Nga Arian Galdini/ Lulzim Basha, ose na bashko ose na ke përballë!
Teksa flisja me një shoqen time të fëmijërisë, ajo po më rrë...
Nga Xhovani SHYTI
Edhe në këtë periudhë tragjizmi mbarëpopullor që po kalon vendi rinia rezulton të jetë shtresa e popullsisë që po vuan pasojat më të dhimbëshme, duke konfirmuar kështu vijimësinë historike të fatit të saj të mbrapshtë.
Sepse i mbrapshtë ka qenë fati i rinisë në hershmërinë dhe po i tillë vijoi të jetë në përgjatje të shkallëve historike, deri në këtë fazë moderniteti të ardhur pas kalimit rreth pesë dekadësh nën komunizëm.
Pesëqind e kusur vite më parë ?murtaja? që kosiste me shumicë fatin e jetës së rinisë e kishte emrin nizamllëk, apo inkuadrimi si ushtar në shërbim të legjioneve të ushtrive të huaja. Fat ky i rrjedhur nga prapambetja, varfëria ekstreme dhe qënia e truallit arbnor nën sundimin e pushtuesve që iknin e vinin.
Nizammllëku dhe qënia ??mish për top? nëpër luftëra ishte fati tragjik i rinisë shqiptare, fat të cilin vijoi ta gëzojë përgjatë gjithë moteve pasuese nën të njejtin atribut që favorizonte zorzopët udhëheqtar dhe jo mirësinë e vendit.
Me rënien e Perandisë otomane, e cila me nizamllëkun që ofronte ishte stimuluesja më e madhe e fatit tragjik të rinisë arnautistane, pesha e fatit të saj tragjik morri dimensionin e luftës për çlirimin kombëtar, duke bërë realitet vargjet:?Nga betejat vijmë drejt luftërave shkojmë?. Pra, sërish, fati i të mjerës rini shqiptare u bë shpirti i sheshbetejave që do të përfshinin vendin në të gjithë territorin e tij. Dhe kur këto beteja u duk se u fashitën e shpresohej se pas dimrave historik do të vinte Pranvera e fatit rinor, ?xhelati? që, krahas nizamllekut do të kosiste fatin e pjesës më të madhe të rinisë do të ishte mërgimi. I rrjedhur po nga prapambetja, varfëria ekstreme dhe padëshira e udhëheqësisë për ti sjellë atdheut fat të mbarë. Edhe ndër këto mote hapërdarjeje, mërgimi dhe konfliktet e armatosura brenda e jashtë vendore, do të sillnin zbrazjen e truallit të lashtë arbnor, rinia e të cilit kurrë nuk e kish njohur Pranverën e fatit.
Lëvizja për çlirim kombëtar nga pushtuesit nazi-fashistë vërtetë e ndali fenomenin tokëzbrazës të mërgimit, por zgjeroi kraterin e fatit tragjik të kositjes së jetëve rinore të shuara ndër betejat e ushtrisë partizane, ku rinia përbënte pjesën e tyre dërmuese. Fatin tragjik e dëshmon edhe fakti se mbi 80 % të numrit të të rënëve në këtë luftë(28 mijë dëshmorëve) e përbënin të rinjtë e të rejat, që u flijuan në emër të idealit komunist, të një jete tjetër që do ti jepte fund fatit tragjik të rinisë, sundimit të shumicës mbi pakicën etj. Gjë që nuk ndodhi sikurse u propagandua, pasi sërish udhëheqësia politike me prejardhje ?proletare? e hëngri fjalëdhenien dhe, duke ja dalë ta mposhtëte shumicën rinore, me gjithfarë lloj mjetesh e formash, i?a riktheu fatin e vet tragjik, duke i varur në ?njerën dorë kazmën, në tjetrën pushkën? dhe për të pabindurit nenin 55, që të hidhte në burg për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor komunist.
Me këtë triniti dhe shpirtin e tharrë nga ndalesa me dhunë shtetërore e besimeve fetare e gjora rini e kaloi pragun e shëmbjes së Murit të Berlinit duke i besuar kushtrimit për të shembur sistemin komunist. I besoi premtimit se pas shëmbjes së këtij sistemi edhe Shqipëria, vendi me popullsinë më rinore në botë, më së fundi, do fitonte lirinë e shumëdëshiruar dhe do ti bashkëngjitej vëndeve demokratike përëndimore.
?Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë europa?, ishte kredoja që hodhi në betejën e ndryshimit të madh gjeneratën e rinisë studentore, e cila kurrë nuk mund ta kishte besuar se vetëm tre vite pas betejës për shëmbjen e busteve dhe idhujve komunistë do të përjetonte sërish të njejtin fat tragjik. Pra qënien ?mish për top? në duart e esnafëve të rinj politik, të cilët, sikurse fati tragjik, doli të qenë hije e të ngjashmëve të tyre historik.
Teksa flisja me një shoqen time të fëmijërisë, ajo po më rrë...
Fiks-Fare filli sot denoncimin e një skandali që ndodh në po...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar n...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në një ...
Studentët kanë paralajmëruar se protesta e ditës së nesërme ...
Ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka në një komunikim live...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtës...
Në një nga pankartat, që studentët mbanin në duar sot shkru...
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas a...
Në Poloni u zhvillua një Samitin për Klimën organizuar nga K...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar p...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do transmetohet një ...
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj punonjësve të Bas...
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke është ...
Gjatë pasditës së sotme kanë nisur protesta në disa qytete t...
Ka nisur dita e 37-të e protestës së banorëve të zonës së Un...
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se studen...
Banorët e Shkodrës dhe Kavajës dhe Lezhës janë ngritur në pr...
Për akademikun dhe profesorin e njohur, Artan Fuga, Bordit ...
Gjatë pasdites së sotme në protesta janë ngritur edhe qytet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...