web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Baba 90, çuni 2018”/ Studentët e Elbasanit bllokojnë rrugët

11 Dhjetor 2018, 09:02, Aktualitet CNA

Ditën e sotme studentët e Universiteteve të vendit kanë bojkotuar mësimin, për t?u nisur më pas drejt Tiranës, ku është paralajmëruar protestë masive.

Studentët e qytetit të Elbasanit janë mbledhur para Universitetit ?Aleksandër Xhuvani? me pankarta të shumta në duar dhe thirrje për qeverinë, ndërsa mësohet se shumë nga rrugët e qytetit situata është e rënduar.

?Koha e maskarenjve?, ?Baba 90, çuni 2018?, ?Jo po portofoli, jo po kompetenca, jo po tremujori, jo po s?punon leva? , këto janë disa nga parrullat, me të cilat studentët marshojnë në duar.

Ata kërkojnë në mënyrë kategorike plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kanë theksuar se me qeverinë nuk do të ketë as gialog dhe as negociata./ CNA.al





Lajmet e fundit nga