Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Protestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimin e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie.
Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.
Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?
Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike. Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.
Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave. Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB) dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur 2,1 % e PBB mbështet 75% të investimeve publike në një vit buxhetor.
Politika po korr atë që ka mbjellë
Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit të lartë kur ishte në pushtet.
Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ?rrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private, 2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme. Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen.
Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare./ DW
Prej orës 10:00 të paradites së sotme, mijëra studentë vijon...
Studentët e Elbasanit kanë mbërritur përpara Ministrisë së A...
Mijëra të rinj dhe të reja janë mbledhur sot në një tubim ma...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me protestën e s...
Mijëra studentë, janë tubuar sot përpara Ministrisë së Arsim...
Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e s...
Krahas studentëve në Tiranë, protesta janë zhvilluar edhe në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nderuar studentët që sot nd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot ...
Kristjano Kola nga qyteti i Vlorës, i cili studion në Fakult...
Vijon të shtohet numri i studentëve protestues para Ministri...
Pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjiti...
Policia kufitare e Durrësit ka kapur një kamion, i cili po t...
Protesta masive që po zhvillohet para ambienteve të Ministri...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmje...
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurm...
Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndryshimi në...
Studentët kanë mbërritur tek Ministria e Arsimit, që do të j...
I riu, i cili i mori jetën 21-vjeçares Eleni Topaludhi, pak ...
Familjarët kërkojnë për Anikën por ajo nuk duket gjëkundi. P...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...