web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosi me thikë të riun/ Arrestohet 27-vjeçari

14 Dhjetor 2018, 09:17, Aktualitet CNA

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, nën akuzën e plagosjes me thikë.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet E.K, 27 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas tek ?Kryqëzimi i Koliqit?, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit M.I., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t?i referohen Prokutorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale ?Plagosje e rëndë me dashje?, ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga