Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kurorëzimi me martesë është një hap i rëndësishëm për secilin prej nesh, pasi sjell fillimin e një kapitulli të ri në librin e jetës. Padyshim, në këtë ditë të shënuar, të gjithë dëshirojnë të ndajnë me personat e dashur gëzimin e madh. Ashtu si njerëzit jo publikë, edhe VIP-at shqiptarë kanë ndarë këtë vit lumturinë e tyre me miqtë, familjarët dhe jo vetëm. Dashur ose padashur, ceremonia e tyre është bërë kryefjala e mediave dhe ka marrë përmasa më të mëdha audience sesa ata mund ta kishin parashikuar.
Jona Spahiu
Më 10 qershor të këtij viti, moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin Frenkli Ymeri. Çifti mbajti një dasmë gjigante në Tiranë, ku ishin të ftuar jo vetëm miq e familjarë, por edhe personazhe të shumtë të showbizit. Gjithashtu, në muajin shtator Jona u bë nënë për herë të parë e vogëlushit që e pagëzuan me emrin e veçantë Raiden.
Stresi dhe Kejsi
Megjithëse të gjithë i dinin të fejuar, partnerja e reperit Stresi zbuloi javë më parë se në fakt çifti ishte celebruar me martesë, por nuk kishin bërë ende dasmën.
?Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t?i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën.?- tregoi Kejsi për ?Revista Who?.
Gjiko dhe Elita Rudi
Më 21 shtator të këtij viti, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund beqarisë. Ata u kurorëzuan nga Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të vazhduar më pas me një dasmë gjigante në njërin prej lokaleve të qytetit të Prishtinës. Vetëm disa ditë pas dasmës, çifti dha për fansat edhe lajmin e bukur se Elita është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço
Më 10 gusht të këtij viti, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço,kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në një ceremoni gjigante buzë liqenit të Comos në Itali.
Në dasmë ishin të ftuar personazhe të njohur të showbizit shqiptar, të cilët udhëtuan drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore të Sarës dhe Ledionit
Afërdita Dreshaj
Në qershor të këtij viti, modelja Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl. Ceremonia e tyre madhështore u zhvillua në Miami, në një festë buzë detit, për të kaluar më pas në ambjentet e një restoranti luksoz ku kanë festuar me familjarë e miq deri në orët e para të mëngjesit.
Rona Nishliu
Këngëtarja e njohur e hitit ?Sus?, Rona Nishliu, i dha fund beqarisë më 8 shtator të këtij viti me partnerin e saj nga Tirana, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur për publikun. Rona u martua në një ceremoni private larg syrit të mediave dhe ishte grimieri Arbër Bytyqi i cili publikoi i pari një foto të Ronës nuse, teksa mbante buqetën me lule në dorë.
Kledi Kadiu
Më 18 qershor të këtij viti, balerini i njohur Kledi Kadiu i dha fund beqarisë me partneren e tij franceze, Charlotte Lazzari, me të cilën ka edhe një vajzë. Çifti u martua me një ceremoni gjigante në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçianos. Në dasmën e tyre morën pjesë figura të njohura të ekranit si Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa etj.
Eliza Dushku
Aktorja shqiptare me karrierë në Hollywood, Eliza Dushku, i dha fund beqarisë më 20 gusht të këtij viti me partnerin e saj 17 vite më të madh, tenistin Peter Palandija. Çifti mbajti një ceremoni larg syrit të mediave dhe ishte Fadil Berisha ai që publikoi i pari foto të Elizës e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, duke zbuluar lajmin e martesës.
Vilma Masha
Më 30 shtator të këtij viti, moderatorja e njohur Vilma Masha u kurorëzua me martesë me një ceremoni ku ishin të ftuar të afërm, miq dhe personazhe të njohur të ekranit. Fototdhe videot e para nga dasma e moderatores i publikoi Drini Zeqo, i cili ndau me ndjekësit momentin emocionues kur Vilma shkoi drejt Altarit e shoqëruar nga babai i saj.
Anduel Xhindi
Deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi, i dha fund beqarisë në shtator të këtij viti me një super dasmë, festimet e së cilës nisën një javë para ditës së ceremonisë. Në festën e tij ishin të ftuar figura të njohura të politikës, si Tom Doshi, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj etj. Në dasmën e Xhindit ishin mbi 450 të ftuar.
