atyre më parë mendja nuk u vojt? Një si amëtim u rëndon mbi stomak.
Disa prej tyre tanimë të urtësuar nga bashkëpunimi i gjatë si bij të nostalgjisë dhe mirënjohjes kanë kuptuar se momenti është këputur si ftua nga dega për të hedhur disa shënime kujtimesh si pajë për brezat e ardhshëm. Njëra e fillon kështu rrëfimin e saj të jetës: ?Ishte ditë e vrenjtur, dimër, Saliu kishte vrarë shpresën me çifte, ndihesha e dëshpëruar teksa pikëllimi më kishte pushtuar aurën, befas takova Edi Ramën. Ai më pa, shtanga dhe në horizont u shfaq dielli. Ishte dielli i Rilindjes, që së shpejti do të binte mbi gjithë Shqipërinë. Provova atë që kishte provuar Parisi dhe Ornela Vorpsi. Lezeti i shpresës s?ka shpagim!?
Në fakt, sa herë Kryeministri shfaqet, na konfirmohet superioriteti i tij në një fushë të caktuar të dijes, artit, kulturës, teknikës, mekanikës, politikës, kibernetikës apo matematikës e fizikës. Dalja e tij e fundit në TV ishte një doktoraturë e madhe për fatet e shoqërisë dhe shtetit. Ai ndër pedagogë është më i miri. A e keni dëgjuar kur i gjykon të gjithë me një fjalë goje, duke ndarë miellin nga krundet, të diturit nga të paditurit, veshgjatët nga veshshkurtrit? Diturinë e shekujve mban mbi supe si Volteri. Me gazetarët ka rivalitet, të cilin e fiton paq se ndihet gazetar më i mirë se ata ku e ku? Ehuhaa! Në punë stili e publicistike më i thukëti, më darovitësi, më lozonjari, më hokatari, me pak fjalë, lëronjësi më i shquar i gjuhës shqipe, Buzuku e Kadare vijnë më pas. Gabim të madh bëjnë studentët që nuk shtojnë edhe një pikë të re në kërkesat e tyre. Libri ?Kurbani? si dhe tregimi ?Ina, Ina hiqi brekët? të futen në tekste shkollash. Me të mund të bëhen punime masteri e doktorature. Por edhe si studiues letërsie e si kritik i di të gjitha. Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti dhe Aurel Plasari, para tij në këso gjykimesh duken si axhaminj që luajnë me tepsi. Zërat që nuk duan identifikim pohojnë se edhe Umberto Eko nuk e pat më jetën e gjatë kur iu shfaq kjo konkurrencë e re në dheun e Arbrit.
Ndër filozofë shkëlqen! Mund të ndërtohej një antologji e mirëfilltë e mendimit të tij bashkëkohor duke përmbledhur statuset e tij në ?Facebook?. Nja dy a tre lexoi Habermasi nga këto të bekuara, të cilat mbarojnë me fjalën rilindje e ndonjë ikonë gazmore dhe i dogji, i poqi, shkrumb e hi i bëri librat e tij. U soll më keq me tekstet e veta se kalifi Omar me bibliotekën e Aleksandrisë.
Në dava historie, siç e keni vënë re, kujtdo ia vë qylafin sipas kresë. Në sport ka lënë nam. Ilir Beqja po shkruan një monografi për të si basketbollist dhe peshqesh për njerëzit që kanë nevojë të ushqejë adhurimin. Në çështje mode të vret Zoti të kërkosh një të dytë që i afrohet. Me jelekë e brandavekë, me qillota e kapota lë pa frymë të madh e të vogël, që ashikllëkun e ka kult në jetë!
Sevdallëkun dhe jaranllëkun ia lë vetes së paku në ligjërim, sidomos në fushatë elektorale duke bërë bandillin publik ograjave. Po kaq i parë është në çështje ekonomie, bujqësie e blegtorie, më bujk se bujqit, më blegtor se blegtorët, më ekonomist se Arben Ahmetaj. Tavëll, domino, spathi, pllakaton etj., luan më mirë nga të gjithë. Trikot i thur shpejt, byrekun e qan, rrobaqepës si ai. Ne jemi vend me fat. Kryeministri ynë është më i miri dhe më i bukuri i krejtve! Studentët ende s?e kanë kuptuar këtë e protestojnë prej 10 ditësh. Sa do t?u rëndohet ndërgjegjja kur ta kuptojnë se ç?po bëjnë. Thjesht po gjuajnë me gur, të drejtën, të mirën dhe të bukurën. Haram e paçin mërzinë që i kanë shkaktuar. I plaçin sytë kujtdo që i bie së mirës me shkelm.
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë ka ndodhur një aksident rëndë...
Gjatë pasdites së sotme në protestën që është duke u zhvillu...
Moderatorja e njohur Jona Spahiu është bërë nënë e një djali...
Shkatërrimi i ndërtesave në zonë e Astirit ka vazhduar edhe ...
Protesta e studentëve, tashmë prej 12 ditësh është komentuar...
Kryetari i grupimit “Dhjetor 90” Bislim Ahmetaj në një reagi...
Nga Miron ÇakoRinia është një energji pozitive e shoqërisë, ...
Sërish ditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ba...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka pohuar në një po...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ish-ministrja e Shëndetësisë në qeverinë e Berishës, doktorr...
“Dua të them pa u kompleksuar nga askush: Unë jam me student...
Megjithë thirrjet e autoriteteve franceze për qetësi, qindra...
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për grab...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur po...
Moti i keq me rreshje të mëdha shiu dhe dallgëzimi prej 5-6 ...
“Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion të gjithëpranuar...
Prej 12 ditësh, studentët janë ngritur në protesta, duke mos...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ne QTU vijon festa deri te dielen. Qendra ka organizuar nje ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...