Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Studentët e drejtësisë denoncuan në STOP se kanë përfunduar studimet, por kanë më shumë se 6 muaj që nuk kanë marrë kartonin e diplomës. Këtë e pranon edhe dekani i Juridikut, Artan Hoxha, i cili thotë, se problemi do të zgjidhet shpejt.
?Unë kam mbaruar studimet në muajin Qershor në Fakultetin e Juridikut, kam bërë mbrojtjen e diplomës, kanë kaluar 6 muaj dhe unë ende nuk e kam marrë kartonin e diplomës. Kjo më penalizon pasi kam pasur synimin për të vazhduar një cikël të dytë studimesh jashtë shteti dhe një ndër dokumentet që më duhet është edhe kartoni i diplomës. Kemi shkuar shumë herë pranë Fakultetit dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje?, tha një studente për mikrofonin e STOP.
Një tjetër studente tha se që në muajin Qershor kanë bërë edhe pagesën për kartonin e diplomës, por që atëherë nuk kanë marrë as përgjigje dhe as karton.
Dekani Artan Hoxha: Kjo nuk është një çështje fakulteti, është një çështje e Universitetit. Janë çështje tenderash, funksionimi. Ne japim vërtetime, të cilat janë të barazvlefshme me diplomën. Për ata, që diploma ju duhet në mënyrë të domosdoshme, ata e marrim diplomën, por nuk është se ne kemi ndonjë problem, që nuk jepen diplomat në Universitetin e Tiranës. Studentet e Bachelor-it, që kanë mbaruar tani, nuk i kanë marrë diplomat. Ata kanë hyrë në ciklin e dytë të studimeve në master shkencor, ose master profesional këtu dhe kudo ku kanë kërkuar. Studentët tanë nuk ikin në institucione të tjera, qëndrojnë tek ne. Kush ka ikur në institucione të tjera, ka marrë vërtetim nga ne dhe nuk janë penalizuar për vazhdimin e studimeve.
Edhe Sokol Horanlli deklaroi se e fejuara e tij ka përfunduar studimet për infermieri në Korrik 2018 në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan, por nuk e ka marrë kartonin e diplomës. Ky fakt e penalizon të renë, për licencën në Suedi, ku kërkon të punësohet.
Horanlli: E fejuara ime ka mbaruar shkollën për infermieri-mami dhe nuk arrin të marrë dot diplomën. Unë jetoj në Suedi, nuk jetoj në Shqipëri. Prej dy muajsh edhe e fejuara ime më është bashkangjitur këtu. Tani ideja është që ne duam të bëjmë licencën për të ushtruar profesionin në infermieri, por nuk arrijmë dot të krijojmë asnjë lloj kontakti as me Ministrinë dhe as me Universitetin. Studimet i ka përfunduar në muajin Korrik të vitit 2018, ideja është që të gjithë thonë se diploma del pas dy vjetësh. Ne jemi paraqitur tek zyra e punës këtu, por problemi është që pa diplomën, nuk më bën njeri një përkthim të letrave që e fejuara ime disponon që ta ndihmojnë për të filluar trajnimin dhe praktikën, për të marrë licencën për të filluar profesionin. Ne kemi marrë thjeshtë vërtetim diplome dhe vërtetim notash, por që këtu ma shikojnë si një letër A4 me një vulë në fund.
Zgjidhje alternative jepen nga dekanët e fakulteteve për studentët që ju duhet kartoni i diplomës, sidomos kur janë jashtë vendit tonë. Por mungesa e kartonëve të diplomave mbetet një problematikë madhore dhe që kërkon një zgjidhje përfundimtare.
Dekani Shkëlqim Hidri thotë se për raste emergjente do të ketë zgjidhje të shpejtë.
Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Problemi i diplomave është një problem deri diku i mbetur, pra i vjetër, sepse pati një vonesë në momentin e printimit, pra të prodhimit të kartonit të diplomës dhe ne sapo kemi përfunduar pajisjen më diplomë të studentëve, që kanë mbaruar dy vite më parë. Mbeti si pasojë e mos pasjes së bazës materiale, pra kartonit të diplomës dhe shumë shpejt do të fillojë dhe shpërndarja e studentëve që kanë mbaruar vitin që kaloi.
Gazetarja: Kjo shumë shpejt, ka të bëjë me afatin 2-vjeçar, apo shumë shpejt afati kohor, mujor?
Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Absolutisht! Bëhet fjalë për afate kohore mujore dhe besoj brenda Janarit, baza materiale, besoj, do të jetë e gatshme dhe do të fillojmë menjëherë plotësimin. Pra, nëse ne na paraqitet një kërkesë për një arsye, ose për një tjetër, personi e do urgjente, do të marrim masa, që ta plotësojmë sa më shpejt të jetë e mundur, që të mos i pengojmë.
Gazetarja: Në rastin konkret, personi duhet të vijë këtu ose?
Dekani i Infermierisë, Shkëlqim Hidri: Të sjellë një familjar me një prokurë dhe shumë shpejt do t?i vihet në dispozicion diploma. Është e drejtë e studentëve, që janë diplomuar, që të marrin kartonin e diplomës.
Gazetarja sqaroi se në përfundim të studimeve, studentët paguajnë një shumë prej 6 mijë lekësh të vjetra për të marrë kartonin e diplomës. Stop u interesua edhe për të mësuar se sa është kostoja e kartonit të diplomës, nga e cila mësoi se nuk e kalon shumën e 2 mijë lekëve të vjetra.
Ndriçim Mehmeti, ekspert i fushës së arsimit, thotë se lekët e diplomave shkojnë për nevoja të tjera të universiteteve dhe kjo po i penalizon studentët në tregun e punës.
Ndriçim Mehmeti: Në rastin e diplomës që ju thoni, kjo ka një kosto të veçantë. Pse ka një kosto të veçantë? Sepse kjo diplomë ka pullën me një holograme, pra që është element i sigurisë siç është në maturën shtetërore dhe stemat e Republikës dhe të Universitetit, që janë pronë e drejtpërdrejtë e Universitetit. Kjo që shohim ne këtu, në konsultimet që unë kam bërë, me njerëz që merren me këtë punë, nuk shkon më shumë se 2 mijë lekë të vjetra. Me përjashtim të Universitetit të Tiranës, të gjitha bordet qeverisen nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit për këtë është. Pra, shteti është kujdestar i joni, menaxhon jetët tona, nuk është për të na nxjerrë jashtë. Dhe në këtë moment thërret universitetet dhe u thotë, urdhëroni: në rast se atje ka të dhëna që Universiteti lekët i ka bërë ?rrush e kumbulla?, ka auditin, ka KLSH-në, që ta nxjerrë para përgjegjësisë dhe ta zbatojë. Por në rast se Universiteti nuk i ka mundësitë, pasi të ardhurat janë të pakta, atëherë shteti ndërhyn. Ministria e Arsimit nuk është vetëm për të zbukuruar veten. Ç?është kjo autonomi kur ti nuk ke mundësi të japësh një karton. Ndërkohë që edhe këtu e merr 6 mijë lekëshin e kartonit, por nuk e menaxhon dot, as shteti dhe as universiteti.
Mos marrja në kohë e diplomës ka sjellë një tjetër shqetësim për studentët, që është firmosja e diplomës nga titullarë që nuk janë në kohën kur studenti ka përfunduar studimet.
Ndriçim Mehmeti: Ky është një problem shumë i madh pasi në rast se ti shkon jashtë shteti dhe thua kam përfunduar studimet në vitin 2016, por diploma është dhënë në vitin 2017 me emra të tjerë, vihet një pikëpyetje e madhe nëse diploma jote është origjinale apo jo, sepse në atë periudhë kanë qenë të tjerë titullarë. Kështu penalizohet studenti sigurisht. Jashtë shteti kjo mund të krijojë probleme shumë-shumë të mëdha
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një po...
Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjet...
Kërkimi shkencor është fjalë e huaj për studentët, ndërsa la...
Artisti Robert Aliaj gjatë një interviste në studion e emisi...
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëveprimin në Europë ka reag...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka re...
U shit si nuse përmes facebook-ut. Viktimë e kësaj historie...
Rezistenca e palëkundur e studentëve, duket se e ka detyruar...
Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të L...
Gjatë pasdites së sotme banorët e Shkodrës u ngritën në prot...
Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Teksa në shumë qytete të vendit janë duke u zhvilluar protes...
Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reaguar sot për skan...
Prej disa ditësh studentët janë ngritur në protestë, kundë t...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do transmetohet një ...
Historia është marrë nga The GuardianKur isha studente fillo...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka r...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...