Enis Bytyqi
Në gusht të këtij viti, këngëtari i njohur Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij Rinën, me të cilën ishte prej shumë kohësh në një lidhje. Ishte vetë Enisi ai që publikoi në Instastory disa foto e video nga dita e rëndësishme e jetës së tij.
Valon Berhami
Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan me Kombëtaren e Zvicrës, Valon Berhami, u martua më 11 korrik të këtij viti me sportisten e njohur Lara Gutin. Çifti mbajti një ceremoni private ku ishin të ftuar vetëm miqtë dhe familjarët e tyre. Lajmin e martesës e dha vetë Valoni nëpërmjet një fotoje nga dasma në profilin e tij në Instagram.
Aida Bajraktari
Në fund të muajit qershor të këtij viti, moderatorja e njohur e ?Digitalb?, Aida Bajraktari, u kurorëzua me martesë me partnerin e saj prej disa vitesh, Gentin. Çifti organizoi një dasmë të madhe tradicionale, ku ishin të ftuar edhe stafi i ?Fiks Fare?, pasi Aida dikur ishte velina e parë e ?Fiksit?.
Arbnor Fejzullahu
Më 8 qershor të këtij viti, mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Fatlindën. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti, i cili publikoi në rrjete sociale një foto me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.
Elis Bakaj
Ish-lojtari i njohur i Kombëtares Shqiptare, Elis Bakaj, i ka dhënë fund beqarisë në qershor të këtij viti me modelen rumune Andrea Alexandra Constantin. Çifti ishin të lidhur për më shumë se 6 vjet dhe mbajtën një ceremoni me 200 të ftuar, ku ndërthureshin traditat shqiptare dhe ato rumune.
Klejvis Saliaj
Moderatori i njohur i ?Vizion Plus?, Klejvis Saliaj, i dha fund beqarisë me partneren e tij Anjezën më 25 nëntor të këtij viti. Të ftuar në dasmën e tij ishin personazhe të njohur të showbizit, të cilët kanë festuar me çiftin deri në orët e para të mëngjesit.
Sezgin Curri
Më datën 9 shtator të këtij viti, vokalisti i grupit “Offchestra” është martuar në Prishtinë në një ceremoni private larg syrit të mediave. Ai kishte mbledhur miq e kolegë të shumtë, të cilët kanë publikuar fragmente nga dasma në Instastoryt e tyre. Vetë reperi ndau me ndjekësit në profilin e tij pamje nga ceremonia, ku zbuloi për herë të parë edhe partneren që i ka rrëmbyer zemrën, Teutën.
Enca Haxhia e nisi fundjavën shumë ëmbël, me një surprizë që...
Ky sezon i ri, e gjeti Ilva Taren në një shtëpi të re televi...
Një 18-vjeçare britanike ka nxjerrë në shitje virgjërinë e s...
Kur fotografi është miku yt më i mirë, padyshim që edhe foto...
Nuk është hera e parë që emri i Bella Hadid të lakohet nga k...
Një muaj pasi një ekzekutiv i Victoria’s Secret shkaktoi pol...
Pak kohë më parë, Billboard Awards shpalli fituese të “Gruaj...
Kim Kardashian vijon të mbetet një ndër muzat më të mëdha sa...
Çdo fytyrë është e ndryshme dhe secila ka nevojë për kujdes ...
Një oficere policie gjermane, e cilësuar si më e bukura në G...
Të gjitha kemi truket tona për t’u dukur më elegante apo më ...
Moderatorja Jona Spahiu ka dalë në mbështetje të studentëve...
Këngëtarja serbe Ceca Raznatoviq do të mbajë koncert në Mitr...
Më në fund, Xhani Shqerra zbuloi se ky sezon i ri televiziv ...
Mbrëmjen e së shtunës, në Pallatin e Koncerteve do të shpall...
Ronela Hajati i mahniti të gjithë me performancën e saj LIVE...
Për muaj e muaj me rradhë, Flori Mumajesi u zhduk pa lënë gj...
Është i njohur fakti që bananet përmbajnë shumë potasium, sh...
Sipas një studimi të fundit, vetëm gjysma e miqve tonë na pë...
Është normale që njerëzit të marrin kohën e tyre për të kupt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...